DETYRA E KASNECIT!

DETYRA E KASNECIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 05.01.2023

1. Ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, në rrjetin e tij Facebook ka shkruar: “Nëse dalin pretendimet e Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve të vërteta, atëherë meritat nuk i ka as Vuçiqi e as Daciqi, por i ka Donika Gërvalla”.

(Epoka e re, 5 Janar 2023)

2. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shtimin e numrit të ushtarëve në KFOR, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, shkruajnë mediet serbe. “…Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë? Pse nuk hyre 20 ditë në veri, po sikur je kaq i fortë, por ju e dinit, mos të flasim më tutje”, ka thënë Vuçiqi”. (Epoka e re, 5 Janar 2023)

Komenti im:

Këtë dy citime pa hezitim i përhap kasneci (*) mediatik “Epoka e re”. Dhe kjo është një vetëvrasje mediatike!

Pse?

1. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston shprehja për çnjohje, apo tërheqja e njohjes së një shteti nga një shtet tjetër!

Nocioni i çnjohjes është një shpikje absurde e kazanit politik të pasardhësve të Millosheviçit: Vuçiq – Daçiq!

Dhe, më vjen keq që ish këshilltari i Hashimit dhe jo vetëm, ripërtypin dhe pastaj vjellin pa mbarim në rrjetet sociale dhe nëpër portale deklarata të tilla banale!

Pretendimet çmendurake të dy gebellësve të Millosheviçit nuk ndalen, aq sa mund të mbyllen birat e gardhit.

2. NATO është dhe do të jetë në veri të Kosovë pa e pyetur Vuçiqin, madje as Albinin! Dhe në një të ardhme jo të largët NATO do të dislokohet edhe në Serbi, deshi apo nuk deshi ish zëdhënësi i Milloshit!

Ky është misioni i ushtrisë së elitës globaliste!

Prandaj të ndalet ky zanat i tellallit!

___________

(*) Fjala KASNEC,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë (t)

 1. i vjetruar; lajmëtar. Zëri i kasnecit,

 2. me kuptim keqësues; ai që përhap e reklamon me bujë një ide ose një punë të dikujt tjetër; tellall.

_______________

TË SHFUQIZOHET LIGJI NR. 07 / L – 006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19

__________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura