Tiranë, 23 tetor 2019: Politikës së Tiranës nuk i pëlqeu fitorja e Albin Kurtit, sepse politika e Tiranës është e xhveshur krejtësisht nga interesimi dhe vizioni patriotik e kombëtar. Kjo është e para, dhe të tjera arësye vijnë më pas si: jodemokraciteti politik i brëndshëm i partive politike në Shqipëri; korrupsioni, hajdutëria, tradhëtia e mashtrimet publike, pra ato janë parti shumë të dështuara dhe të konsumuara nga dështimi dhe autoritarizmi. Albini dhe VETVENDOSJA fituan, pikërisht duke mundur edhe në Kosovë këtë filozofi e praktikë politike që e sundon Shqipërinë që prej 30 vitesh pluralizëm demokratik.
“Mospëlqimi” i fitores se Albin Kurtit, por as edhe e Vjosa Osmanit nga politika e Tiranës, arsyeja se përse Tiranës nuk i “pëlqen” fitorja e tyre është po ajo e “elitës” politike kosovare e cila u ndëshkua me meritë me 6 Tetor 2019.
Cila është kjo arsye?
Politika e Tiranës ka frikë nga një lëvizje politike antiestablishment, lëvizje e cila do ta ndëshkonte të gjithë elitën politike thellësisht dështake të Tiranës në të gjitha përmasat dhe aspektet shteformuese, si një elitë politike keqshtetfuksionale, jodemokratike, politikë e interesave personale kundër interesave publike, kundër asaj të interesit të përgjithshëm dhe të atij kombëtar; një politikë shterpë, kundraproduktive dhe kundraintegruese për në BE.
Nga një keqpolitikë e tillë e Tiranës ishte infektuar rëndë edhe politika e Shtetit të Ri të Kosovës, nga po ato “sëmundje”që është e sëmurë rëndë politika e Tiranës, si: krimi, korrupsioni, hajdutëria, mosinteresi kombëtër, tradhëtia, gënjeshtrat, mashtrimet, matrapazllëqet, spekulimet e intrigat dhe nga dështimet demokratike, juridike, ekonomike, zhvillimore dhe nga mosintegrimi në BE.
Rezultati i deshtimeve të të dy elitave politike që e dominuan Kosovën dhe të asaj që akoma e sundon Shqipërinë ishte dhe vazhdon të jetë eksodi, braktisja dhe boshatisja e Shqipërisë dhe e Kosovës nga shqiptarët , sidomos nga rinia.
Kosova me 6 Tetor 2019, foli dhe e ndëshkoi elitën e vjetër politike.
Dhe Tirana ka frikë se mos shëmbullin e Kosovës tani do ta aplikojë votuesi shqiptar në Shqipëri, ndëshkimin e elitës politike që e ka keqqeverisur dhe sunduar shtetin , shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri që prej 30 vitesh. Kjo është arësyeja se përse politikës së Tiranës nuk i pëlqen fitorja jo vetëm e Albinit dhe e VETËVENDOSJES, por as ajo Vjosa Osmanit në Kosovë.
Nuk i pëlqen fitorja e VETËVENDOSJES së Albin Kurtit elitës politike të Tiranës, pasi VËTËVENDOSJA, fitorja e saj është fitore më se e merituar dhe e duhur e nje force politike të re në qevërisje,pra që u votua nga populli dhe që i besohet pushteti, pasi VV nuk ka qeverisur asnjehere , dhe nuk ka qene as pjesë e kualicioneve qeverisëse të cilat janë konsumuar nga korrupsioni, tradhëtia, mashtrimet, krimi dhe papërgjegjshmëria.
Por elitës politike të Tiranë nuk i pëlqen as fitorja e LDK-së, sepse ajo është kryesisht si fitore për meritë të Vjosa Osmanit.
Pse?
Kjo për faktin se pavarësisht se LDK ka qenë në pushtet me PDK-në, fakti që Vjosa Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj qeverisjeje të atij kualicioni në pushtet, ky fakt si dhe tjetri që Vjosa ka qenë zëri ndryshe kundër elitës së lidershipit të LDK-së në qëndrimet e saj për probleme madhore si të brëndshme të LDK-së, por sidomos për qëndrimet konsekuente dhe parimore të saj për cështje të rëndësisë kombëtare si kundërshitimi i fortë i Vjosës kundër ndarjes së Kosovës; dhe fakti që LDK zgjodhi pikërisht Vjosën si kandidate për kryeministre duke mos qenë kryetare e LDK -së. Kjo përnbën “herezi” për të gjitha partitë politike të Tiranës te të cilat sundon absolutisht diktati i Njëshit, autokracia dhe pushteti i padiskutueshëm i kryetarit,i cili e trajton partinë si pronë të tij.
Te partitë politike shqiptare në Shqipëri sundon parimi leninist: “kur themi partia kuptojmë kryetari, dhe kur themi kryetari kuptojmë partia”.
Partitë politike të Tiranës, asnjëra nuk e dëshiron fitoren e Albin Kurtit edhe për faktin se ai ka një program dhe një vizion të qartë kombëtar, integrimin e madh brëndashqiptar,gjithkombëtar, kombi i pari dhe mbi të gjitha.
Kjo është në antitezë me politikën dhe me politikanët e Tiranës të cilët kanë treguar se të parin kanë interesin personal, pasuror e familjar mbi atë kombëtar, gjë të cilën e kanë verëjtur, konstatuar por edhe e kanë deklaruar madje edhe shumë e shume shtetarë, diplomatë e politikanë ndërkombëtare të shteteve perendimore mike të shqiptarëve. Këto janë shkurtimisht si arësye se përse politikës së Tiranës nuk i pëlqen akoma as deri më sot fitorja e Albin Kurtit, VETËVENDOSJES, por as edhe e Vjosa Osmanit.
Postime të Lidhura
NJË PARALELE E HIDHSHME E KOHËSH…
Qershor 2022, Berlin NJË PARALELE E HIDHSHME E KOHËSH… Nga Rexhep Kasumaj Rishfletoja një gazetë të hershme të…
“PATRIOTËT” E 3 MARSIT TË BULLGARISË RUSOMADHE NË TETOVËN SHQIPTARE DHE MAQEDONINË VERIORE
Nga Prof.dr. Abdulla Mehmeti Skandal i madh politik antikombëtar, apo mercenarizëm permanent i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë…
KUSH PUNON E KUSH E PENGON BALLKANIN PERËNDIMOR?
KUSH PUNON E KUSH E PENGON BALLKANIN PERËNDIMOR? Nga Dr.Abdulla Mehmeti, Tetovë 14 janar 2022 Cilat kanë qenë…
RAJMOND GJONAJ, STUDENTI MODEL NË MJEKËSI
RAJMOND GJONAJ, STUDENTI MODEL NË MJEKËSI Nga Ismet Kallaba, Ulqin 24 Prill 2022 Rajmond Gjonaj është një student…