VIZITA SURPRIZË E EDI RAMËS NË PRISHTINË PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE…!!! (VIDEO)

Rikujtesë për harrestarët

Presioni i Edi Ramës për themelimin e Gjykatës Speciale!

VIZITA SURPRIZË E EDI RAMËS NË PRISHTINË PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE…!!! (VIDEO)

Nga Sheradin Berisha, Facebook 18 tetor 2022

Në korrik të vitit 2015, në kohën kur qeveria e Kosovës me KM Isa Mustafa dhe Zv.KM Hashim Thaçin, po bënin përpjekje të ndryshme për t’i bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votohet formimi i Gjykatës Speciale me seli në Hagë, befasisht KM i Shqipërisë Edi Rama bënë një vizitë surprizë në Prishtinë, duke fluturuar me helikopter special.

Me këtë rast Edi Rama ka marrë garanci nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi se do të votonin ngritjen e Gjykatës Speciale!

Këtë vizitë surprizë e ka prezantuar “TV Top Chanel” në lajmet qëndrore të datës 16.07.2015

“Nevoja për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, kërcënimet e fundit të ISIS në Kosovë dhe koordinimi për Samitin e Vjenës, ishin tri temat themelore për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi në Prishtinë me helikopter për t’u takuar me homologun e tij Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.” thuhet në TCH.

Për vizitën surprizë të kryeministrit Rama në Prishtinë, mediat janë njoftuar vetëm pak minuta para se helikopteri i tij të ulej në Aeroportin e Prishtinës.

Në vizitën e tij të pa paralajmëruar më herët, kreu i qeverisë shqiptare u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe nga drejtori i Zyrës për Komunikim, Endri Fuga, i cili dha informacionin e parë zyrtar lidhur me përmbajtjen e takimit, përmes një postimi në “Twitter”, ku theksoi se vizita kishte për qëllim koordinimin e dy qeverive për Samitin e Vjenës.

Të njëjtën gjë e konfirmoi më pas edhe komunikata zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

Por, Top Channel ka mësuar nga burime brenda takimit se kryeministrat dhe ministrat e pranishëm në takim kanë diskutuar për nevojën e formimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Mësohet se kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i kanë thënë kryeministrit Rama se janë në koordinim e sipër me të gjithë faktorët relevantë dhe se Gjykata do të miratohet së shpejti në Kuvend.

Po ashtu, i njëjti burim ka treguar në kushte anonimiteti se Rama është njoftuar edhe për kërcënimet e fundit të disa kosovarëve të arrestuar nga policia si pjesëtarë të ISIS, që u kapën teksa po përgatisnin sulme terroriste.

Përveç këtyre temave, kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka njoftuar kryeministrin kosovar Isa Mustafa edhe mbi vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për Kosovën.” thuhet në TCH.

Rama, vizitë surprizë në Kosovë, korrik 2015
Rama, vizitë surprizë në Kosovë, korrik 2015
Rama, vizitë surprizë në Kosovë, korrik 2015

———-

Burimi:

Rama, vizitë surprizë në Kosovë – Top Channel Albania – News – Lajme

Gjykata Speciale për krimet e luftës, kërcënimet e fundit të ISIS në Kosovë dhe koordinimi për Samitin e Vjenës, ishin tri temat për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi në Prishtinë me helikopter për t?u takuar me homologun e tij Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.

Klikoni lidhjen

www.dailymotion.com/video/x3g56hy

***

SHTOJCË

MESAZHI I RUBIN-it PËR “KRAHUN E LUFTËS: “IKNI ME NDERË”!

Nga Sheradin Berisha

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura