NGA ARKIVI I SHTETIT: FOTOGRAFITË E TITOS NË ZYRAT E PARTISË DHE SHTETIT SHQIPTAR (1948)!!!

Pashtriku.org, 21 maj 2018: Në vitin 1948, Shoqëria për Bashkëpunimin Kulturor të Shqipërisë me Jugosllavinë, merrej edhe me vendosjen e fotografive të mareshalit Tito nëpër zyrat e shtetit shqiptar. Në kohën e “miqësisë së madhe” në të gjitha zyrat e shtetit e partisë qëndronin portretet e Titos dhe Enverit. Pavarësisht zhvillimit të ngjarjeve, më 1.3.1948, sekretari i përgjithshëm i shoqërisë, Andrea Nathanaili, njoftonte në këtë mënyrë institucionet kryesore në vend:
“Ju njoftojmë se pranë administratës së kësaj shoqërie do të gjeni fotografitë e mareshalit Tito portret zyrtar, të cilat janë të nevojshme për stolisjen e zyrave. Lutemi lajmëroni dhe entet vartëse”.
Nuk kuptonin asgjë që davaja e Titos po përfundonte. (Kastriot Dervishi)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura