PROF.DR.VEBI XHEMAILI:A E DINË BIJTË E SHQYPES ‘FOLENË E VETË’

 Tetovë, 08. 02. 2014 – Më inatosi deklarata e ministrit grek kur deklaroi se ne kemi qëndrime të njejta me shqiptarët, por pa theksuar cilët janë ato qëndrime, si duket grekët e dinë qëndrimin e tyre, por nuk janë të njoftuar me qëndrimet tona dhe të politikës shqiptare në pushtet. Ata si duket trumbetojnë te na dhe politika e jonë, se a e dinë Bijtë e Shqipes të vërtetën e tyre dhe a kanë guximin ta thonë deri ku është hisja e tyre, që në shkencë dhe popull njihet si tapi kombëtare. Politikanët tanë ose nuk e dinë, ose nga modestia deri tani kanë heshtur para diplomatëve të huaj, se Maqedonia është e përbërë prej dy pjesëve; asaj sallave dhe asaj shqiptare. Këtë unë para të gjithëve e kam thënë në Parlament se edhe Ne shqiptarët kemi hise në këtë shtet sa keni Ju, se: Tetova, Shkupi, Dibra, Kumanova, kur nuk kanë qenë sllavo-maqedonase, por ata burra shqiptarë që kanë jetuar në këto troje që sot quhet Maqedoni, gjithmonë kanë luftuar për bashkim me Shqipërinë.
Si u bashkuan shqiptarët me një shtet të përbashkët me maqedonasit në bazë të dokumenteve ekzistuese shihet qartë se politika titiste ishte nihiliste kundrejt shqiptarëve. Pasi të gjitha dokumentet historike flasin se pas luftës secili popull do të ketë të drejtë që të shpreh vullnetin e vetë deri në vetëvendosje me cilin vend don të lidhë fatin dhe bashkëjetesën. Shqiptarët dhe udhëheqësit e saj groto ishin për bashkim me Shqipërinë që njëherrit ishte edhe parulla komuniste shqiptaro-Jugosllave gjatë zhvillimit të luftës. Për këta qëndrime tani flasin publikisht edhe dokumentet angleze dhe ato amerikane. Prandaj Shqiptarët në këtë kohë nuk u besonin as vendimeve të marra në Kuvendin e Jajces në vitin 1943, ku ishte vendosur për themelimin e shtetit të ri maqedonas, pa përmendur fare shqiptarët, bile sa në këtë Kuvend Jugosllav, fare nuk janë thirrur shqiptarët, me pretekstin se shqiptarët pas luftës do të bashkohen me atdheun e tyre. Pas luftës, u pa se kjo ishte një lojë shumë e ndytë e politikës titiste kundrejt shqiptarëve.

Kush nuk e mbajti fjalën e dhënë
Me këtë rast shqiptarët u dëmtuan thellë, pasi në këtë Kuvend kurrë themelohej Federata Jugosllave, fare nuk u përmend as Kosova si njësi në vete, as trojet tjera lindore shqiptare. Shqiptarët janë fanatikë në besën e tyre, pasi më së shumti i besojnë fjalës së dhënë se sa dokumentit të shkruar dhe të firmosur. Në këtë kohë shqiptarët e në veçanti komunistët shqiptarë ishin të bindur në fjalën e dhënë të komunistëve jugosllav dhe maqedonas, “se shqiptarët do të bashkohen me atdheun e tyre pas mbarimit të luftës”. Në këtë kohë kishte filluar krijimi shtetit sllavo-maqedonas, ku përfshiheshin edhe territoret shqiptare nga Dibra deri në Shkup e Kumanovë. Por shqiptarët nuk i besonin kësaj ndodhie, për edhe më tutje u besonin komunistëve jugosllav dhe atyre shqiptarë, se pas luftës shqiptarët do të bashkohen me plebishit me atdheun e tyre. Por koj e nuk ndodhi.?.
Siç dihet titizmi pas luftës e ndryshoi qëndrimin e vetë dhe fatin e shqiptarëve e lidhi me maqedonasit, që deri në vitin 1941 jetonin sëbashku në banovinën e Vardarit. Komunistët jugosllav nëpër mes ideologjisë komuniste arritën ta ruajnë territorin e ish Jugosllavisë së vjetër dhe të krijojnë një shtet të ri të ashtuquajtur Maqedoninë. Por kësaj radhe më së shumti u dëmtuan shqiptarët në aspektin politik, pasi sovraniteti i shtetit të ri i takoi vetëm popullit maqedonas, që e krijoi politika titise. Ndërsa në shtetin e Ri të Maqedonisë shqiptarët ngelën qytetarë të rangut të dytë, duke u krahasuar me bashkësitë tjera kolektive; me romët, turqit, ashkalit, egjiptasit, torbeshët dhe goranët.
Tani është momenti të thuhet e vërteta për shtetet etnike
Sot pas 70 vitesh, faktet kanë filluar të dalin në sipërfaqe nga diplomacitë e shteteve të huaja se si u formua ky shtet. Pra më këtë u bëhet e qartë të gjithë shteteve të Ballkanit, ka perënduar mjegulla komuniste, tani është momenti të thuhet e vërteta për shtetet etnike. Se si shqiptarët me forcë u ndajtën nga trungu i tyre dhe u krijua Jugoslavia ku bënte pjesë edhe Maqedonia. Nga ajo kohë deri më sot të gjitha institucionet më të larat në këtë sajesë komuniste i kanë ata, ndërsa shqiptarët shërbejnë vetëm si dekor, duke mbajtur rolin, si: të dytët, si zëvendës. Edhe aty ku quhen ministra janë vetëm dekor, pasi faktet flasin për këtë realitet të hidhur, siç ishte rasti me Radikën dhe fushën e Llukovës, akti është i kryer, ujku është i ngopur, ndërsa qentë lehin se këtu ka kaluar era e ujkut. Ndërsa ministrat shqiptar e dinë se ujku e ka kryer punën e vet, para disa viteve. Ministrat shqiptarë e dinë por zguxojnë ta thuan të vërtetën “se ujku i ka ngrënë dhentë”, ato vetëm bëhen gazi i botës, por s’kanë ndoshta edhe faj, se nuk i pyet askush.?..
E vërteta e kufijve të Maqedonisë
Pse Kryeministri grek nuk e thotë të vërtetën për Shqiptarët e Maqedonisë, por e bishtnon të vërtetën historike. Ky ka thënë se pozicionet greke dhe ato të komunitetit shqiptar në Maqedoni janë të njëjta. Ministri duhet ta dijë se shqiptarët nuk pajtohen me qëndrimet e diplomacisë greke, pasi ajo fare nuk është e qartë dhe kurrë nuk deklarohet se deri ku është Maqedonia, që ajo e quan si të veten. Prandaj ne shqiptarët duhet ti themi asaj dhe të gjithëve që e fshin territorin shqiptarë. Ata dhe të tjerët duhet ta dinë se Maqedoni para se të shpallej shtet, njihej si krahinë gjeografike deri në vijën hapësinore Veles-Shtip. Ndërsa territori në veri të kësaj vije hapësinore gjithmonë i ka takuar Shqipërisë Lindore. Ky kufij ka qenë i njohur edhe për Greqinë edhe për Bullgarinë. Këtë e ka ditur edhe diplomacia angleze edhe ajo amerikane që sot deklarojnë se nuk ka pasur Maqedoni deri në vitin 1944. Këta dy shtete lejuan në atë kohë që të formohet Maqedonia si shtet, për hir të balancimit me Rusinë.
Të gjithë ata që punuan për vëllazërim-bashkimin sot nuk u dihet vari
Pas vdekjes së Diktaturës Komuniste, Bijtë e Shqipes për herë të parë janë të barabartë me palën tjetër sllavo-maqedonase në tryeza diplomatike që ta mbrojnë të vërtetën historike të popullit shqiptar që jeton në një shtet të përbashkët me maqedonasit. Pra, tanë është momenti që politika të vihet në binarë të shëndosh kombëtar edhe në diskutimet e ardhshme për emrin. Pra është momenti të thuhet e vërteta e jonë historike, pasi këtë punë e dinë mirë edhe amerikanët edhe anglezët, se si na copëtoi komunizmi. Prandaj duhet faktori shqiptarë në Maqedoni në këto momente historike ta thotë të vërtetën, se përndryshe do të na mallkojnë brezat që vinë pas. Si ne sot që e mallkojmë Nexhat Agollin pse mori pjesë në ASNOM dhe nuk i shpëtoi asnjë fjalë pi goje. Ai edhe pse e votoi dhe e përkrahu shtetin e Ri maqedonas në emër të vëllazërim bashkimit, këta përsëri nuk e falën, por e vranë prapa shpine duke e quajtur tradhtar të politikës komuniste.
Sot kanë ndryshuar rrethanat falë zotit nuk ekziston Jugosllavia komuniste, Fuqitë Mëdha janë bindur se kanë bërë padrejtësi në atë kohë, tani janë shumë të interesuara që e vërteta të dalë në sipërfaqe. Por duhet dikush ta thotë të vërtetën shkencore edhe në politikë, pa marrë parasysh a i pëlqen dikujt apo jo, nqoftëse nuk ka mundur ta thotë Nexhat Agulli në atë kohë, sot ne mundemi, por duhet të sakrifikohemi nga privilegjet, apo ato karrika. Prandaj Bijtë e Shqipes duhet ta tejkalojnë veten dhe të mbrojnë me vendosmëri folenë e vetë, që historikisht u takon shqiptarëve. nuk duhet të lejojmë që të shkelet vija e kuqe, se kurrë nuk ka pasur Maqedoni deri në Dibër dhe Gollobordë.
Sot shqiptarët nuk janë shtet formues në Maqedoni
Sot këtë e kërkon edhe diplomacia amerikane dhe ajo evropiane. Tani është momenti të justifikohet e vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë, se ne nuk jemi shtet formues, se ne me këtë kushtetutë që sot është në fuqi justifikohemi me pakicat tjera në Maqedoni. Pasi shteti definohet si shtet i maqedonasve dhe të tjerëve; shqiptarëve, serbëve, Turqve, romëve, egjiptasve, ashkalive, e tjerë. Kjo është gjendja faktike, ku shqiptarët janë futur në grupacione me të tjerët. Kjo është e dhimbshme për Bijtë e Shqipes, por ky është realiteti, pasi shqiptarët heshtin para diplomacisë së huaj, duke i mahnitur ata se ne jemi për integrime, duke e fshehur gjendjen faktike të shqiptarëve në Maqedoni.
Politika ditore shqiptare është e vetëdijshme se nuk jetohet tërë jetën shegert i tjetër kujt, por hesht edhe pse e din se dikur kemi pasur më shumë barazi se sa sot. Siç dihet se para 70 vjetëve edhe ata kanë qenë shegertë të serbit së bashku me ne. Prandaj jam i bindur sa tani është momenti që të thuhet jo vetëm e vërteta për Shqiptarët e Maqedonisë, por të mbrohet edhe me argumente historiko-shkencore, se edhe ne kemi Tapinë tonë historike që detyrimisht duhet të na bëjë pjesë e barabartë të këtij shteti. Pra të jemi element konstituiv edhe me kushtetutë të këtij shteti që quhet Maqedoni. Prandaj vulën e kanë Bijtë e Shqipes por duhet kërkuar me çdo kusht për ta realizuar këtë ëndërr 70 vjeçare të Shqiptarëve që jetojnë me qira në tokën e tyre stërgjyshore.
Në fund mos të harrojnë politikanët tanë kudo që jetojnë, mesazhin e atdhetarëve tanë që ne sot e mësojmë: se ata kanë vepruar në dobi të bashkimit kombëtar edhe atëherë kur nuk kanë pasur shtet. E Ne sot turpërohemi ta themi të vërtetën vetëm të vërtetën përpara diplomacisë evropiane dhe asaj amerikane se deri kë shtrihet Shqipëria. Por si duket këta kufij, “Bijtë Shqipes, ose nuk i dinë, ose nuk duan ta mbrojnë folenë e vetë”. E njohur në histori-si Shqipëria Etnike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura