SHKRIMI
e martë, 18 qershor 2019

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: NË KUJTIM TË ADEM DEMAҪIT: BIR DHE USHTAR I POPULLIT!

Prishtinë, 24 shkurt 2019: Historia moderne e popullit shqiptar, veçmas nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë së cunguar, ka shumë personalitete kombëtare që i dhanë historisë sonë, që emrin shqiptar e lartësuan si kuptim jo vetëm fisnor, jo vetëm si komb i vuajtjeve, sakrificave, qëndresës, krenarisë para qytetërimit modern.

Një ndër personalitetet më emblematike, më universale, më kuptimplote, jo vetëm në rrafshin e mendimit, veprimit, por edhe të filozofisë politike, të filozofisë së lirisë, është Adem Demaçi.

Demaçin e quajtën, Mandela i Kosovës, Drajfusi i Kosovës, Simboli i qëndresë, Simboli i ribashkimit kombëtar, por Demaçi nuk është i jashtëzakonshëm vetëm në fushën kombëtare, të luftës për çlirim të popullit të Kosovës nga sundimi serb/jugosllav, por ishte dhe është i veçantë, shumëdimensional dhe reflektues edhe në rrafshin e ideve të filozofisë politike, letrare dhe atyre humaniste, që i tejkalon kufijtë e shqiptarisë.



Demaçi, pra, ky Institucion i Qëndresës sonë Kombëtare. Personalitet i cili i dha shpirt e forcë popullit tonë edhe atëherë kur të bëhej se edhe Zoti na ka harruar, është një vlerë universale e historisë moderne të kombit shqiptar. Demaçi ishte ai i cili, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ishte ndër atdhetarët e parë që, nga paraardhësit e Atdhetarisë Shqiptare e mori flamurin e betejës së popullit të Kosovës dhe vëllezërve tanë në trevat entike të ish Jugosllavisë, për çlirim nga sundimin serb/jugosllav, përkatësisht për bashkimin e Kosovës me Atdheun mëmë, Shqipërinë. Demaçi, përmes Programit politik, kombëtar të mbarështuar më 1963 në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, paralajmëroi se, është institucion kombëtar, sepse, në periudhat më të vështira të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë, u ngrit mbi të gjitha stuhitë e kohës. Falë, guximit të pa përsëritshëm, falë vendosmërisë e cila e karakterizon vetëm atë, falë urtisë njerëzore deri në kufijtë biblikë, Demaçi bëri që nga disidenti dhe kryengritësi shqiptar i viteve të 60-ta,70-ta, të arrijë që, në vitin 1998 të jetë Përfaqësues politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së së lavdishme me seli në Prishtinë. Derisa pushka e trimave të UÇK-së jehonte nëpër fushëbetejat e Kosovës, Demaçi nga Prishtina porosiste diplomatët e qendrave botërore të vendim marrjes: ”... ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në fund luftën tonë për liri e pavarësi”! Gjithsesi, shkruesit e historisë politike, kombëtare të Demaçit do t’i gjejnë vend në kujtesën historike dhe fjalisë së Demaçit thënë mikes amerikane të popullit shqiptar, në vitin 1999, Sekretare amerikane e shtetit, zonjës Medlin Albright se: “Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra për të qenë të lirë”!

Më 2 janar 1999 ndërsa deklaronte: “...meqë ne nuk kemi ku të shkojmë - ka ardhur puna: të jemi a të mos jemi fare”! Kështu fliste Adem Demaçi, kur, në fushëbetejat e Kosovës dhe në tavolinat diplomatike të botës po ripërcaktohej fati i Kosovës. Demaçi, e ndjente në shpirt frymëmarrjen e popullit, bir i të cilit ishte dhe do jetë përgjithmonë.

Madhështia e Demaçit ishte dhe do të ngel përherë, sepse ai e njohu dhe e pranoi vetëm një rrugë, progresin dialektik, shoqëror dhe jo filozofinë e pritjes, jo lëmoshën, dhe, aq më pak, jo mëshirën kur ishte fjala për lirinë tonë kombëtare. Demaçi, në paragrafët e Programit Politik të LRBSH-së, që në vitin 1963 saktësonte se, liria nuk falej, ajo fitohej dhe se, lirinë duhet meritur. Prandaj, Demaçi me bashkëmendimtarët dhe bashkë patriotët e kohës, pikërisht në programin Politik të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve paralajmëronin se : ”...Lufta jonë ka me qenë e gjatë... Na duhet të ngrihemi të gjithë, t’i dalim anmikut ballëpërballë dhe të luftojmë me te për jetë a vdekje”! Vizioni kombëtar i Demaçit u ngrit mbi filozofinë e tij politike e cila ngërthen tri ide themelore:

- idenë e kombit,

- idenë e lirisë dhe

- idenë e barazisë.

Prandaj, siç vërejnë edhe studiues tjerë, “Liria e individit dhe liria e përgjithshme janë strumbullari i filozofisë politike të Adem Demaçit”. (Dr.Sabri Kiçmari, “Epoka e Re”, 26 shkurt 2016, Prishtinë). Ajo filozofi politike, e cila ishte lajtmotivi i rrugëtimit të Demaçit, i dha atij vendin e merituar në historinë tonë më të re, dhe njëherazi i mundësoi që, në çdo kthesë të madhe kombëtare, një shërbëtor fisnik i popullit! Vetë e kishte thënë: “Jam bir dhe ushtar i vogël i popullit tim të madh”! Le të jetë, përgjithmonë ashtu siç e ka thënë Baca Adem i yni!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks