SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

DR.SULEJMAN ABAZI: SI E KATANDISËM KOSOVËN TONË KËSHTU?!

Tiranë, 25 nëntor 2017: Me një popullsi etnikisht me 95 për qind shqiptare dhe vetëm 5 për qind popullsi serbe, në zgjedhjet vendore përfundimisht nga 34 komuna, 9 prej tyre fitohen nga serbët (25 për qind), ndërsa 25 komuna fitohen prej shqiptarëve. Ky është rezultati i politikave të “koalicioneve”, për të ruajtur pushtetin e individëve që sot e mbajnë peng jetën politike dhe Kosovën.

Politika e "koalicioneve", një politikë paradoksale e interesave klanore e partiake, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin, pa asnjë moral qytetar e kombëtar, e solli situatën e pushtet vendor deri në këtë gjendje.

Së dyti, kaosi politik i shkaktuar nga zgjidhja artificiale e krizës politike të pushtetit qëndror, është një nga shkaqet kryesore, që solli këtë rezultat të zgjedhjeve vendore, pa marrë parasysh pjesmarrjen e ulët të qytetarëve të zhgënjyer në votime.

Së treti, jeta social - politike në Kosovë, është përballur edhe me një situatë paradoksale, e cila solli një propogandë të shfrenuar denigrimi në të gjithë formët, kundër Lëvizjës “Vetëvendosje”, e cila u evidencua në zgjedhjet e fundit qëndrore si partia me e madhe në elektorat.

Me mbështetje nga Beogradi, por dhe nga Brukseli, opinioni në Kosovë u përballë me një propagandë të shfrenuar denigrimi, e cila goditi rëndë dhe padrejtësisht imazhin e Lëvizjes "Vetëvendosje”.

BE-së nuk i ka interesuar ndryshimi i pushtetit, pasi donte marionetat e bindura në drejtimin e Kosovës, politikanët servilë, për të pasur dorë të lirë në administrimin e bisedimeve Kosovë - Serbi.

Dhe rezultati iu plas në fytyrë opinionit shqiptar në Kosovë.

BE-ja tregoi gati hapur që, kishte problem përballjen me programin dhe qëndrimin e Albin Kurtit ndaj Çështjes Kombëtare dhe kërkesave të VV në bisedimet me Serbinë, prandaj dhe propaganda kundër kësaj lëvizje zuri vend në të gjithë format.

Në 18 vite pas përfundimit të luftës, pushteti shkoi sa në një dorë në tjetrën, duke abuzuar rëndë me vlerat e luftës Çlirimtare, në emër të saj u kërkua pushteti, duke shkelur mbi gjakun e shokëve, sakrificën popullore dhe duke e zhgënjyer rëndë popullin.

Dhe këtë herë rezultati i zgjedhjeve përplaset në fytyrë dhe shqiptarët duhet të rrijnë urtë në një “Kosovë multietnike”, pasi ky është “vullneti politik i popullit”.

Ta sjellim argumentin edhe më tej. Edhe në rastin kur zgjedhjet qëndrore në Kosovë mund të përsëriteshin për shkak të pamundësisë së krijimit të qeverisë, frika e daljes së VV si forcë e parë politike, solli koalicionin e brishtë dhe të çuditshëm me Ramush Haradinaj si Kryeministër.

Përsëri edhe në këtë rast dhe me këtë lloj “zgjidhje”, pushteti në Kosovë mbeti peng dhe produkt i ndërhyrjes së Beogradit.

Nëse jam gabim në këtë lloj arsyetimi, kundërshtoni, por mbi të vërtetën, nuk ka fare rëndësi mendimi personal. Edhe në rastin e fundit, kur Ramush Haradinaj kërkoi praninë e palës amerikane në bisedimet me Serbinë, funksionarja më e lartë e BE-së, Mongherini, theu protokollin duke e fyer rëndë Kryeministrin e Kosovës.



Edhe sa ngjarje të tjera do të duhet të ndodhin që të arrijmë të kuptojmë se sa rëndë mbrohen interesat e shqiptarëve në Kosovë?!

Koha dhe pasojat e rënda po kërkojnë, që në Kosovë të ndryshojë mentaliteti politik, i nënshtrimit pa kushte ndaj faktorit ndërkombëtar dhe i mbështetjes akoma të njerëzve në politikë, të cilët janë të dëshmuar në inkriminimin e tyre politik dhe moral.

Njerëzit e përgjegjshëm ti drejtohen vetëdijes kombëtare dhe të fillojnë të mendojnë të paktën një herë për veten dhe familjet e tyre.

Mjaft rendët pas emrave të veçantë me militantizëm politik, pasi në thelb të këtij militantizmi qëndron mashtrimi dhe shitja pjesë pjesë e pavarësisë së Kosovës nën diktatin europian.

Ta kuptojmë përfundimisht.

Nuk duhet lejuar më që të merret me të mirë Serbia për shkak të “zbutjes” së nacionalizmit të saj, duke abuzuar me interest e shtetit të ri të Kosovës.

Nëse Kosova ka mbetur peng si “plaçkë këmbimi”, atëherë kjo le të bëhet e qartë dhe politika europiane të mos vazhdojë të luajë rëndë me ndjenjat dhe vetëdijen e popullit shqiptar.

Njerëz të ndershëm, jepuani pushtetin djemve të mirë që i keni mes jush. Ata jetojnë dhe janë popull. A nuk po e kuptoni se këta djem janë vënë në shënjestën e goditjes dhe po dënohen në mënyrën më të poshtër në mes të ditës dhe para fytyrës tonë?!

E ardhmja e sigurtë dhe perspektiva e politikës shqiptare në Kosovë, me sa duket i ka ardhur në kohë të vërë në provë Lëvizjen “Vetëvendosje”. Ndoshta këtë shans Kosova do të ketë shumë herët për të vendosur në jetën politike të saj.


Sulejman Abazi NESHAJ, Tiranë më 20/11/2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks