KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN!

KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN!

Nga Sheradin Berisha, Facebooku 20.02.2020

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka marrë vendim për shfuqizimin e një vendimi të ish ministrit Behgjet Pacollit për emërimin e 14 konsujve.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë këtë vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Emrat e konsujve të shkarkuar nga Konjufca:

1. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

2. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

3. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

4. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

5. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

6. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

7. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

8. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

9. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

10. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

11. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

12. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

13. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

14. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

***

RAMUSHI ‘ KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN NË “KLAN KOSOVA” TE BATON HAXHIU!

Nga Sheradin Berisha, Facebooku 20. 02. 2020

Ramushi kërkon që të mos hiqet taksa, madje ai në këto çaste në TV – Klan Kosova te Baton Haxhiu e kërcënon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ramush,

Serbia para edhe pas vënjes së taksës ka qenë dhe është në Kosovë!

Rambo,

Ti ngulmon që taksa të mos hiqet, por na trego kur do të hiqet Serbia nga Kosova, e cila funksionon pa u penguar:

– me arsim (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet);

– me shëndetësi (nga ambulantat deri në spitale);

– me banka;

– me telekom;

– me telefoni mobile;

– me elektrokosmet;

– me shërbime sekrete;

– me polici në veri të vendit dhe në komunat tjera etnike serbe në jug të republikës së Ahtisarit, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, ndërsa realisht punon për Serbinë!

– me 44 kisha e manastire si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s’mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale afër këtyre zonave, ?! etj.etj.

Rambo,

Siç vihet në dukje Serbia është këmbëkryq në Kosovë, ndërsa ti akoma ngulë këmbë në taksën 100% – si “gomari” në akull!

Rambo,

Kur do të largohet Serbia nga Kosova, atëhere mund të themi se jemi të pavarur dhe sovran! Do të jemi Republikë e Adem Jasharit, e jo më republike e Ahtisarit!

—————

Në foto: Ramushi me kriminelin Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, i cili në shtator 2017 u angazhua që Lista serbe ta votoj Ramush Haradinajn për kryeministër të qeverisë së Kosovës!

__________________

HASHIM THAҪI THEMELON “KOMISIONIN PËR TË VËRTETËN DHE PAJTIMIN SHQIPTARO – SERB”, NDËRSA E HARRON PADINË E TIJ PËR “GJENOCIDIN SERB NË KOSOVË”!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura