SHEMSIE ELSHANI: MENTALITETI QË VRET ARTIN DHE SHOQËRINË!

Bern, 05. 04. 2015 – Edhe sot me bie të lexoj shpesh të tilla fjali si kjo: “Për hir të rendit shoqëror, arriti të ndrydhë dashurinë, të ndrydhë ndjenjën, dhe me këtë tregoi forcë karakteri”. Për mendimin tim forcë karakteri tregon ai apo ajo që përmbysë një rend shoqëror,për të realizuar dhe jetuar dashurinë e vetë, por jo ai apo ajo i/e cili/a për hir të rendit shoqëror sakrifikon dashurinë. Ky veprim mund të vlerësohet si qyqarllëk, paaftësi, fatkeqësi, kompromis e gjithçka tjetër, por kurrë si forcë karakteri, trimërie apo guximi. Duke shestuar rreth këtij postulati oportun, me shkoi mendja për atë se si do të reagonin shoqet e mija zvicerane sikur ta lexonin një fjali të tillë?!
Tutje, duke shestuar rreth këtij oportuniteti social të shoqërisë sonë, ajo që më bëri përshtypje është fakti se, këtë mendim e lexova në një analizë të një vepre letrare. Sikur ky mendim të vinte nga ndonjë grupacion politik, organizatë a shoqatë me orientim konservator, do të kisha edhe unë një lloj mirëkuptimi, por e them sinqerisht nuk e prisja të gjejë vend ky postulat në një analizë të një vepre letrare.

Në tërë botën poetët, shkrimtarët, këngëtarët dhe gjithë krijuesit e artit, janë ata të cilët i prijnë proceseve, janë avangardë e shoqërisë. Të tillët përmbysin mentalitete dhe përplasin kokën për muri, janë ata gurëthyesit kryesor që e godasin të keqen, të vjetrën në themel. Ndërkaq në Kosovë bëjnë poezi, në përputhje me filozofinë e së keqes, bëjnë letërsi pa iu futur as edhe një therrë në këmbë, bëjnë art nga i cili përfitojnë, shpërblehen e dekorohen.
Në këtë kuadër me të drejtë lind pyetja:
– A jemi vërtetë në nivel të dijes për ta kuptuar artin, apo “artistët” tanë nuk kapërcejnë nivelin e përgjithshëm të atyre dijeve që ka ambienti konservativ në Kosovë?
– Apo për shkak se “arti i ultë krijon dhe shije të ultë “?!
Andaj jemi këtu bashkë të gjithë, popull, artist, politikanë,shkenctarë intelektualë, në një disnivel, nga i cili nuk po dalim dot kurrë.
Të dashur poet, shkrimtarë e këngëtarë/e… për të përshkruar ngjarjet janë gazetarët, pastaj emisionet televizive, dokumentaret, etj.,(Milaimi, Besimi…)por, jo ju! O shkruani si duhet, e bëjeni detyrën si duhet, o lëreni fare, futuni diku në prodhim dhe përvishuni punës, ndoshta aty do të mund të jeni së paku produktiv. Në të kundërtën, lëreni letërsinë, poezinë, e analizën …
Le ta bëjnë këtë punë:
– ata të paktët që i kemi në mësin tonë,
– ata të cilët duan jetën,
– ata të cilët duan lirinë,
– ata të cilët në çdo varg,
në cdo fjalë e fjali vejnë zemrën e tyre dhe japin mesazhin për dashurinë.
Arti i mirëfilltë është rezultat i jetës së vështirë, i vuajtjes njerëzore, i mundit, djersës dhe i sakrificës, dhe si i tillë gjenë motive gjithmonë në gjërat e bukura të jetës, si: dashuria, liria, etj. Në të kundërtën, do të duhet të gënjeni veten dhe publikun… Ndërkaq gënjeshtra, shkon bashkë me politikën e zhveshur nga etika, e tillë siç është katandisur politika në Kosovë; morali,shkon edhe me gazetarinë por kurrë me artin. Përkundrazi, kryeveprat më të mëdha botërore, janë rezultat i sinqeritetit…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura