SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

GJOKË DABAJ: KUJT NUK I INTERESON TË HAPEN DOSJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË?!

Durrës, 1 korrik 2017: (Tradhtarët e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar janë tradhtarë të Kombit Shqiptar) - Lista e kësaj kategorie tradhtarësh është shumë e gjatë. Një ish-punonjës i Sigurimit të atëhershëm të shtetit shqiptar, Andrea Dimushi, doli këto ditë me emra konkretë të ish-kolegëvet të tij të Sigurimit, të cilët e kanë „vazhduar“ veprimtarinë e tyre në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe në ekonomi, duke u pasuruar në mënyrën më flagrante. Do vënë në dukje këtu që të atillë të metamorfozuar nuk janë vetëm funksionarë apo apologjetë të PD-së, por ka të tillë me dhjetëra edhe në Partinë Socialiste Shqiptare, edhe në të gjitha partitë e tjera, si edhe në të gjitha sferat e ekonomisë së invalidizuar shqiptare.

Ngordhi kali, mizat që strehohen te bishti apo ndërmjet shalëvet të kalit, janë të parat që i sulen mishit të ngordhur.

Qarqevet ekonomiko-politikë dhe inteligjentë të SHBA-së dhe të BE-së askush nuk do të mund t’u shërbente më mirë se disa ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ata, nga njëra anë, i kanë „duart të lidhura“, sepse mund të shpallen „a la minut“ si spiunë të Sigurimit, nga ana tjetër, kanë plot informacione mbi strukturat e ish-shtetit dhe si të tillë mund të shërbejnë shkëlqyeshëm në shkatërrimin përfundimtar të këtij shteti.



Andrea Dimushi, ish-punonjës i Sigurimit.


Puna e parë ka qenë që Sigurimi i Shtetit Shqiptar të shpallej e të propagandohej si një institucion negativ dhe, të ishe në shërbim të atij institucioni „negativ“, s’kish „gjë më të keqe“ dhe „më poshtëruese“. Të ishe informator i atij institucioni, ishte „faqja e zezë“! Sado që, që të gjithë e dimë se ai institucion i ka shërbyer ruajtjes së pavarësisë së atij copë shteti që mezi e kishim.

Agjentit të fshehtë, kur padroni i tij ka rënë nga vafti dhe kur vetë është i dobët si karakter, i duket sikur e ka „mizën majë kësulës“. Ka frikë se mos zbulohet. Ka frikë se do ta përbuzin dhe nuk i shkon fare ndërmend të krenohet me punën tepër të vëstirë që i ka qenë ngarkuar.

Në anë tjetër, ka edhe joshjen e pasurimit. Andre Dimushi në rrëfimin e tij nuk lë pa vënë në dukje se këta ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, tashmë janë bërë shumë të pasur. Është krejt e kuptueshme. Kapitalizmi perendimor, i cili quhet edhe neokolonializëm, s’kish ku gjente shtresë më të përshtatshme, për të krijuar një klasë kapitaliste servile, se sa shtresën e ish-„spiunëvet“ të ish-shtetit tashmë të shkatërruar. Emigrantët antikomunistë, që i patën shpenzuar të gjitha energjitë dhe krejt rininë e vet për ta demaskuar komunizmin në Shqipëri, nuk i hyjnë më askujt në punë. As ish-klasat e përmbysura, që eventualisht vuajtën internimet dhe burgjet, nuk do të shërbejnë më për asgjë, përveçse si ekspozitë për të „demaskuar“ ish-regjimin „kriminal“.

Të vetmit që mund t’u shërbenin neopushtuesvet të Republikës së Shqipërisë, si dhe arkeo- e neoposhtëruesvet të Kombit Shqiptar, ishin ish-shërbëtorët e fshehtë të atij regjimi, regjim të cilin „bota“ e ka shpallur diskriminues.

Por, gjithsesi, këtu duhet të bëjmë një dallim të rëndësishëm. Atëherë, cilado që të ishte përbërja morale e tyre, puna e tyre ish pozitive, sepse u shërbente interesavet të Atdheut tonë dhe Kombit tonë. Ndërsa sot, duke u vënë në shërbim të interesavet të huaja, puna e tyre është në të gjithë aspektet një punë tradhtarësh. Do të ish më mirë të kishin mbetur gjithë jetën të varfër, se sa t’i tradhtonin interesat e shtetit e të Kombit të vet. Të tradhtonin, madje edhe duke u mburrur: si sjellës, si realizues dhe si „ruajtës vigjilentë“ të „demokracisë“.

Është thënë gjithandej që, duke qenë këta njerëz agjentë të shërbimit sekret shqiptar, paskan marrë më qafë, në atë kohë, shumë bashkëvendës e madje shokë e të afërm të tyret. Mund të ketë ndodhur dhe, në mjaft raste ka ndodhur që ndonjëri prej tyre, duke mos qenë i formuar si karakter dhe duke mos qenë i qartë në detyrën që ish caktuar, është bërë deri diku edhe shkaktar i tërthortë i fatkeqësisë së ndonjërit.

Por tani duhet shtruar me të madhe edhe pyetja tjetër: Sa njerëz kanë marrë më qafë këta ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit mbas restaurimit të kapitalizmit në Republikën e Shqipërisë?! Në emisionin „Njerëz të humbur“, drejtuar me akribi nga një zonjë e nderuar, u zbuluan ose u vunë në rrugën e zbulimit shumë raste njerëzish që i kishin shërbyer Atdheut me devotshmëri dhe me sakrifica, por që tashmë ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Në intervistën e tij, Andre Dimushi tha se dinte shumë emra dhe se dispononte shumë fakte lidhur me njerëz që sot ndodhen në pushtet dhe e përkrahte mendimin se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar.

Shqiptarëvet doemos që u ka interesuar dhe u intereson që ato dosje të hapen përfundimisht dhe njëherë e mirë.

Por kujt nuk i intereson që ato dosje të hapen? Kujt i intereson që ato dosje të mos hapen tërësisht dhe përfundimisht? Nuk u intereson: administrates së SHBA-së, sekrete dhe josekrete, dhe nuk u intereson administratavet të disa shteteve të Evropës. Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar. Shumë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit komunist shqipar janë sot beniaminë të qeverivet perendimore antikomuniste. Në të njëjtën kohë, shumë antikomunistë dhe properendimorë të përkushtuar, kanë mbetur me vite para dyervet të mbyllura, duke kërkuar “dëmshpërblimimet”. Ç’është kjo punë?!, do të thonë popujt e Evropës e të Amerikës.

Por, në sytë e shqiptarëvet, të atyre që janë të kthjellët dhe të vetëdijshëm, këta ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, janë e do të mbeten përjetë tradhtarë të atij Sigurimi, shtetmbrojtës dhe lirimbrojtës, dhe njëkohësisht këta janë e do të mbeten edhe tradhtarët më të pëbuzur të Kombit Shqiptar.

Gjokë Dabaj, Durrës - 30 qershor 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks