SHERADIN BERISHA: GJENOCIDI I PLANIFIKUAR!

Pashtriku.org, 27 mars 2018: Ashtu sikurse në ekonomi kur çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i ngjarjeve dhe krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i 32’të i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. Ai thotë (po citoi): “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
***
Në këtë kontekst mund të thuhet se, arrestimi i djeshëm (26 mars) i drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Marko Gjuriq (në veri të Mitrovicës), nuk ishte spontan as aksidental, por i planifikuar që të ndodh në atë mënyrë, për t’u realizuar një agjendë politike, siç është “Zajednica”, etj.
***
Edhe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), gjenocidi dhe krimet në masë, vrasja e shqiptarëve të paarmatosur, pleqë, gra e fëmijë, plaçkitja e pasurisë, djegjja dhe shkatërrimi i vendbanimeve, dhunimet e femrave shqiptare, spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga vendbanimet e tyre – nuk ishin veprime aksidentale – spontane, por të organizuar e palnifikuar mirë që të ndodhin në atë mënyrë siç kanë ndodhur. Pra, krimet dhe gjenocidi në Kosovë u krye në emër të një politike, të një plani kolektiv shtetëror, të cilin Shtabi kriminal i Millosheviqit e kishte emërtuar “Potkovica” – Plani “PATKOI”.
Në realizimin e këtij plani famëkeq, Serbia si shtet mobilizoi të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike, administratën shtetërore, transportin publik, mjetet financiare, mediat, gjyqësinë, dhe mbi të gjitha strukturën e gjerë ushtarake – policore e paramilitare, duke filluar nga Korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën e Armatës së tretë serbe në Kosovë, Korpusin 21 të Nishit, Korpusin 37 të Uzhicës, Korpusin 24 të Kragujevcit, Korpusin special dhe armatën e parë të Beogradit, Korpusin 2 të Podgoricës, strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si: policia e rregullt e Kosovës, Forcat speciale të policisë, Forcat e ashtuquajtura antiterroriste, Shërbimi i Sigurimit serbë (UDB-a), njësitë paramilitare, “Shkorpionët”, “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “Beretat e Kuqe”, njësitë kriminale të serbëve lokalë etj.

======================================================

SHERADIN BERISHA: SKENARI I PLANIFIKUAR!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7481

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura