REPUBLIKA E AHTISARIT PLAÇKË E PAZARIT!
FB, 10 dhjetor 2022, Pashtriku 13. 01. 2023
Republika e shpallur nga Pakoja e Ahtisarit gjatë rrugës është bërë plaçkë e pazarit!
Por, kujt mi thanë oj zanë??
***
KOSOVA “SUI GENERIS-i” I AHTISARIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook, më 10 dhjetor 2019
“Sui generis” është një togfjalësh latin që do të thotë “i llojit të vet, lloj më vete, i veçantë”.
Kosova duke qenë “sui generis” i llojit të vet, në mënyrë ciklike ka prodhuar kriza politike, siç i kishim dhe i kemi krizat qeveritare dhe krizën e fundit për zgjedhjen e presidentit.
Mund të debatohet nëpër studio televizive kot, derisa Kosova do të ketë kriza të tilla (si sot) në çdo motmot!
Për ta ndalur këtë degradim të ricikluar, Kosova nga shteti “sui generis” i Pakos së Ahtisarit duhet të bëhet shtet normal i sakrificës sublime të Adem Jasharit!
Si mund ta bëjmë këtë punë?!
Urgjentisht duhet të bëhet:
1. ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit,
2. reformë e ligjit për zgjedhjet,
pastaj,
3. reformë në gjyqësi,
4. reformë në prokurori,
5. reformë në polici,
6. reformë në AKI,
7. reformë në arsim,
8. reformë në shëndetësi,
9. reformë diplomaci,
10. ligj të lustracionit për politikanët, etj.etj.
Rrjedhimisht me këto reforma nëse nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, nuk mund të kemi asnjë institucion funksional!
Përkundrazi do të kemi pushtete abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i patëm dhe i kemi për 20 vjet rresht!
______________
Nga arkivi, më 10 dhjetor 2019
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215472683786661&id=1125324528
__________________
VERIU BOMBË E KURDISUR!
***
Fol, mos u tut edhe …
KUR LIGJIN E BËN MALIQI?!