NË ANGLI, VDEKSHMËRIA E TË VAKSINUARVE ËSHTË DY HERË MË E LARTË, SE VDEKSHMËRIA E TË PAVAKSINUARVE!
Nga Kastriot Çipi
Raporti nr. 23, i datës 17 shtator 2021 (përmbledhja teknike – technical briefing) mbi situatën e kovidit, i përpiluar nga Zyra e Shëndetit Publik për Anglinë (Public Health England), nuk le vend për spekulime.
Shifrat flasin vetë.
Tabela përfshihet në faqet 19 dhe 20 të raportit.
♦️Në periudhën 1 shkurt – 12 shtator 2021, janë zbuluar 593.572 raste pozitive me Delta.
♦️Nga këta, 257.357 ose 43, 36% kanë qenë të pavaksinuar, ndërkohë që të vaksinuar kanë qenë 336.215 ose 56,64%.
♦️Shifrat e vdekshmërisë janë po ashtu të qarta. Në të njëjtën periudhë kohore, kanë humbur jetën gjithsej 2.542 vetë.
♦️Ndër ta, të pavaksinuar kanë qenë 722 ose 28,4%, ndërsa të vaksinuarit 1.820 ose 71,6%, pra gati tre herë më shumë.
Akoma më dramatik është ndryshimi i vdekshmërisë në raport me rastet.
♨️ Vdekshmëria mesatare, duke përfshirë të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, është 0,43% (2.542 : 593.572).
♨️ Vdekshmëria ndër të vaksinuarit është 0,54% (1.820 : 336.215)
♨️ Vdekshmëria ndër të pavaksinuarit është 0.28% (722 ; 257.357)
Përfundimi?
♨️ Vdekshmëria e personave të vaksinuar, është pothuajse dy herë më e lartë se vdekshmëria e personave të pavaksinuar.
***
Raportin në fjalë mund ta shkarkoni përmes lidhjes: 👇👇👇👇