SHKRIMI
e enjte, 20 shtator 2018

PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: MANIPULIMI I PARTIVE MAQEDONASE ME VOTAT E SHQIPTARËVE

Tetovë, 4 tetor 2017: Pas krizës së thellë politike që përjetoi Maqedonia, sidomos në vitet e fundit, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë e ndjenë veten të zhgënjyer dhe tradhëtuar nga udhëheqësit e partive të tyre, disa qarqe politike në Maqedoni dhe jashtë saj, sajuan një strategji të re për marrjen ,,nën sjetulla” të shqiptarëve, kinse për mbrojtjen e tyre nga partitë e veta dhe politikanët e korruptuar, të cilët në bazë të përgjimeve u identifikuan dhe demaskuan si shitës të interesave të qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë përfaqësuar vite me radhë në organet e pushtetit.

Kjo tendencë u shfaq më hapur në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, kur partia maqedonase deri atëherë opozitare, LSDM, si bartëse e proceseve për ndryshime politike në vend, sidomos përmes protestave të njohura si ,,revolucioni laraman”, për rrëzimin e pushtetit të mëparshëm diktatorial të udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe BDI, me çka arriti të rekrutojë në dobinë e saj shumë shqiptarë, duke përfituar nga kjo situatë disa dhjetëra mijë vota të tyre. Kjo tendencë e LSDM-së u vlerësua si revoltë e qytetarëve shqiptarë, zhgënjim nga partitë e veta nacionale, por, ky kualifikim nuk duhet të shpjegohet dhe besohet si i tillë. Janë shkaqe dhe rrethana krejt të tjera që i orientuan votuesit shqiptarë ta mbështesin këtë parti palitike.



Në prag të zgjedhjeve vendore të radhës në Maqedoni, të cilat pritet të mbahen më 15 tetor 2017, kjo ambicie e ka përfshirë edhe bllokun tjetër, tanimë opozitar, të partive maqedonase dhe nacionaliteteve, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), e cila ka përfshirë disa kandidatë shqiptarë në listat e veta për këshilltarë komunash, duke pretenduar vota nga shqiptarët, sidomos në kryeqytetin e vendit, qytetin e Shkupit, ku do të zhvillohet beteja kryesore mes dy koalicioneve të partive të bllokut politik maqedonas dhe nacionaliteteve (në koalicionet e udhëhequra nga dy partitë më të mëdha maqedonase bëjnë pjesë edhe shumë parti të nacionalitetit turk, rom, serb, vlleh, boshnjak etj.).

Pavarësisht se ky fenomen ka marrë përmasa tanimë shqetësuese ndër shqiptarët, pavarësisht nga dështimet e derisotme të partive politike të tyre, këtë poshtërim nuk duhet ta lejojnë qytetarët (votuesit) shqiptarë me asnjë kusht.

Nëse ka nevojë për përkrahen e një fryme të re politike në vend, në këtë rast të reformave të paralajmëruara nga qeveria e re e Maqedonisë, e udhëhequr nga Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, këtë shqiptarët do të dinë ta bëjnë në forma të tjera, jo përmes idesë për krijimin e subjekteve politike shumetnike, të udhëhequra dhe kontrolluara kryesisht nga maqedonasit, sigurisht edhe me një grusht shqiptarësh, të cilët pushteti i mëhershëm komunist i cilësonte si ,,shqiptarë të ndershëm”.

Ideja që shqiptarët t’i votojnë partitë maqdonase mund të nxitet, frymëzohet dhe mbështetet edhe nga faktori ndërkombëtar, por në asnjë rast nuk duhet që vetë shqiptarët të harrojnë se, në këtë shtet ende trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, si qiraxhinj në shtëpinë e vet, me status të pakicës kombëtare sipas Kushtetutës. Ky fakt nuk i jep komoditetin askujt të bëjë eksperimente me çështjen kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, sepse vetvetiu pas vetes bart rreziqe të tjera, shfaqjen e opsioneve të tjera nga grupacione të ndryshme politike, si dhe tendencën për ndarjen e Maqedonisë, coptimin e saj mes shteteve fqinje dhe shpërbërjen e këtij shteti.

Vetëm me shqiptarë të barabartë, si popull shtetformues, Maqedonia mund të mbijetojë në të ardhmen, sepse shqiptarët janë garanca më e mirë që këtij shteti t’i sigurohet perspektivë evropiane, pa e dëmtuar në asnjë rast popullin maqedonas dhe identitetin e tij.

Këtë e dëshmojnë shumë fakte, sidomos marrëveshjet e shumëta mes shteteve fqinje të Maqedonisë, në të kaluarën e largët dhe të afërt, të hapura dhe të fshehta, për ndarjen dhe coptimin e territorit të saj mes shteteve fqinje, në përjashtim vetëm të shqiptarëve, si me Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913, Marrëveshjen Micotakis-Mishosheviq të vitit 1992, si dhe mohimin e vazhdueshëm të kombit të ri maqedonas, indentitetin, gjuhën dhe historinë e tij, po nga këto shtete, të cilat shiten si mbrojtëse të saj ,nga shqiptarët”. Janë shqiptarët ata që i sigurojnë ardhmëri këtij shteti, por vetëm si popull i barabartë, shtetformues dhe bartës të sovranitetit, bashkë me maqedonasit dhe të tjerët, assesi ndryshe.

Këto lojëra politike me votat e shqiptarëve janë tepër të ulëta, të rrezikshme dhe pa perspektivë, sa për t’i heshtur kërkesat kryesore të shqiptarëve për barazi të plotë në këtë shtet. Për aq më tepër, nëse votat e shqiptarëve i kërkon një parti e cila hapur i ka përkrahur idetë shiveniste kundës shqiptarëve në Maqedi, siç është OBRM-PDUKM, përmes grupeve kriminale, me britmat dhe thirrjet e tyre të shpeshta raciste: ,,Vdekje shqiptarëve”, ,,Dhoma gazi për shqiptarët”, ,,Shqiptari i mirë, vetëm shqiptari i vdekur”, etj.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks