SHKRIMI
e diel, 20 shtator 2020

GJOKË DABAJ: PARATË E TË HUAJVET DHE MORALI I SHQIPTARËVET

Durrës, 8 shtator 2020: Po e nis këtë shkrim me një bisedë midis meje dhe bashkëshortes sime, sot në mëngjes, duke pirë kafen tonë të përditshme.

„Në qoftë se Mali i Zi do të më ofronte, mua tivarasit, një pagesë prej 400 eurosh në muaj për ta quajtur veten malazias, nuk e di si do të veproja,“ i thashë gruas. „Unë kam nevojë edhe për 40 euro, jo më për 400 euro që t’i merrja rregullisht duke ndenjur në shtëpi.“

„Ti qenke burrë i poshtër!” më tha gruaja. “Si, ore, do t’i pranoje paratë e një shteti të huaj?! Spiun edhe tradhtar!”

Atëherë unë, duke qeshur, i thashë sime shoqeje, që është nga Përmeti: “Pse, ti nuk do t’i pranoje 400 euro në muaj, nëse do të t’i jepte Greku?!”

…Ne nuk jemi institucion shtetëror dhe nuk e dimë saktësisht si qëndrojnë këto punë. Por shtetet tanë, edhe Republika e Shqipërisë, edhe Republika e Kosovës, duhet të kenë informacione të plotë.



Thuhet që Greqia u paguan shumë shtetasvet të Republikës së Shqipërisë nga 300 euro në muaj, me kusht që, nëpër dokumente të jenë regjistruar si grekë. Le të jetë nga Tirana, le të jetë nga Durrësi, le të jetë edhe nga Lezha, mjafton që të jetë deklaruar grek dhe i merr paratë rregullisht. Por sidomos kur shtetasi shqiptar është nga Himara, nga Gjirokastra, nga Përmeti a nga Korça, buxheti shtetëror i Greqisë nuk kursehet.

E njëjta gjë ndodh, po thonë, edhe me disa shtete islamikë. Ata po u japin pagesë mujore vajzavet dhe nusevet shqiptare vetëm që ato të vishen me uniformë grashë dhe vajzash myslimane. Edhe burrat e tyre po thuhet se marrin pagesë kur bashkëshortet e veta i veshin pas rregullavet të fesë islame dhe kur shkojnë rregullisht në xhami.

Sërbia, në krahun tjetër, po u jep “rroga” të rregullta të gjithë sërbëvet dhe malazezëvet që po pranojnë për të jetuar në Republikën e Kosovës. Nëse nuk do t’i kishin rrogat e Beogradit, sërbët e malazezët nuk do të qëndronin asnjë ditë në Kosovë. Kosova s’është atdheu i tyre dhe edukimi i tyre nuk është i atillë që ata të mund të shkojnë mirë me shqiptarët.

Nëse të tre këta informacione janë të saktë, nëse vërtet shtetet, fqinjë ose jo fqinjë të Shqipërisë, veprojnë në këtë mënyrë, ky do të ishte një motiv i mjaftueshëm për t’u revoltuar.

Përse të sillen kështu këta shtete kundër kombit tonë?!

Ç’i shtyn këta shtete të na joshin në këtë mënyrë, duke ua pakësuar popujvet të vet buxhetet?!

Madje shpeshherë duke i lënë shtetasit e vet në pikë të hallit?!

Kjo është, në kuptimin e plotë të fjalës, një poshtërsi! Është poshtërsi, e cila kamuflohet, mbulohet, me gjoja humanizëm dhe me gjoja patriotizëm!

Po gazetat tona ç’bëjnë?!

Përse nuk investigojnë, pë t’i zbuluar të tilla veprimtari mirëfilli antishqiptare?!

Po qeveritë tona, ku i kanë sytë edhe veshët?!

Ku e kanë vetëdijen kombëtare qeveritë tona?!

Secili njeri që pranon të marrë një pagë nga të huajtë për çfarëdo veprimi antikombëtar, qoftë edhe për një qëndrim „pasiv“, thjeshtë duke e regjistruar emrin e vet me përkatësi të huaj kombëtare, duhet të shpallet spiun dhe tradhtar! Të shpallet spiun dhe tradhtar, dhe të merrren masa ligjore ndaj tij! Të dënohet siç i dënon gjithë bota spiunët dhe tradhtarët!

Ndërsa ndaj atyre që janë vërtet grekë, që janë vërtet sërbë, bullgarë apo malazezë, shtetet tanë përsëri duhet të kenë ligjet përkatës: „Zotëri (ose Zonjë), nëse nuk të mjaftojnë të ardhurat që i siguron në shtetin tonë, shko në shtetin tënd të origjinës!“

Ky duhet të jetë qëndrimi i qeverivet tona.

Në ndërkohë, nëse unë e kam gabim në gjykimet e mi, hajde të diskutojmë!

A u jep Sërbia para sërbëvet që jetojnë në Kroaci?!

Po bullgarëvet që jetojnë në Greqi, a u jep para Bullgaria?!

A u jep Greqia para grekëvet që jetojnë në Turqi?!

A u jep Turqia para myslimanëvet që jetojnë në Bullgari?!

Po Gjermania a u jep para gjermanëvet që jetojnë në Çeki?!

Dhe, nëse ndodh kështu edhe atje, cili është qëndrimi i qeverivet ndaj të këtillë veprimesh subversivë?!

Për shembull, në qoftë se Franca do t’u paguante 400 (ose 4000) euro në muaj një numri gjermanësh, ta zëmë një million gjermanëvet, thjeshtë për t’u deklaruar francezë, si do të vepronte qeveria gjermane?!

Në bisedat tona familjare tema të këtilla përbëjnë shqetësim të madh. Ku po shkon kombi ynë, i krimbur nga të këtilla dukuri, kur krimbat na i prodhojnë e ushqejnë shtetet keqdashës dhe ne i durojmë, siç i duron krimbat një lopë a një dele që është duke ngordhur?!

Gjokë Dabaj, Durrës 8 shtator 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks