Tetovë, 21. 09. 2016: S’ka pse t’ju vijë inati partive politike shqiptare, për opozitën maqedonase LSDM-në e cila zotohet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë. Pse s’bëheni të sinqertë ju të partive shqiptare të thoni, se ne nuk kemi forcë aftësie e dashurie për shqipen, atëherë, ju të Zaevit “bujrum” bashkë me votuesit shqiptarë legalizoni e zyrtarizoni këtë gjuhë të mallkuar nga shqiptarët e të dashur nga LSDM-ja. Se di pse e kapin aq tragjike propozimin e Zaevit kur vet dëshmitarë janë 25 vitet e veprimeve gënjeshtare e hipokrite politike shqiptare. Pasi ju politikanë shqiptarë jeni të verbuar e të hutuar për pushtet, e dimë se s’keni baxhak ta bëni këtë punë atëherë trusni kokat tuaja në bythët tuaja e heshtni se aq e keni kaçikun. Populli më nuk ha bar dhe ju di pse e keni mënijë LSDM-në, jo pse partia e Zaevit do zyrtarizonte shqipen, po pse ai ua prishi rahatinë qeveritare me anë të bombave mistike e skandaloze të përgjimeve; këtu është qëllimi i gjithë inateve tuaja.
Hej Zaevin e belasë, sa i aftë është sa bukur e këndshëm luan me ndjenjat e popullatës shqiptare, por edhe me politikanët gjindihallë shqiptarë, më duket se Zaevi me partinë e tij nuk bën politikë me shqiptarët, po luan pisha e çizga duke ju thënë se vetëm ai mund ta zyrtarizonte gjuhën shqipe e jo tjetërkush. Në fakt edhe neve ashtu na duket se vetëm Zaevi doli më trim sepse vetëm ai ua nxori të gjitha të zezat skandaloze, korruptive, seksuale pushtetarëve maqedonas e shqiptarë, sikur mos të ishin zbuluar këto sekrete të turpshme, dhe 20 vjet tjera do qeverisnin këta njerëz të prishur moralisht e shpirtrisht. Pra, pasi nuk kemi besim te politikanët shqiptarë bujrum Zaeva, zyrtarizoni gjuhën shqipe jo të shek. XIX të Rilindjes Kombëtare, po të shek. XX!?
Tetovë – 21 shtator 2016