SHKRIMI
e premte, 28 prill 2017

PROF.SKENDER SUSURI: AKADEMIK PROF.DR.LATIF SUSURI (1941 - 2016)

Prizren - Zhur, 30. 11. 2016: Akademik Prof. Dr. Latif Susuri u lind më 7 maj 1941 në Zhur, Komuna e Prizrenit. Shkollën fillore (tetëvjeçare) e kreu në vendlindje. Përkundër vështërsive të theksuara ekonomike, fal mbështetjes së familjes vazhdoi shkollimin e mesëm në Prishtinë në drejtimin bujqësor, ndërsa studimet e larta-universitare i kreu në Beograd, në Fakultetun e Bujqësisë, drejtimin e mbrojtjes së bimëve. Studimet posdiplomike nga lënda e Fitopatologjisë i kreu po ashtu në Universitetin e Beogradit. Pas mbarimit të studimeve themelore në Beograd një kohë punoi në Kombinatin bujqësor “Progres-Export” në Prizren, në detyrën e teknologut për mbrojtjen e bimëve, ku u shqua për kontributin e tij. Gjatë gjthë periudhës së punës në këtë kombinat interesimi i tij shkencor-hulumtues ishin sëmundjet e bimëve, të shkaktuara nga kërpudhat, bakteret, viruset dhe fitoplazmat.

Gjatë vitit 1976/77, si bursist i fondacionit IREX, ka kryer specializimin njëvjeçar në SHBA, Department of Plant Pathology, University of Wisconsin, Madison, në lëmin e fitopatologjisë. Në këtë universitet përsëri vazhdon studimet njëvjeçare gjatë vitit 1980. Gjatë vitit 1996/97 qëndron tre muaj në Angli, Imperial College & Science Musum Libraries, Londër, ku grumbullon literaturë plotësuese për tekste universitare dhe punime shkencore.

Në vitin 1977 është zgjedhur ligjerues në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës për lendën e Fitopatologjisë. Docent është zgjedhur në vitin 1984, profesor inordinar në vitin 1991, profesor ordinar në vitin 1997. Në vitin 2000 ka qenë dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Po në këtë vit është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa nga dhjetori i vitit 2008 është anëtari rregullt i kësaj akademie.



Akademik Prof. Dr. Latif Susuri (1941 - 2016 )


Akademik prof.dr. Latif Susuri ështe themelues i lëndës së Fitopatologjisë në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka mbajtur ligjerata, ushtrime praktike dhe ka udhëhequr punën e studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës. Akademik Susuri në vazhdimësi është marrë me punë kërkimore-shkencore, ka publikuar shumë punime shkencore në revistat e njohura shkencore të ish Jugosllavisë dhe të botës (SHBA, Hungari, Shqipëri etj. Gjithashtu profesor Latif Susuri mori pjesë në shumë simpoziume, seminare dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare nga lëmia e bujqësisë. Është mjaftë i cituar në literatureën shkencore të vendit dhe në botën e jashtme.

Në cilësinë e profesorit mysafir ka mbajtur ligjerata në: Universitetin bujqësor të Tiranës (ligjërata në fushën e Fitopatologjisë për studentët e seksionit të hortikulturës 2000), Akademia e Shkencave gjermane-Göttingen- ka ligjëruar më 27 janar 2006. Akademik Susuri ka qenë anëtar i shoqatave të ndryshme profesionale, anëtar i këshillit redaktues të revistës “Kërkime-Research”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës. Ka përshkruar disa patogjenë për herë të parë në vend dhe në botë (Aliternaria alternate-në bizele me prof. Donald J. Hagedorn).



Tekstet e botuar si autor dhe kouator

Susuri R.Latif. & I. Pireva. 1986, 1998,“Mbrojtja e bimëve Libër” profesional për shkolla të mesme bujqësore, Prishtinë.

Susuri R. Latif& I. Pireva. 1988, “Mbrojtja e kulturave bujqësore” Prishtinë.

Susuri R. Latif (Co-author). 1991, Bibliography of Plant Protection in Yugoslavia p. 484. Union of Plant Protection of Yugoslavia.

Susuri R. Latif 1979,“Çelësi i Pinusit” (Përkthim në gjuhën shqipe). "Pinus", Raçe, Maribor.

Susuri R. Latif 1986,“Fitopatologjia e përgjithshme” Tekst universitar. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Patologjisë bimore, Prishtinë.

Susuri R. Latif (Koautor) “Fjalor i emrave të bimëve (latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht) - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kërkimeve biologjike-Tiranë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës, Prishtinë, 2003.

Susuri R. Latif,“Fitopatologjia”,tekst universitar. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Patologjisë bimore, Prishtinë, 1995.

Susuri R. Latif 1998, Fungicidet-Herbicidet. Tekst universitar. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Patologjisë bimore, Prishtinë.

Susuri, R. Latif & MYRTA, G. A. 2012. “Sëmundjet e pemëve frutore dhe të hardhisë” . Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës-Prishtinë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë- Tiranë.

Susuri R. Latif“Fjalor i terminologjisë bujqësore Anglisht-Shqip, Shqip-Anglisht”. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Patologjisë bimore, Prishtinë, 2000.

Susuri R. Latif“Fitopatologjia” (Ribotim i dytë), Tekst universitar. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Patologjisë bimore, Prishtinë, 2004.

Susuri R. Latif, Fjalor: “Bimë, dëmtues, patogjenë” (latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht” , Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës, Prishtinë, 2005.

Susuri R. Latif (Koautor),“Fjalor i terminologjisë së botanikës” (latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht)”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kërkimeve biologjike-Tiranë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës, Prishtinë, 2006.

Susuri R. Latif,”Fjalor i bimëve bujqësore, pyjore dhe i barojave” (latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës, Prishtinë, 2006.

Susuri R.Latif(koautor).,“Fjalori shpjegues i termave të botanikës në gjuhën shqipe”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kërkimeve biologjike-Tiranë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të natyrës, Prishtinë, 2012.

***

Akademik Latif Susuri ka botuar mbi 100 punime profesionale në revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka të botuar doracak të shumtë shkencor si autor dhe koautor: “Marulja”, “Karrota”, “Lakra”, “Domatja”, “Fasulja”, “Qepa”, SUSURI R. L. 2002. compendium of the important pests, disease and weed problems of crops in Kosova with commonly used pesticides p. 48-72, GFA Terra Systems. Department of Agriculture, Forestry and Rural Development (DAFRD)-Prishtina etj.

Për punën e suksesshme shkencore është shpërblyer me diploma dhe mirënjohje të shumta:

1.Mirënjohje nga Shoqatat e Mbrojtjes së bimëve për kontribut në fushën e mbrojtjes së bimëve, Opati 1986.

2.Mirënjohje nga Kryeministri i ish Jugosllavisë Ante Marković, në vitin 1990, për kontribut në mbrojtjen e popullatës në raste të katastrofave elementare.

3.Mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor në Universitetin e Prishtinës, Prishtinë 28. mars 2007.

4.Mirënjohje nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës për kontribut në zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor, Prishtinë 2012.



Akademik prof.dr. Latif Susuri, krahas kontributit madhor në zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor në Universitetin e Prishtinës, ka kontribuar edhe në mbijetesën e këtij institucioni të lartë shkencor në vitet 1990-1999, në kohën kur Serbia komuniste ishte vërsulur me të gjithë arsenalin e saj në zhbërjen e tij. Për asnjë rast nuk u tremb nga dhuna dhe kulturocidi serb, përkundrazi ishte një nga profesorët univeristar më të devotshëm në mbrojtje të autonomisë së universitetit, mbështetës dhe bashkëpunëtor i prof.dr. Ejup Statovcit dhe prof.dr. Eshref Ademajt (atëkohë, dy kolosët dhe ideologët kryesor të mbrojtjes, mbijetesës dhe rritës së Universitetit të Kosovës).

Akademik prof.dr.Latif Susuri, gjatë gjithë punës shkencore dhe pedagogjike si profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës është shquar për punë të suksesshme dhe qëndrim korrekt dhe miqësor ndaj kolegëve dhe sidomos ndaj studentëve të tij, gjithmonë duke ju ofruar leksione shkencore, përvoja të shumta dhe mbi të gjitha mbështetje dhe udhëzime sa herë që ju është këkruar një gjë e tillë. Fal punës së palodhshme dhe shumë produktive shkencore, e cila padyshim është e përmasave ndërkombëtare, akademik Latif R.Susui gjithnjë do të mbetet emër i nderuar në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, sidomos në lëmin e fitopatologjisë.

Akademik Susuri ndërroi jetë me 14 prill 2016 dhe u varros me nderime në vendlindjen e tij në Zhur, ngase kështu ishte kërkesa (porosia) e tij. Të gjithë që patën fatin ta njohin nga afër akademik Susurin, e ndjenin humbjen e tij. Krahas shkencëtarit të mirëfillt, ata humbën mikun, shokun dhe bashkëpunëtorin e sinqert, i cili shquhej për vlera të larta njerëzore dhe humane, ishte njeri i fjalës dhe gjithënjë i gatshëm për të na ndihmuar, në aspektin shkencor, njerëzor dhe human.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks