ISMET SYLEJMANI: RAMIZ CERNICA – BESNIK I INTERESAVE TË ATDHEUT

(Pashtriku.org, 18. 11. 2012) – Ramiz Cernica është liridashësi demokrat i madh, që na jepte dhe na e jep të drejtën, neve shqiptarëve të Kosovës të themi: Në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren, delegati shqiptar jo vetëm kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, por doli hapur me qëndrimin: se Kosova duhet të jetë e bashkuar me Nënën e saj Shqipërinë.
Të nderuar pjestarë të familjes së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Të dashura familje të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Të nderuar invalid,veteran e luftëtarë të levizjeve politike-patriotike dhe të ushtrive çlirimtare!
I nderuar Axha Osman,i nderuar pjestarë I familjes Lladrovci,Gjeneral Ramiz Lladrovci!
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,Prof.Dr. Jakup Krasniqi!
I nderuar Zv. Kryeministër i Maqedonisë z. Musa Xhaferi!
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,z. Shpend Maxhuni!
I nderuar z. Kurti!
Të nderuar Kryetar të Komunave të Gjilanit z.Qemajl Mustafa, i Mitrovicës z.Avni Kastrati, i Ferizajt z.Agim Aliu dhe i Kaçanikut z.Besim Ilazi!
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale!
Të dashur vëllezër nga Shqipëria,Maqedonia,Kosova Lindore dhe vise të tjera të banuara me shqiptarë në ish-jugosllavi!
I dashur popull shqiptar që po na përcjell permes ekranit të RTK-se!
Zonja dhe zotrinjë!

Sot përulemi me rrespekt të madh para Simbolit të Bashkimit me Shqipërinë Ramiz Cernica,i cili ende pa u tharë gjaku mbi varre i partizanëve shqiptarë të rënë për liri dhe pa u dorëzuar armët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare nëpër kazermat ushtarake,i vetëdijshëm për misionin e tij të madh,në cilësinë e përfaqësuesit të popullit shqiptar të Kosovës,në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren,vulosi gjeninë e personalitetit të tijë të lavdishëm,u bë pengesa e parë e pakalueshme zyrtare demokratike parlamentare kundër Serbisë pushtuese dhe veglave të saja shqiptare.
Pra jemi tubuar të nderojmë Tribunin e Kombit, emrin e madh e të dëgjuar në tërë hapsirat e gjeografisë së Atdheut të Skenderbeut,patriotin me nam Ramiz Cernicën, zemra e të cilit kullonte gjak të pastër shqiptari!
Për nderin tonë të madh dhe për fatin tonë të mirë,Simboli i Bashkimit Kombëtar, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica është lindur,është rritur dhe një kohë të gjatë të jetës së tij ka jetuar në fsh. Cernicë të Gjilanit.
Ramiz Cernica, nuk u bë rastësisht kaq i madh e kaq i lavdishëm siç na ishte gjithmonë, por edhe siç na vjen tash në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar!
Hoxhajt e Cernicës prej nga rrjedhte me familje djaloshi Ramiz Ahmeti,ishin gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare!
Si bukën në sofër që ushqehej,ashtu edhe ushqimin atdhetar e kishte të shëndoshë që e gatuanin në familjen e tij në Cernicë.
Tribuni i ardhshëm i Kombit,ishte rritur në fëmijërinë e tij në atmosferë familjare ku rrespekti për luftën për liri ishte në nivelin maksimal.
Familja dhe fshati i tij Cernica i kishte dhënë dëshmorë luftës për liri,i kishte dhënë të plagosur në fronte të luftës së armatosur dhe të burgosur politik.
Komandant Idriz Seferi në qetën e tij kishte pasur në mesin e luftëtarëve të shumtë nga Cernica edhe babanë e Ramizit,Halim Ahmetin,i cili morri plagë dhe vuajti burg prej 4 vitesh për pjesmarrje në luftën e armatosur antiosmane.
Siç e shohim Ramiz Cernica, ikona e qëndrimit sypatrembur në Parlamentin e Kosovës, ky mbrojtës i interesave themelore të Kosovës dhe popullit të saj,është kalitur në fëmijërinë e tij dhe është rritur e brumosur në ambient tipik familjar e patriotik shqiptar, në kushte e rrethana të vështira të kohës.
Ramiz Cernica, ish-Kryetari i Komunës së Parteshit,ky udhëheqës politik, luftëtarë i lavdishëm e një nga bijtë më të shquar kombit tonë,koha e dëshmoi se Atdheun e donte me shpirt e me zemër,e donte vendin e tij syqelur e syhapur.
U dëshmua se Rramiz Cernica karshi interesave të popullit të tij kurrë, nuk kishte ecur symbyllur, as nuk kishte qëndruar i përgjumur,por kishte qëndruar si titan, vigjilent dhe i panënshtruar.
Ramiz Cernica, posa të zihet në gojë ky emër i dëgjuar e i shquar,që në kohëra të zeza të Atdheut i doli zot,dhe ia projektoi ditët e barëdha në Shqipërinë e bashkuar, jo vetëm që ndjehesh krenar që je shqiptar,por edhe më shumë se kaq, po vazhdojmë të ndjehemi gjithnjë edhe më të lumtur për faktin që ky burrë i madh e me dinjitet absolut popullor,e përfaqësonte Gjilanin në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren në vitin 1945,me madhështi e heroizëm të padegjuar deri atëherë!
Doemos që një dashuri të madhe e rrespekt të pakufishëm do ta kishim ndjerë ngado që të ishte një delegatë besnik i interesave të Atdheut,e prej ngado që të vinte një atdhetarë i madh si ky Ramiz Cernica i ynë,pra me këtë dua të theksoj se nuk jemi lokalist
Cernica e Gjilani, e në veçanti klasa politike por edhe i gjithë populli, ka të drejtë të mburret që delegati i anës tonë Ramiz Cernica,pasardhësi më origjinal i patriotit Abdyl Frashëri, me heroizëm kolosal,me trimëri të paparë,me vendosmëri prej vigani të përmasave kombëtare, i vetëm por me qëndrim triumfatori,me drejtësi e me zë të lartë që iu dëgjua në çdo skaj të Shqipnisë natyrale,kur iu tha pushtuesve serb e tradhëtarëve shqiptarë, se unë Ramiz Ahmeti nga Cernica e Gjilanit,ketu në Prizeren kam ardhur të votoj për Kosovën që duhet të bashkohet me Shqipninë dhe Jo me armiken e popullit shqiptar Serbinë!
Qëndrimi i shqiptarit Ramiz Cernica që të rrahurat e zemrës së tij të madhe i kishte njësh me ato të popullit shqiptar, dëshmon se ishte shumë i paknaqur me mospërfshirjen e Kosovës së tij të dashur në kufinjtë politik të Shqipërisë së vitit 1912.

Ismet Sylejmani, 17.XI.2012: Në Akademinë kushtuar Tribunit të Kombit:

– RAMIZ CERNICA –

……………………………………………

Autoriteti i madh i Ramiz Cernicës në popull, njohja e tij me shumë personalitete të mëdha të kohës të cilat ashtu sikur edhe vetë Ai, kishin influencat e tyre pozitive te rrethet e tyre ku jetonin,bëri që ky të përgaditej për ngjarje të mëdha e për të lënë gjurmë të pashlyera në historinë kombëtare të parlamentarizmit të Kosovës së robëruar.
Ramiz Cernica është liridashësi demokrat i madh, që na jepte dhe na e jep të drejtën, neve shqiptarëve të Kosovës të themi: Në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren, delegati shqiptar jo vetëm kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, por doli hapur me qëndrimin: se Kosova duhet të jetë e bashkuar me Nënën e saj Shqipërinë.
Duke mos përjashtuar edhe tërë faktorët tjerë relevant,ky burrë me qëndrimin e tij kombëtar e politik, u bë baza e parë e qëndrimit të madh,që për shkak të padrejtësive ndaj Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë,Komandanti Legjendarë i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe Udhëheqësi i Lavdishëm i Shqipërisë dhe shtetit shqiptar Enver Hoxha,nuk e nënshkroi kartën e hartës së kufinjëve të shteteve të Ballkanit dhe Europës.
Ramiz Cernica u bë fillimi i madh i frymëzimit te gjeneratave të reja,ku vend nderi zënë udheheqësit e medhenj Rexhep Malaj,Kadri Zeka, Jusuf Gervalla,Nuhi Berisha, Afrim Zhitia,Fahri Fazliu etj.,etj..
Ramiz Cernica ia donte popullit dhe Atdheut zemren pa hile dhe pa lajka.
Edhe pse ishim të bindur që ishte ashtu,duke pasur dëshirë dhe obligim,prapëseprapë nderimi publik për Ramiz Cernicën mungoi deri pas çlirimit përfundimtar të Kosovës nga Serbia pushtuese.
Ndodhte kjo sepse nderimi për këtë burrë nuk ishte rreshtim as për flamurin kombëtar siç ndodhi më 1968;ndodhte kjo sepse nderimi për këtë burrë nuk ishte rreshtim as për kushtetutë siç ndodhi më 1974; ndodhte kjo sepse nderimi për këtë burrë nuk ishte rreshtim as për Republikë siç ndodhi më 1981 etj.,etj..
Pra mungoi nderimi masiv popullor sepse kush nderonte publikisht Tribunin e Kombit Ramiz Cernica, ndaj tij Serbia pushtuese dhe tradhëtarët vepronin pa hezitim,ngase aty nuk kishte vend për dilemma e kalkulime: Ishte e qartë me Ramiz Cernicën kërkohej ndarja nga Serbia dhe bashkimi me Shqipërinë.Dhe kush ishte për ndarje nga Serbia dhe bashkimin me Shqipërinë,kriminelët serb dhe falangat e tyre të zeza,burgosnin dhe vrisnin pamëshirshëm!
Do të tërheqim një paralele, Tribuni Kombëtar Ramiz Cernica duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren,permes diskutimit e qëndrimit publik dhe votes së lirë popullore e demokratike në njërën anë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese në anën tjetër, ishin dy qëndrimet vertikale të mëdha deri në horizont në qiellin e Kosovës.
Lufta e UÇK-së dhe gjaku derdhur i kryeheronjëve Adem Jashari,Fehmi Lladrovci,Luan Haradinaj, Agim Ramadani e shumë të tjerë u bë realitet me fitore nga çlirimi prej Serbisë, kurse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,do të ndodhë atëherë kur Kosova do të ramizizohet deri në palcë.
Por për të ndodhur fenomeni i ramizizimit të skenës politike kombëtare në Kosovë,pra bashkimi me Shqipërinë i Kosovës, duhet të bëhet parim bazë i veprimit politik qëndrimi historik i Ramiz Cernicës,të cilin e projektoi 67 vite më parë më 1945 në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren.
Të nderuar të pranishëm!
Nga kjo tribunë kombëtare dua të lëshoj një thirrje,e cila do të jetë më sa vijon:
O nëna e baballarë,motra dhe vëllezër,profesorë dhe mësues,nxënës e studentë,pjestarë të popullit shqiptar kudo që jeni!
Tregojuni të gjithëve,përcilleni te brezat që do vijnë,se Ramiz Cernica kur shkoi në Kuvendin e parë të Kosovës në Prizeren,nuk u hamend dhe as nuk u lig,por Ai përballë qendrimeve e vendimeve antishqiptare e në dëm të Kosovës,delegati nga Cernica e Gjilanit,nuk mendoi për të ardhmen e tij,as nuk mendoi për fatin e djemëve dhe vajzave të tij, nuk mendoi për motrat dhe vëllezërit e tij,nuk mendoi për fatin e djalit të tij të madh Raifit që ishte i denuar me vdekje nga gjyqi ushtarak Jugosllav që ia mbanin në gjendje çnjerëzore në burgun e Pejës,por mendoi vetëm e vetëm për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj,dhe me guxim e vendosmëri prej anteu,doli në Tribunën e Kuvendit të Kosovës në Prizeren,prerë e qartë deklaroi:Unë Ramiz Ahmeti,sot jam këtu për të dhënë votën time për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë dhe Jo me Serbinë!
Pas kësaj ngjarje që padyshim se është nga më të lavdishmet, të kulmit të karierës së Tij politike-kombëtare,për Heroin e Kuvendit të Prizerenit,nisë nata e gjatë dhe e zezë e tmerreve dhe e vuajtjeve të pafund.
Pushtuesit dhe tradhëtarët e burgosin Tribunin dhe e denojnë me 20 vite burg.
Pas 12 vitesh lirohet i shkatërruar nga torturat dhe të kqijat e panumërta të perjetuara në burgjet e ish-Jugosllavisë.
Më 1979 vdiq në shtratin e lavdisë, i rrethuar nga djemt, nipat dhe mbesat,me admirim absolut popullor e me nderime u varros në Katundin e Vjetër në Ferizaj.
E ardhmja e bashkuar e Kosovës me Shqipërinë,do të jetë e ardhja triumfale në histori e kryepersonazhit të popullit shqiptar të Kosovës,për bashkim, Ramiz Cernica
Të nderuar motra dhe vëllezër!
Ne sot këtu ju kemi sjelluar para jush dhe opinionit,prangat e këmbëve me të cilat mbahej i lidhur Tribuni i Kombit Ramiz Cernica në burgun e Gjilanit.
Shiheni kaq shumë kishin frikë nga Ai,sa e mbanin edhe kështu me këta zingjirë të lidhur në këmbë e jo vetëm në duar!
Kishin frigë hijenat pushtuese dhe tradhetare,sepse Tribuni i Kombit Ramiz Cerrnica,ua kujtonte vdekjen,ata e dinin se çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë ishte fundi i tyre i turpshëm,dhe fitorja spektakulare e ideve liridashëse të Ramiz Cernicës.
Kosova u nda nga Serbia, tash e pret ramizimizimi i saj dhe pastaj bashkimi me Shqipërinë!
Lavdi jetës dhe veprës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Lavdi të rënëve në luftë për çlirimin e Atdheut!
17 Nëntor 2012
Ismet Sylejmani

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura