Berlin, 20 nëntor 2019:
1.
Kronikë e mortit të dytësuar ka një ndërthurje të rrallëparë.
Njëra, Dhèlindsja, linte pas korteun e madh kolektiv dhe veshte mantelin e rreckosur drejt Asgjësë. Dhe ulej e priste në sheshin e Njeriut të panjohur…
2.
E dyta, pastaj, Dhétretsja s’pati një korte. Kësoll të madh a të vogël. Më e vetme se vetmia, ajo mbetej e ngujuar në burgun e ëndrrës. Dhe dënesnin ato në shiun e qiellit anonim, duke pritur t’zonë që gjendej diku, n’askundnajë…E që s’do i prehte kurrë më…
3.
Midis tyre, ndërkaq, rend i gjatë për të shlyer kujtesën. Emrin. Pritje në ankth. Natë e mjes trokitjesh në portë. (Lehje qeni e shuar tashmë n’pragun e humbur). Torturë. Harrim. Mëshirë poshtëruese. Fëmijë që do kenë vetëm baba biologjik, e ashnjëherë social. I tillë që do t’ua ruante rrënjët, e do t’u jepte krahët: në Votrën parlindëse të jetës..! R. K.
Postime të Lidhura
SHEMSIJE ELSHANI: INTEGRIMI
Bern, 21. 03. 2016: Njera prej shtyllave qe e mbane gjalle jeten e nje shoqerie eshte integrimi. Ne…
REXHEP KASUMAJ: ‘SHRËDERISAZJA’ …
Berlin, 10 qershor 2020: (Një gjetje e gjatëpritur shpëtimtare) 1. Tash gjashtë vjet një miqësi e rrallë hynte…
ARIOZOFIA E RIKTHYER NË KREMLIN…
Fokus Europe ARIOZOFIA E RIKTHYER NË KREMLIN… Nga Rexhep Kasumaj, Berlin Prill 2022 1. Tash sa vite, krahu…
ALBIN KURTI: HEQJA E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË ËSHTË NË FUNKSION TË DIALOGUT POLITIK ME SERBINË
(Prishtinë, 31. 08. 2012) – Varësia e agjendës së Kosovës nga Serbia është evidente. Pra, jo vetëm që…