Nga periskopi i Ilir Mirenës
KUR ADEM GRABOVCI E AKUZONTE RAMUSH HARADINAJN PËR KAZINOTË E PASURINË MILIONËSHE!
Nga Sheradin Berisha, 28 shkurt 2022
“Ramush, prej nga e arrite pasurinë:
– shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
– banesën dykatëshe në Prishtinë,
– banesën në Prizren,
– banesën në Tiranë,
– banesën në Durrës,
– villat në Durrës, në Brezovicë,
– pronat disamilionëshe në Dukagjin,
– tokat në Miradi,
– kullat disamilionëshe në Glloxhan,
– dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.”
Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
– shtëpinë në Pejë
– banesën në Prizren
– truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
– pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
Ramush,
ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
Ramush,
Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj…
Ramush,
Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.” – kështu i shkruan në letër, më 21 qershor 2009 Ramush Haradinajt, zëvendësministri i Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, Adem Grabovci.
Adem Grabovci letrën e ka shkruar në qershor të 2009 pasi Ramushi e kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për skandalin e madh me rrugën Fushë Kosovë – Sllatinë, manipulime me tenderë dhe financimin e SHIK-ut! Përkundër akuzave të tilla të rënda, prokuroria e shtetit atëkohë dhe sot e kësaj dite nuk e ka hetuar fare këtë rast! Ka heshtur…
———
Burimi:
Kur Adem Grabovci e akuzonte Ramush Haradinajn për kazinotë e pasurinë milionëshe