SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

SHERADIN BERISHA: 'RIVALITETI' I LIDERSHIPIT DHE (KEQ)MENAXHIMI I PARASË PUBLIKE! (FOTO)

Pashtriku.org, 16 maj 2017:

- Shteti ka buxhetin miliardëshe!

- Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?

- Partitë me lidershipin e tyre!

- Ee, çka janë në të vërtetë partitë?

- Janë struktura të organizuara politike që abuzojnë në forma të ndryshme me paranë publike!


***

Për mendimin tim në Kosovë të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që synojnë pushtetin ekzektutiv janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s'ia kemi provuar pushtetin. Rrjedhimisht rivalitetin e tyre politikë e ka ndërtuar 'lufta e egër' dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë! Për 18 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive "rivale" politike: PDK, LDK, AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, NISMA etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale (shohim edhe këto ditë të parafushatës për zgjedhjet e parakohëshme) në debate të shumta televizive, nuk i kursejnë fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratin e varfër.

Shikuar nga ky prizëm, "lufta" për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe mjaftë "armiqësorë" në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre si: Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj etj., bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të tyre, të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve apo të miqve, të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike - taksapaguesit) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.

Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë e politikanëve, para dhe gjatë luftës ka abuzuar e vjedhur qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane, dollarë etj., nga fondi i 3%'it dhe "Vendlindja Thërret", ndërsa pas luftës përveç parasë publike, e menaxhon kontrabandën me derivate të naftës, me narkotikë, me cigare… Për më tepër strukturat e tyre (edhe parapolitike) i kanë të rregulluar mirë raportet për menaxhimin e të gjitha kazinove (bixhozeve), bastoreve etj., në Kosovë, të cilat në këtë drejtim bashkëpunojnë me bosat e politikës dhe grupet tjera të interesit në rajonë e më gjerë. Dhe, rrjedhimisht nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme ata kanë krijuar pasuri përrallore.

Kjo oligarki, duke e shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, në vendet më atraktive të Kosovës, ka ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, pallate e shtëpi shumëkatshe, villa e supervilla luskoze... Po t'i vizitojmë lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Grykën e Rugovës, Malet e Sharrit, Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shohim, se sa rahatshëm bashkëjetonë kjo specie e politikanëve, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, dhe përballen çdo ditë me tmerrin e skamjes!

Dhe në fund!

Kur bëhet fjalë për fuqinë politike të shefave partiakë (në cilësinë e kryeministrit), kam vënë re, se fuqia e tyre nuk buron tërësisht nga vota e qytetarëve, (e cila vidhet, blihet apo manipulohet), por impulsohet (përkrahet) nga qendrat politike, diplomatike e financiare ndërkombëtare, të cilat kanë intersa dhe agjenda të ndryshme në Kosovë…!







kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks