Pashtriku, 27 korrik 2020: Në 9 vjetorin e aksionit ROSU, më 25.07.2011!
Më 25 korrik u bënë nëntë vjet nga ndërhyrja e njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si përpjekje e parë serioze për shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të republikës, të cilën unë vazhdimisht e kam quajtur si ‘republikë e pakos së Ahtisarit’!
Në këtë aksion pati humbur jetën Enver Zymberi, njëri nga policët e njësitit ROSU, pasi në të dhe pjesëtarët e tjerë kanë shtënë me armë zjarri grupe serbe kriminale, dhe deri më sot askush nuk është dënuar për vrasjen e tij!
Ndonëse krerët e shtetit vazhdimisht e vlerësojnë si aksion që ka penguar ndërhyrjen e Serbisë në veri, atje shumëçka funksionon si para aksionit të 25 korrikut 2011!
Realisht në këtë republikë, Serbia funksionon pa u penguar:
– me arsim (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet);
– me shëndetësi (nga ambulantat deri në spitale);
– me banka;
– me telekom;
– me telefoni mobile;
– me elektrokosmet;
– me shërbime sekrete;
– me polici, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, por realisht punon për Serbinë!
– me 44 kisha e manastire ‘serbe’ si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s’mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale përreth këtyre zonave!
– me 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvendin e Kosovës,
– me 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend,
– me listën sërbska e cila nuk e njeh ‘pavarësinë’ e Kosovës, dhe si e tillë brenda institucioneve të kësaj republike, funksionon si qeveri e presidentit serb, Aleksandër VuÃÂiÃÂ!
Pas intervenimit të ROSU-s (më 25.07.2011), në fillim të gushtit 2011 kam botuar (në pashtriku.org) një studim përmbajtësor, të cilin mund ta lexoni në vijim:
***
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)
Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011
PËRMBAJTJA E LËNDËS
– NË VEND TË HYRJES
– A u vu në Veri të Kosovës „rregulli nga kriza”?!
– KOSOVA NËN ADMINISTRIMIN E OKB’së
– STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!
– DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it
-VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË
– FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE
TJERA SERBE NË KOSOVË
– FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI
– FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS
– MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008
NË SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS
I.Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008
II.Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008
III.Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008
IV.Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010
– FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI
– STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË
– FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE SERBE NË KOSOVË
I. Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë
II. Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!
III. Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë
IV. Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!
V. Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit
VI.Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!
– SHTOJCË
KOMUNAT E REJA SERBE, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS SË AHTISAARIT
***
Lexoni këtu të plotë studimin:
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE
DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES!
(1999 – 2011)
Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011
https://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: FIJET E NYRNBERGUT …
Berlin, 2 tetor 2020: (Mbi shtegtimin e turbullt të së drejtës) 1. Njëj pasdite të vonë e të…
GJOKË DABAJ: EPO, MIRË! LE TË BISEDOJMË! JEMI PËR MARRËVESHJE! POR NUK JEMI AS PËR TË VAZHDUAR ME POSHTRIMET NDAJ KOMBIT SHQIPTAR!
(Durrës, 18. 12. 2012) – SHBA-ja dhe BE-ja nuk duan ndryshime kufijsh. I dëgjuam edhe deklaratat e z.A.Arvizu,…
MILAIM SHEFKIU: MARRËZIA E SHKUPIT! U PËRGJAKËN DEPUTETËT E DY PARTIVE SHQIPTARE PDSH&BDI!!!
Prishtinë, 30. 08. 2014: Një skenë e turpshme me protagonistë shqiptarë, ka ndodhur dy ditë më parë në…
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Qeveria e Kosovës tashmë e ka mbushur kupën! VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË…