SHKRIMI
e enjte, 29 qershor 2017

ALFRED CAKO: NJË PËRKTHIM I SITUATËS SË SOTME TË RËNDUAR NË SHQIPËRI

Tiranë, 6 prill 2017: Situata e sotme ne Shqiperi ka si konflikt ne thelbin e saj tre pale: 1- SHBA; 2-BE; 3- Grupin e vjeter te politikaneve shqiptare te grumbulluar tek dyshja Berisha-Meta. Ky konflikt dhe vetem ky eshte shkaku i kesaj gjendjeje. Berisha me nje gur, ate "te zgjedhjeve te rrezikuara nga klani kriminal i droges se Edi Rames', kerkon te turbulloje ujin per te zene dy peshq, nje te madh e nje te vogel:  a-) te shkaterroje rrjeten e Reformes ne Drejtesi ku mund te bien ai ose vetem disa nga njerezit e aferm e bashkepuntoret e tij;  b-) te shikoje se mos turbullira i krijon atij dhe kolones se V-te te vjeter te tij, I.Metes, mundesine per ndonje bashkepunim qeverises me 2017-2021, si gjithmone ne minorance, qofte edhe sipas modelit te Zaevit ne Maqedoni, ku mund te qeverise jo forca e pare por edhe ajo e dyta me te treten.

Ne kete rast, 'Zaevi' i Tiranes nuk do te ishte Lulezim Basha (i dyti) por Ilir Meta (i treti), ne kuptimin qe edhe pse mund te ishte force e pare PS, nese ajo nuk do kalonte 71 mandate, atehere do hynte ne loje numri 2, Basha, i cili do te linte si 'Zaev', Meten, mbi bazen e nje marreveshje paraprake. Qe te mos ndodhte ky skenar, te cilin I.Meta mund t'ja kete treguar si kercenim ne darken e fundit E.Rames, ai mund t'i kete shtruar aty Rames dy kerkesa te panegociueshme:

1- Qe Rama te distancohej realisht nga Reforma ne Drejtesi duke bere nje amnisti per te gjitha ngjarjet e kaluara dhe koha per kete Reforme te niste nga sot e tutje;

2- Qe Meta te behej Kryeminister per 4 vjetet e ardhshem ose te pakten per dy vjetet e para 2017-2019.

Nese Meta do t'binte hipotetikisht dakord me Ramen per keto dy ceshtje, kerkesa tjeter ose qershia mbi torte e pragmatistit nga Skrapari dhe hienes se vjeter, Berishes, si kusht per te dale nga cadra, do te ishin rizgjedhja e Nishanit si President ose e dikujt tjeter si Baba Taku ose Petrit Vasili, gjoja me teorine e balancimit te pushteteve qe tash po e perkrahin shume te mare, pasi kjo lloj qeverisje me ndarje te pushteteve ne tavoline i perket te shkuares, tranzicionit dhe jo te ardhmes, politikes evropiane ku jane votat e vetem votat ato qe ndertojne institucionet dhe jo politika e rruges dhe destabilitetit qe mund te krijoje cdo opozite.



Me keto atu ata shpresojne ta cojne per ne kalendat greke realizimin e Reformes Zgjedhore dhe te ngelen faktori dominant ne politiken e Tiranes duke e mbajtur vendin larg BE-se dhe ne nje tranzicion me te gjate.

Po Rama cfare pritet te beje ne kete situate matrice me shume vektore?

Ai ose mund te zbythet perballe faktit se dje i ka rene maxhoranca ne Kuvend, duke vazhduar t'i serviloset I.Metes nga frika e nje mocioni kunder qeverise, ose mund te reagoje me trimeri duke ju kundervene hapur 'qetsise dhe dashurise' se I.Metes dhe te kerkoje nje mandat te dyte pa qene ne koalicion me LSI. Ai duhet te tregoje nese eshte vertet pro Reformes ne Drejtesi, se eshte kunder amnistimit te krimeve te politikes ne keto 27 vjet dhe kunder pandeshkueshmerise se qeveritareve te shkuar dhe te ardhshem dhe te kerkoje nje mandat te dyte i vetem, ne aleance me disa parti me te vogla e te qenesishme me struktura qe ai i shikon si me te virtytshmet e politikes shqiptare. Ta demaskoje I.Meten duke i kerkuar se pari LSI nje mocion besimi dhe nese nuk kalon qeveria, tu tregoje shqiptareve se dyshja Meta-Berisha jane kunder stabilitetit sepse jane kunder Reformes ne Drejtesi ngase kane frike prej saj dhe vetem kjo frike eshte shkaku themelor i destabilitetit te vendit, i zgjatjes se tranzicionit, i mosfutjes se vendit aty ku e ka vendin, ne BE.

Pas kesaj deklarate parazgjedhore, nese nuk i ben dot 71 vota ne Kuvend per nje qeveri 2 mujorshe te re, Rama duhet te kerkoje nje qeveri teknike per te cuar vendin drejt zgjedhjeve, duke treguar se dyshja Berisha-Meta destabilizuan vendin; te rregulloje Kodin Zgjedhor ne Komisionin e Zgjedhjeve ne Kuvend per tu zhvilluar zgjedhje te ndershme e te pakontestuara nga konkurrentet kryesore dhe nga faktori nderkombetar, duke treguar shkaqet e verteta te kesaj gjendje ku palet kryesore kundershtare te tij, PD dhe LSI po luajne ne orkester kunder interesave te vendit, per te mos patur nje sistem juridik modern si kushti themelor per integrimin e vendit ne BE.

Ai duhet te depolitizoje sistemin zgjedhor nga komisioneret partiake ne te treja nivelet, te fute numurimin teknologjik te fleteve te votimit nepermjet skanimit elektronik te cdo vote, te lejoje votimin proporcional kombetar me prag elektoral, ndoshta 1,5%. Gjithashtu, Rama duhet te organizoje nje fushate moderne ku te tregoje se cfare ka bere keto kater vjet me mire se kundershtaret e saj me 2009-2013 dhe cfare gabimesh qe do synoje t'i eliminoje ne kater vjetet e ardhshem. Te tregoje cfare nuk ka bere mire dhe si do te luftoje papunesine, per rritjen ekonomike, sigurine e jetes, per shperndarjen e pasurise, kunder polarizimit,etj.

***

Megjithate, kjo strategji tensioni vjen edhe per shkak te faktoreve te jashtem. Duket se Washingtonit i intereson destabiliteti ne Shqiperi dhe nje situate zgjedhore me probleme per te mos e lejuar futjen e Shqiperise ne BE per disa arsye:

se pari, Washingtoni kerkon qe Ballkanin ta kete brenda ndikimit te vet dhe jo t'ja jape ate si nje vlere te shtuar Imperiumit Evropian pasi pavarsisht se duket sikur Washingtoni dhe Brukseli jane ne orkester, ne fakt eshte e kunderta: Washingtoni dhe Moska jane dy aleate te medha te cilat kane si synim kontrollin se bashku te Euro Azise-L.Mesme-Afrikes apo thene ndryshe, Ishullit te botes, duke e mbajtur larg nga ky kontroll Imperiumin evropian. Nga kontrolli i saj duhet mbajtur larg Evropa dhe sa me e dobet qe te jete kjo dhe qyteterimi i saj perendimor, aq me mire per keto te dyja. Keshtu qe Luja perpiqet ta kontrolloje homologen e tij te Brukselit, Vllahutin dhe njekohesisht te mos lejoje qe Shqiperia te 'plotesoje standartet' normale per tu thirrur nga Brukseli ne antaresim. Shqiptaret duhet ta kuptojne se nuk mund te rine ne dy karrige: edhe ne ate te 'Merkelit' edhe ne te 'Trumpit'. Sigurisht, qe me kete strategji, edhe Berisha mund te kete nje mbeshtetje tek grupi agresiv antievropian i SHBA, Skull&Bones apo tek grupi i Jeillit ne Conecticat, nepermjet komunikimeve qe ata mbajne me Fatmir Mediun. Berisha e njeh mire strategjine e tensionit. Ai keto dy gjera ka bere ne keto 27 vjet ne politike: ka vjedhur e manipuluar sa here qe ka ardhur ne pushtet dhe ka destabilizuar shtetin, shpesh here me pretekste, sa here ka qene ne opozite.

Ndersa BE perpiqet te zgjerohet se pari ne Ballkan ne territoret jo ortodokse dhe jo sllave ku pas slloveneve dhe kroateve ju vjen rradha boshnjakeve dhe shqiptareve, SHBA perpiqet te komunikoje me Mosken per ta ndare ata kete territor ne fushat e tyre te sigurise ose ta perdorin per 'pazar' gjate takimit te Trumpit me Putinin qysh ne qershor, ne Slloveni. SHBA kerkon ta mbaje larg ndikimit qendror Brukselin mbi Tiranen dhe t'i bashkoje shqiptaret ne nje entitet politik, por nen komanden autoritariste te Washingtonit. Por qe te zhvillohet fuqishem Shqiperia, SHBA duhet te jene investitori kryesor per kete skenar, ose SHBA do t'i imponohen BE per nje marreveshje te vecante me shqiptaret e bashkuar politikisht per levizje te lire te mallrave dhe sherbimeve me Shqiperine si edhe liri te tregut te punes, meqe shqiptaret te mos punojne ne te zeze ne Evrope por edhe qe ata te mos jene vendimmares ne punet e Evropes dhe as Brukseli ne punet e Tiranes. Fakt i antievropianizimit te USA jane deklaratat e Trump kunder unitetit te Brukselit si edhe largimi prej BE-se i Ishullit Britanik, kesaj 'aeroplanmbajtese 'amerikane' qe nuk zhytet kurre'.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks