Rreziku nga “Zajednica” dhe “44 minishtetet kishtare serbe” në Republikën e Ahtisarit!
ULTIMATUMI I ESCOBARIT!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 6 qershor 2023
“Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si në Bosnje, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron.” Kështu ka thënë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën e përditshme austriake “Die Presse”.
***
Kjo për mua nuk paraqet befasi! Befasia tashmë qëndron në anën e Albin Kurtit! Deri nesër (më 7 qershor 2023) ai duhet të pranoj ose jo Zajednicës dhe jo vetëm, për të vazhduar punën si kryeministër!
Përndryshe nuk pyetet më për themelimin e Zajednicës! Do s’do ai, asociacioni do të bëhet, sepse kjo çështje është kryer nga pasardhësit e tij!
***
Më 23 nëntor 2022 lidhur me fatin e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit kam bërë këtë analizë:
ALBIN KURTIT PO I VJEN FUNDI SI KRYEMINSTËR!
Nga Sheradin Berisha, Fb më 23.11.2022
Nga ky mishmash i ricikluar dhe plotësisht i kontrolluar Kosova del e dëmtuar, jo Serbia! Pse? Sepse gjithçka po negociohet për statusin politik të serbëve në këtë republikë!
Në këtë kuadër rreziku vjen nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet kishtare serbe’!
Klikoni e dëgjoni 👇👇👇
***
Albin Kurti nëse vazhdon kështu i ka muajt e numëruar, për të mos thënë javët… Pse? Sepse kjo republikë është krijesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmoi me pakon e Ahtisarit, jo me gjakun e Adem Jasharit. Po ta kishim në themel gjakun e Adem Jasharit do të ishim vërtetë shtet i pavarur dhe sovran! Prandaj ky mishmash që ka krijuar pakoja e Ahtisarit, do të kulmoj me një marrëveshje tjetër ndërkombëtare, në dëmë të Kosovës!
***
Edhe më 15 nëntor 2022 në një status në rrjetin tim facebook kam shkruar:
„Nëse Albin Kurti nuk e pranon zbatimin e marrëveshjes: Thaçi – Daçiq, të datës 19 prill 2013 për Zajednicën, shumë shpejt mund të rrëzohet. Përgatitjet për largimin e tij kanë nisur qysh në verën e këtij viti!“
Burimi:
***
Lidhur me paralajmërimin e Escobarit për themelimin e asociacionit, më 14 dhjetor 2022 në rrjetin tim facebook ka bërë këtë analizë:
TALLJA E ESCOBARIT!: “DO TA KEMI ASOCIACIONIN, NËSE NUK PËRFSHIHET QEVERIA, DISKUTIMI ZHVILLOHET ME PARTNERË ALTERNATIVË DHE ME SHOQËRINË CIVILE”!
Nga Sheradin Berisha, FB 14. 12. 2022
***
Dhe partnerët e alternativës: PDK – LDK – AAK – LISTA Serbe dhe jo vetëm tashmë janë të gatshëm të rikthehen në pushtet!
==========
Ana tjetër e qëndrimit amerikan …
___________
SHTOJCË
PASURITË MILIARDËSHE TË KOSOVËS NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!
Nga Sheradin Berisha
***
KUSH VENDOS PËR FINALIZIMIN E NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI, PRISHTINA, BEOGRADI APO BRUKSELI…?! / Nga Sheradin Berisha