Fillimisht lexoni pastaj komentoni 🤝
NËSE IMPONOHET ME PRESION ZAJEDNICA – TË HAPET KUTIA E PANDORËS!
Nga Sheradin Berisha, Fb 12.12.2022 – Pashtriku 13.01.2023
“JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!” ishte motoja kryesore e LVV-së për kundërshtimin e dialogut Kosovë – Serbi. Më 14.02.2021 LVV i fitoi zgjedhjet. Më 15 shkurt 2021, Albin Kurti deklaroj se për qeverinë e re nuk do të jetë prioritet dialogu me Serbinë. “Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka thënë Kurti. Sot LVV është në pushtet dhe po përballet me procesin e dialogut dhe presionin e gjithanshëm për të themeluar ZAJEDNICËN!
Nga Sheradin Berisha
Pashtriku, më 25 shtator 2022
Zajednica (Asociacioni i Komunave me shumicë serbe) në çfardo formati qoftë është i dëmshëm!
Pakoja e Ahtisaarit me 10 komunat etnike serbe, shumica e pakicave në Kuvendin e Kosovës, me 44 zona të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe” dhe jo vetëm, është dizajnim i kujdesshëm i Marti Ahtisaarit (2005 – 2007) për ta bërë të pamundur integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!
Kryeministri Albin Kurti thotë, por edhe gjithë kryeministrat para tij kanë thënë se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran!
Kështu si është dizajnuar, ky shtet nuk është as i pavarur as sovran! Mos të gënjehemi?
LVV-ja në vitin 2010 ka hyrë në sistemin politik të Ahtisarit për ta ndryshuar pakon e tij (e cila është shndërruar në kushtetutë më 9 prill 2008), e jo për ta tjetërsuar vetveten. Prandaj puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisaarit, sepse kushtetuta nuk është Bibël as Kuran!
Ligjet dhe kushtetuta nuk janë statike, të pandryshueshme, ato janë dinamike, sepse vetë zhvillimi i shoqërisë dhe i jetës institucionale është dinamike!
Nëse pranohet themelimi i Zajednicës, atëhere ky shtet përfundimisht nuk do të ketë integritet as sovranitet. Si shembull e kemi Bosnjë dhe Hercegovinën!
Çka duhet të bëjmë?
Qysh tani duhet të hapet Kutia e Pandorës, dhe Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kosovën lindore dhe gjysmën e Maqedonisë shqiptare të kërkojnë bashkim në një shtet federalë me Shqipërinë!
Tani shtrohet pyetja:
A e bëjnë këtë veprim institucionet shqiptare?!
Unë them jo, e ju …?
Besnik Kryeziu Besnik Ajdini Emrush Xhemajli Hydajet Hyseni Arber A. Rexhaj Artan A. Abrashi Shemsi Reçica Agim Sylejmani Sami Kurteshi Dardan Krasniqi Naser Shatri Pranverim Berisha Fatmir Humolli Glauk Konjufca Albin Kurti Fatos Aliu Raif Gashi Vjollca Kaciu Kamer Elezaj Dervish Çadraku Labinot Gjini Nuhi Dakaj Nuhi Bytyçi Elmi Bytyqi Perparim Demi Sejdi Gega Salih Zyba Islam Vishi Elvis Hoxha Enver Shkëlzen Gashi Bujar Dugolli Bilall Sherifi Shukri Klinaku Tafë Tafa Valon Murati Selver Islamaj Hysamedin Feraj Abdullah Abdullahu Arben Rashkaj Adem Gavazaj Shemsi Syla Faton Topalli Fitore Berisha Hafir Hoxha Shpëtim Pollozhani Ali Sh Mehmeti Afrim Zeqiri Syle Mujaj
_________________
ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 11.12.2022 – Pashtriku 13. 01. 2023