SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

NAFI ÇEGRANI: INSKENIME ME AKUZA TË TRILLUARA! (1)

Shkup, 16 shkurt 2020: (Kreshnik Kalaja kërkon ekspertizë të çështjes edhe nga Gjykatat Ndërkombëtare, do të di të vërtetën dhe të zbardhet drejtësia!)

…Përse prokurorët e Bosnës, Shkupi dhe Beogradi kërkonin dënimin me vdekje ndaj të pandehurit Kreshnik Kalajës? Dëshmia e bashkëshortes së tij, Qamiles: “Nuk dimë cili ishte ,,faji,, i burrit tim ! Ishte process gjyqësor i kurdizur me akuza të rreme dhe të manipuluara. Ndryshe Kreshnikun do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm.

***

Asnjë e dhënë konkrete zyrtare, veç informacionit mediokër se në iks vendin ( janë disa vende të evidentuara në akuzë, por mbeten si versioned he gjeografikisht në largësi të ndryshme, madje edhe në kohë nuk kanë një përputhmëri…), ku thuhet se kinse u ,,krye vrasja,,(?) Thuhet se personja e zhdukur NN u ,,likuidua,, me dy plumba, os u qëllua, sipas versioneve në disa mënyra, e që nuk egzistojnë fare. Pos thënë e thasha, apo tregime të fabrikuara nga inspektorët e më poshtë theksuar, dhe sipas direktivave të njëjtat janë rrëfyer si storie të imagjinuara, e për të cilat nga gjykata e Zenicës thuhet se punohet që ngjarja të zbardhet. A kishte emër viktima, nga ishte: Kush, kur, si, me kë dhe ku e kishin ( apo e kishte takuar I pandehuri për ,,vrasje,,), kush e kishte pare ,,vrasjen,, ? A ka dëshmitarë bindës dhe fakte, sepse bëhet fjalë për delikt gjaku?! Nga kush ajo është ,,shoqëruar,, kush kanë qenë, sa persona qëlluan, si dhe pse? Sepse në akuzë përmenden se kanë qëlluar me revole edhe ,,persona,, të tjerë si Hajrullah Huseini ose Vahedin Ramadani? Pse? Apo nuk ka asgjë prej tyre !! E torturat në qelitë prej betony dhe me mure të njollosura me fasha gjaku të tharra…



Gjërat duhet të dalin në shesh, duhet thënë hapur,sepse logjika thotë se me këtë rast, çdo gjë e formuluar në formën e akuzave, janë gjëra të trilluara të një konspiracioni të çuditshëm me të cilat, është e qartë se janë vetëm natyrë e asaj me të cilat merren Shërbimet e fshehta, siç ka qënë UDB-a në bashkëpunim me SJB jugosllave, me gjykatat dhe prokurorët të cilët janë të angazhuar rreth kësaj çështje të ngatërruar dhe të pa baza ligjore.

Dhe kjo nuk është fshehtësi apo sekret hetimor, është detyrim ligjor për të informuar publikun. Policia, Prokuroria dhe Gjykatat ende heshtin, edhe pas shumë vitesh të shkuara ende po heshtin për ,,krimin”. Pse? Nëse do të kemi parasysh se ,,ngjarjet,, kanë ndodhur në mes të drekës dhe ditës, në mes të qytetit të Gostivarit, apo kudo qoftë, duhet caktuar saktësisht ku ndodhi ,,vrasja,,? Nga kush, si, pse kurë dhe si? Kush duhet ta vras mendjen për këtë çështje, ç’bëjnë ata ekspertët e hetimit të vazhdueshëm që bënë policia e Bugojnës në krye me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe tajfa e tyre, ose ata të Shkupit në krye me shefin për krime gjaku Sllobodan Stankoviqin etj.? Zero informacion operativ. Zero informacion paraprak.Pos argumentit të dajakut që ushtruan me muaj e vite ndaj të akuzuarve, që ishin shqiptarë dhe një Boshnjak, viktimë të planifikuar… Policia është bërë për të qarë hallin. Shërbimi informativ dhe SDB-a po ashtu. Prokurori zëre se nuk egziston fare. Shto edhe faktin se shteti rri qoftë në Bosne ose Maqedoni, përballë betejës së Kreshnik Kalajës që bën me vite e vite për drejtësi dhe të del e vërteta në dritë diellit, ata sikur bëjnë sehir.

Inegzistent. Pse kështu, vallë?

Trafikantët shesin e blejnë drogë sikur të ishte rrobë gabi, dhe kur u prishet peshorja, s’ka gjë do ta rregullojnë me plumba. Le të vriten thotë shteti. Grupet vazhdojnë të presin gjoba. S’ka gjë, do sqarohen me plumba. Nga burgjet vazhdohet të porositen krime, s’ka gjë mjafton që drejtorëve t’u lihen televizori plazma kur lirohet ndonjëri prej “kapove” !!! Mjafton që policët mos të pinë kafe brenda orarit, mjafton që policët mos të jenë në kryqëzime, mjafton që të duken bukur. Shtet fasadë!!! Ok…por, në rastin e Kreshnik Kalajës është krejtësisht ndryshe, as është marrë me drogë, as nuk i ka takuar ndonjë klani criminal nëntokësor, as nuk ka bërë ndonjë krim ose ,,vrasje,, siç është akuzuar dhe dënuar me vdekje-pushkatim…Por, këtu është diçka ndryshe, diçka e montuar dhe e drejtuar sin ë filma, apo sipas logjikës, gisht ka vetë UDB-a me planet e saja secrete që ka kërkuar kokën e personit Kreshnik Kalasë pas kthimit të tij nga Amerika, me preteks kinse është i ardhur në Jugosllavinë komuniste me mission të veçantë të rekomanduar nga CIA amerikane…

Çfarë do të thotë kjo?

Atëherë përse e tërë kjo lojë dhe aksion spiunazhi fshihet duke ia mveshur akuza të rreme dhe duke shkruar shtypi jugosllave e më gjërë duke e nxirë njeriun e urtë, të drejtë dhe trim kinse ka bërë ,,vrasje,, ! Sa e çuditshme dhe trishtuese është kjo !

Edhe sot e sot…edhe pas vitesh e dekadash dua të di të vërtetën. Ende jam

kurioze të dëgjoja çfarë ishte bërë me Kreshnik Kalanë, çfarë kishte ndodhur me te që nga koha kur kishte qenë si zyrtar në rradhët e Shërbimit inteligjent në Shkup, dua të di pse ndodhi arratisja e tij në SHBA, kthimi i tij në Jugosllavi, ardhja e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë, burgosja e tij, akuzat e montuara prej gënjeshtrash dhe shpallja e dënimit me vdekje… Jam kurioz të dij se çfarë fshihet, në fakt, pas gjithë kësaj drame trishtuese. Jam kurioz për shkrimet aq të bujshme që u shkruan në shumë gazeta dhe medium të kontrolluara dhe dirigjuara nga ai system me rend bollshevik kun ë emër të ligjit dhe në ,,emër të popullit,, sajohej ,,krimi,, në vetë ,,qerdhuket,, e institucioneve keqbërës bëheshin krimi ndaj viktimës dhe nuk mprapseshin as veprimet antiligjore qoftë nga policia e shtetit dhe vetë gjykatat, për çka edhe sot kanë mbetur çështje të pazgjedhura juridikisht dhe në saje të ligjit e drejtësisë…

Në lidhje me rastin dhe aferën e Kreshnik Kalasë si ajo afera e Drajfusit, ende edhe sot, sin ë Bosne dhe Hercegovinë njashtu edhe në Maqedoni vazhdojnë të kryhen operacione të zhurmshme, kurse rasti i Procesit gjyqësor dhe akuzave të montuara me shpallje vnedimi: pushkatim, ende po heshtet. Ankesa, kërkesa dhe shkrime të ndryshme u është dërguara gjitha Gjykatave të vendit dhe asaj në Sarajevë, duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësia të vie në vendin e vetë të duhur.

Prokuroria fle, në gjumin më të rëndë që mund të ketë patur një institucion. Krimet e rënda kanë rënë, prokurorët aty numërojnë ditët, dhe merren me cështje qesharake. S’ka asnjë fakt të thuhet me emër dhe sakt lidhë me fatin e zhdukjes së persones Meliha Deliq, apo e gjithë kjo storie rreth fatumit të sdaj është me plan konspirativ e menduar dhe e imagjinuar. Ende nuk duhet se në të vërtetë çfarë ka ndodhur me te, ku gjendet, kush e ka takuar i fundit, ku si dhe kur? Ose kush e ,,vrau,, ku dhe pse? Kush e ka parë ,,kufomën,, e saj, cili organ apo gjykatë bëri analizat, ekspertizat, obduksionin, cili organ kriminalistik e gjyqësor bëri rekonstrukcionin në ,,vendin e ngjarjes,, ( sepse akuzat përmendin disa vende të ndryshme gjeografikisht bile edhe në kohë…), dhe thurren tregume si akuza, fare të pa baza dhe të pa besueshme. Ose: Kush e montoi këtë process të çuditshëm gjyqësor në Zenicë të Bosnës më 1981, dhe ku u dënuan një grup shqiptarësh me akuza të rreme si ,,terrorist,,?

Por them me gjuhën e reales dhe të vërtetës dhe me përgjegjësi morale se Procesi gjyqësor Kreshnik Kalasë është një model i proceseve gjyqësore formale e krejtësisht të sajuara të kryera në vitet pas vdekjes së Titos dhe para shembjes së regjimit komunist në Jugosllavi. Ai është një ndër ato qindra e mijëra procese të cilat çuan në dënimin kapital si edhe në burgime të gjata të gjithë elitës intelektuale shqiptare të kohës, të gjithë atyre njerëzve të cilët i bënë qëndresë dhe kundërshtuan vendosjen e këtij regjimi, sië mbeten shembull përballjet e Kreshnik Kalasë me krerët dhe bajraktarët e nëntokës kriminale e shiviniste që kishte UDB-a, dhe e cila ishte një makineri e frikshme. Dënimi i tij është një nga aktet më të padenja që shënoi shkatërrimin përfundimtar të krejt karrierës së njeriut të shkrimeve dhe gazetarit, albanologut të diplomuar si dhe, të së ardhmes së tij dhe gjithë familjes së vuajtur.

Kreshnik Kalaja vuajti për rreth dymbëdhjetë vite burg ( në atë të Zenicës dhe në ,,Idrizovë,, të Shkupit). Edhe procesi gjyqësor i tij u bë në Gjykatën e Qarrkut në Zenicë të Bosnës, i akuzuar sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë për ,,vrasje,,.Por, i cili nuk ishte aktor i ndonjë krimi dhe i cili dënohet thjesht për bindje politike si shqiptar. Fillimisht me vdekje-pushkatim, e që më vonë edhepse Gjykata Supreme e BeH në Sarajevë e shpalli si të pavlefshëm dhe jo ligjor vendimin e Gjykatësit Sulejman Kapetanoviq, duke kërkuar që Kreshnik Kalaja të këthehej në liri, sepse nuk kishte as fakte, as motiv dhe madje asfarë nevoje që i pandehuri të kryente vrasje, aq më pak ndaj Meliha Deliqit të cilën as nuk e ka pare ose njohur.Gjykata e Zenicës ( sigurisht sipas ndonjë urdhëri nga UDB-a dhe politika jugosllave) urgjentisht e bëjnë përshkrimin e aktvendimit gjyqësor paraprak, duke zëvendësuar fjalët :,, I DËNUAR ME VDEKJE,, me fjalët:,,dënohet 20 vjet burg të rëndë,, dhe nga të cilat vuajti afro 12 vite.

Kurse të tjerët: Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini, Nijazi Hasani, Zudi Hasani, Mensur Asani dhe Abdurahman Sheshiq u dënuan prej 5 e deri më 13 vite burg. Të pandehurit gjatë seancave gjyqësore u pyetën nga disa here dhe ata deklaruan:

I akuzuari Vahedin Ramadani miratoi fjalët e avokatit mbrojtës, duke thënë se kanë kaluar më se 22 muaj që është i arrestuar, torturuar dhe i rrahur gjer në alivanosje të rëndë.

,,Jam munduar ti harroj malltretimet dhe torturat shtazarake që më janë bërë në podrumet e policisë në Gostivar dhe Bugojno të Bosnës dhe nëpër qelitë prej betoni të burgut hetues në Zënicë, por kursesi nuk mund të kuptoj dhe as të harroj sjelljet jo njerëzore të Temelko Boshkovskit dhe kolegëve të tij nga Bosnja si Ante Bernada dhe të tjerët madje edhe sjelljet arogante të gjykatësit hetues Bodul Nikica, e të cilët u morrën me mashtrime dhe dhunë ndaj meje dhe ndaj familes time.

Si të harroi gjithë ato britma e piskama që duke më rrëhur me shkopinj gome dhe thuprra çeliku të shtrirë për tokë duke më sakatuar për vdekje me shkelma të vërsulur si ujqër mbi mua.

Ai duke iu drejtuar trupit gjykues tha se nuk ka lidhje me rastin dhe se në hetuesi çdo gjë ka gënjyer duke e akuzuar pafajshëm Kreshnik Kalanë, ashtu siç kërkonin dhe e mashtronin me dhunë inspektorët Temelko, Ante Bernada etj. Duke shtuar më tej se ai personalisht bashkë me dëshmitarin Basri Nuredinin në datat që akuzohet për vrasje ka qënë me qindra klm larg nga vendi i ngjarjes eventuale, në Novi Beçej dhe 2-3 netë kanë fjetur bashkë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt pikërisht në datat që akuzohet për vrasjen e për të cilën nuk është në dijeni nëse ka ndodhur vërtëtë ose e gjithë ajo dramë është e inskenuar dhe e përgatitur me qëllim të keq. Ai theksoi se për këtë ka edhe alibi të cilin e di avokati i tij.

I akuzuari Hajrullah Huseini, duke u pajtuar me fjalët e avokatëve mbrojtës, deklaroi se ky ka qënë një proces i montaur politik, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që i ka përmendur në këto akuza prej rrenash dhe njëkohësishtë ka përsëritur se: ,, e tërë kjo që kam përmendur gjatë hetuesisë dhe që rrejshëm kam akuzuar veten dhe të tjerë për ,,vrasje,, që nuk egziston, ka qënë vetëm dëshirë e inspektorëve dhe gjykatësit hetues Bodul Nikicës, dhe nga dhuna kam qënë i detyruar të gënjej vetëm me gjëra që i kam imagjinuar dhe trilluar vetë sipas rrëfimeve të inspektorëve të cilët më mbanin ,,ligjërata,, se si në deklaratat e mia ta involvoj edhe të pandehurin Kreshnik, i cili është vetëm viktimë në këtë rast. E qëllimi i vetëm i inspektorëve ishte që në çdo mënyrë dhe në çdo trillim ta përzija edhe Kreshnik Kalanë, pasi ata kështu kërkonin, nëse do të doja që të shpëtoja nga dajaku dhe maltretimet të cilat vazhduan me muaj të tërë! “-deklaroi Hajrullah Huseini, dhe në fund duke shtuar se gjithëçka që ka deklaruar personi Arif Zeqiri nuk është e vërtetë por një rrenë e rregulluar, dhe se një ditë ai për këtë do të kërkon llogari nga Arif Zeqiri që del në këtë gjykatë të kurdisur si dëshmitar i rrejshëm, ashtu siç e kanë mësuar me direktiva Temelko Boshkovski dhe inspektorët tjerë të cilët i kam përmendur në dëklaratën time me shkrim të datës 17.02 1982, duke theksuar se për të gjitha këto dallavere dhe përralla për vendin ,,kreçane,, janë të menduara dhe fajtor për këtë është Arif Zeqiri,- do të thotë në fund Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë.

Zuhdi Asani, m një ndër të akuzuarit nga fshati Forinë dhe i arrestuar që në fillim të prillit me nisjen e demonstrative në Kosovë, afro 5-6 muaj para se të arrestohjet edhe Nafi Çegrani.Sipas logjikës, këtu është fjala gjersa janë bërë përgatitje dhe skenar i montuar i këtij gjyqi dhe akuzash mashtruese. Zuhdi Asani në deklaratën e tij mbështet fjalët e avokatit duke pohuar se nuk është fajtor dhe se akuzat janë të kurdisura, kurse Ramadani dhe Huseini e kanë rënduar gabimisht gjatë hetuesisë dhe se ata gjithë kanën kanë trilluar përralla e tregime për fëmijë nga qyteku. Unë asfarë lidhje nuk kam me ndonjë rast rrëmbimi ose kidnapimi.Kurse personen Meliha Deliq nuk e kam njohur fare, siç nuk e kam njoh as dëshmitaren Bozhiq Sllavicën,- do të thotë në fund ky i akuzuar.

Poashtu edhe i akuzuari Nijazi Asani miraton fjalët e avokatit të tij mbrojtës duke hedhur poshtë akuzën ndaj personalitetit të tij dhe të tjerëve, është i bindur së këtu ka diçka që dikush e ka kurdis për qëllim që ky nuk i di shkaqet. Ai për akuzan ndaj tij tha se i përngjajnë si ajo përralla ujkut dhe qengjit ku ujku e akuzon qengjin se ja ka trubulluar ujin. Të gjitha këto janë akuza mashtruese që i kanë trilluar vetë inspektorët dhe për çka kanë shkruar gazetat me qëllim të keq të përfitojnë nga opinion, duke na quajtur ne si terrorist dhe njerëz të egër. Ai theksoi se ka besim se gjykata do të sillet me kujdes dhe nuk do të bëjnë shkallën e ultë të vet që kanë përmendur më parë duke përfunduar se është i pa fajshëm.

Abdurahman Sheshiq, hedhë posht akuzat që i ngarkohen për kidnapim të së dashurës së tij Melihe Deliq, dhe jep sqarrime se ditën kur janë ndarë, mban mend se ajo i ka thënë:,,Nëse nuk marrtohet me te , ajo do të hidhet në lumin Vërbas dhe do të mbytet!,, Për këtë kam dhënë edhe deklaratë me shkrim në burgun hetues. Por, inspektorët e kanë maltretuar dhe rrahur fizikisht, duke i thënë: ,,Shta te briga za shiptari…Daj ti tereti njih, pa mi cemo lako s tobom!,, ( Çfarë të kërset ty për shqiptarët…Ti hidh akuza mbi ta, e ne madje ia bëjmë disi me ty). Por, shton më tej Abdurrahman Sheshiqi se nuk ka pranuar një ofertë të tillë, dhe nuk ka dash të akuzon njerëz të pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk e ka besuar se do të akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe për çka nuk ndjehet fajtor. Ai deklaroi se kurr nuk ka bërë dallime në mes njerëzve të çfarëdo feje apo kombësie qofshin për arsye se ashtu është i edukuar nga familja për një gjë të tillë.

Për të ka vetëm njerëz të mirë dhe të këqinj dhe se Vahedin Ramadani dhe Huseini Hajrullah më kot e kanë akuzuar gjatë hetuesisë ku ka mbretëruar vetëm dajaku dhe terrori.

,,Madje,- shtoi ai;-nëse gjyqit i duhej MOTIV atë mund ta kërkonte te ai, sepse e humbura, më së fundi ka qënë bashkë me te, e jot ë kërkon motiv që nuk egziston te Kreshnik Kalaja, i cili akuzohet me ketë rast me akuza të kurdisura, të manipuluara dhe të trilluara nga personat të cilët kryen hetimet në rrugë të gabuar.

Ai në fjalën e vet përfundimtare tha se i ka mbet besimi në zot dhe se trupi gjykues do të jetë i drejtë dhe do tregoi pafajësinë e tij dhe të tjerëve të cilët mendon se janë viktimë e këtij procesi të montuar me motive dhe prapavija politike.

Mensur Asani në fjalën e tij mbrojtëse para gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq të cilët procesin e gjykimit e kishin kanalizuar në drejtim të gabuar, duke thënë se këtë më kot e kishin akuzuar dhe se nuk ka asgjë në dijeni për kinse grabitje të personës Melihe Deliq.Miratoi fjalët e avokatit mbrojtës ndaj mbase mbetet pas qëndrimeve të tij të më parshme, duke përfunduar se inspektorët dhe gjykatësi hetues e kishin maltretuar dhe rrahur në burg.

Në fjalen e vet përfundimate tha se as ai as pasradhsit e ti kurr s’kan qenë terrorist dhe as grabitësa dhe se me këtë gjë e kan ofenduar atë dhe familen e tij të cilët me vite e dekada në mënyrë më fisnike, njerëzore dhe bujare punojnë në Travnik me qebaptoren e tij, duke shtuar se Ramadani dhe Huseini kanë gënjyer në çdo mënyrë vetëm e vetëm të shpëtojnë nga dajaku. Ai nuk kërkon mëshirë dhe nuk i frikësohet të vertetës dhe është i pa fajshëm dhe se çdo gjë që thuhet në akuzat kundër tij janë të pa vërtetë.

***

Akuzat e tilla, të pabaza dhe antiligjore, janë të formuluara në saje të deklaratave të rrejshme të marra me dhunë e dajak, sidomos nga Vahedin Ramadani , Husein Hajrullahi dhe më vonë nga një “dëshmitar” i kurdisur Arif Zeqiri. Aktakuzat e prokurorit fund e krye janë të manipuluara dhe të thurrura me gjëra të imagjinuara nga ndjellakëqinjt e hetuesisë, andaj edhe janë ndryshuar e “perpiluar” disa herë…Ashtu siç u që nga fillimi dhe u veprua edhe me aktvendimet e gjykatesit Sulejman Kapetanoviq dhe zëvendësit të tij / ideologut të kësaj drame/ Tihomir Baboviq, dhe sit ë tilla mbeten të pa baza ligjore, kontradiktore dhe të pakuptueshme fare, pa asnjë logjikë normale apo të natyrës së drejtësisë, mbeten farse dhe false!

Një gjë ishte e vërtetë: pafajësinë time nuk mund ta shlyej askush dhe është absolutisht e vërteta në anën time! Lavdi zotit Unë kurrë nuk kam qenë fajtor, për gjithëçka që më kanë akuzuar dhe dënuar, e kam shpirtin tim të pastër si një njeri. Unë pyes veten tani, kur unë shkruaj këto rreshta, si mund të tilla gjëra shpifëse dhe të liga, abuzuar dhe funksionet e Shërbimit, të gjithë kanë bërë lojëra të kurdisura: NË EMËR TË LIGJIT DHE POPULLIT ! Po të kujt populli se ? ÇKA ËSHTË ARSYEJA dhe çfarë janë mashtrimet? Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk mund të jetojnë në popull as sa don dikush.Prandaj edhe e dine i tërë populli që më njohin se jam i pafajshëm.

Kjo është e tëra për të provuar pafajësinë time. Prandaj, i ndaluar në mënyrë të përsëritur dhe më vonë në burg, si ajo gjithashtu pyes veten edhe Sot: vallë ishte VETËM gabim i hetuesisë dhe GJYKATËS, ose e tërë kjo ishte rezultat për ndonjë hakmarrje ndaj meje, TË GJITHA janë kurdis sipas ndonjë PLANI të veçantë për të më nxjerr PARA gjyqi të montuar dhe pushkatimi? Unë nuk e di !!! Çdo gjë për mua dhe të ditës çudi sot, unë nuk mund të kuptoj se çfarë dhe kush qëndroi pas këtij procesi të shëmtuar. Ose, në disa mënyra, supozimet e mia janë të vërteta, siç kam cekur më lartë! Tani, çdo gjë është e qartë! Disa informata që kam, të afërmit Arif Zeqirit kishin thënë se ajo ishte më mirë për të,për Arif Zeqirin, sikur ai të thot të vërtetën, e jot ë jetoje me shpifjet që ia ka imponuar në kokë Temelko Boshkovski dhe të tjerë, SEPSE NUK ËSHTË MIRË që në saje të deklaratave të tija të rrejshme është dënuar njeriu i pafajshëm dhe me vite i shtrihrë BURGJEVE! Këtë gjë nuk e fal Zoti.



(Të nemurit e nënës shqiptare që ia rrëmbyen djalin…)

***

(Krahas një analize dhe një shqyrtim rreth vendimit të tij, Kolegji i Gjykatës së lartë Supreme të BeH në Sarajevë në krye me gjykatësin Mr.Vllajsavleviq Mirko në aktvendimin e tij Kzh. 139/83, vlerëson):


1. Në shqyrtim dhe analizën e parashtrimeve të aktvendimit K.133/81 të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë dhe akuzës së prokurorit, Kolegji i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, duke u bazuar në saje të provave të marra gjatë këtij procesi gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i’u nënshtruan debatit gjyqësor, ky kolegj, vlerëson se i akuzuari Nafi Çegrani, i arrestuar më datë 01 tetor 1981 nuk formësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni 37 të Kodit Penal të RS të Maqedonisë dhe për rrjedhojë i akuzuari i këtij gjykimi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale sipas sanksioneve të parashikuara nga kjo dispozitë, sepse i mohon tërësisht akuzat, pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat janë fare të pabaza. Dhe, në këtë drejtim as gjykata që ka sjell një vendim të rëndë në dëm të të akuzuarit nuk ka asnjë fakt apo argument në drejtim nëse vërtetë ka vepër penale ,,vrasje,, sic dënohet i akuzuari. Gjersa të akuzuarit tjerë Ramadani dhe Huseine edhe atë si, kanë pas arsye rrejshëm të rëndojnë Nafi Çegranin, i cili as nuk ka motiv të kryej veprën penale ,,vrasje,, dhe as që e ka njohur të humburën Melihe Deliq.


2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë gjen me vend që paraprakisht të shprehet lidhur me ekzistencën ose jo të kushteve për përgjegjësi penale të të akuzuarit Kreshnik Kalaja në raport me akuzat e prokurorit të Qarrkut të Zenicës dhe deklaratat e bëra nga të ajuzuarit Huseini Hajrullah dhe Ramadani Vahedin, të cilët i kanë mohuar tërësisht akuzat duke pohuar se kanë qënë të maltretuar psikikofizikisht dhe se deklaratat e tilla janë marrë më dhunë dhe keqtrajtime gjatë hetuesisë dhe në disa faza të procesit gjyqësor në qelitë e burgut, të cilat janë të pabesueshme, të pabaza dhe deklarative e kontradiktore, të marra në disa etapa të hetuesisë jo të drejtë, të cilat akuza formësojnë ose jo elementët e veprës penale për të cilën akuzohet edhe vetë këta të dy të dënuarit.



(Moment nga burgosja me mashtrime e Kreshnik Kalasë nga agjentët e UDB-së në Shkup)






(I akuzuar dhe i dënuar i pafajshëm, vite e vite skëtere mbajti burgje...)


Në këtë drejtim ky kolegj thekson jurisprudencën e vetë si gjykatë e nivelit të lartë supreme të Beh në Sarajevë me në krye gjykatësin Mr Vllajsavlevic Mirko, e cila në mënyrë të argumentuar në aspektin juridik dhe të drejtësisë, duke vënë theksin në dallimin e aktakuzës dhe aktvendimit gjyqësor dhe atë që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve, mendimeve) të ndryshme dhe kontradiktore, jo me realen dhe në këtë drejtim as gjykata e Zenicës nuk ka ndonjë fakt apo argument se ka ndodhur vepër penale ,,vrasje,, sipas ligjit të RS Maqedonisë, që kjo gjykatë sjell një vendim të paligjshëm dhe të pabazë.. Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të gjykatësit apo prokurorit, të cilët në mënyrë paushale sajojnë një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet, janë të mundshme për t’u provuar si të vërteta apo të pavërteta. Këtë qëndrim ka mbajtur kjo gjykatë në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës 28.09.1999, Dhoma e Madhe). Në vlerësim e saj kjo gjykatë ka dalluar ndryshimin ndërmjet deklarimit të fakteve, të cilët mund të provohen dhe opinioneve (gjykimeve vlerësuese), që për nga natyra nuk mund të provohen. Për çdo rast, ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa vlerësimet, opinionet apo mendimet nuk mund të jenë objekt i të provuarit, pasi kjo do të cenonte lirinë dhe të drejtat e njeriut.


(VIJON...)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks