SHKRIMI
e mërkurë, 24 tetor 2018

ELIFE PODVORICA JASHARI: GËZUAR VISAR! GËZUAR ARBISA!

Prishtinë, 8 qershor 2018: (Dy diplomantët e masterit në Berlin të Gjermanisë) - Më datën 29.05.2018, Visari dhe Arbisa mbrojtën temën për Master në Berlin të Gjermanisë! E morën notën më të lartë -10- ose 1.4 sipas vlerësimit të sistemit gjerman! Tema e Visarit u shpallë si tema më interesante nga të gjithë studentët tjerë!

Nuk pat lule siç veprohet në këto raste e as njerëz për t'i dërguar ato! Dy prindërit e Visit, njëri kishte qëlluar tepër i zënë në Kosovë me angazhimet e veta, ndërsa tjetri që mund të shkonte e të ishte prezent ate, nuk kishte vizë! Ky prindi që nuk kishte vizën, para disa viteve nuk e kishte pranuar nënshtetsinë e një vendi europian që ia kishte afruar! Nuk kishte dashur që në këtë botë që e kishte sjellur Zoti si shqiptar, të jetonte me një identitet të huaj! Nuk kishte pranuar kurrë që të shkonte e të sillej para dyerve të ambasadave të huaja në vend e të lutej si një qytetare e rendit të dytë, qoftë kur ishte fjala për të performuar edhe në koncerte klasike!

E vetmja gjë që mund të bënte prindi i pa vizë at ditë, ishte të shihte një ëndërr dhe të hypte në qilimin fluturues të Alladinit dhe pa i penguar rregullat e shteteve që i kishin vënë përballë qytetarëve të Kosovës, të fluturonte lehtas qiellit e “senza fine degli spazi”, të arrinte ashtu padukshëm dhe matan dritareve të sallës ku bëhej mbrojtja e Temës, të zgjaste veshët dhe të hapte sytë e të mund të dallonte birin e vet tek fliste e diskutonte!

Por, ëndrra u realizua ndryshe! Ardhja e të birit dhe nuses për një javë vizite në Kosovë, e bëri ëndrrën - zhgëndërr! Dy prindërit e Visarit, kësaj here pa nëvojën e vizës, kishin mundësinë që të organizonin një mbrëmje “Gala’ për dy diplomantët e rinj të familjes Jashari dhe Musliu! Aty ishin të ftuar gjyshi i Visit, i cili kishte arritur moshën 88 vjeçe! Gjyshi sivjet ishte bërë pjesë e librit të Sh.Stubllës si qytetari më i vjetër i qytetit të Prishtinës! Dhe gjyshi, si çdo gjysh tjetër i kësaj gjenerate, ishte histori më vete!

Këtu do ta përmendi vetëm njërën! Gjyshi ynë ishte ndër shqiptarët e parë që kishte marr vendimin dhe guximin që para 45 viteve të dërgonte djalin e tij jashtë Kosovës për studime! Ndërsa sonte, e përjetonte të njëjtin moment që e kishte përjetuar më herët - po festonte për diplomimin e nipit të vet-poashtu jashtë shtetit të Kosovës! Megjithë lodhjen nga mosha e shtyrë, nga humori i tij aty-këtu, dukej se ishte shumë i lumtur dhe krenar! Më kishte përmendur vetëm një hall para ca ditësh!

- More, unë djalin atëherë e ktheva në vendlindje sepse gjeti punën dhe nusen shqiptare ashtu siç i pata lënë amanetin ditën që e pata lënë fikall vet midis njerëzish e gjuhës së huaj! E gjet edhe hapësirën e vet për të sjellë në shprehje gjithë eksperiencën slloveniane , por nipit ç'ti bëhet! Druaj se nuk do të jetë kështu sipas gjithë kësaj që po shohim këtyre viteve të fundit! Pa pasur një “dorë” të fortë, druaj se diplomën do ta mbaj në xhep! Mbrëmë i thashë - Gjysh mos e baj atë vesin se jam informuar pak se ç'mund të bëhet me nipin tënd! Në një bisedë rasti me Rektorin e UP, se a kanë ndonjë mundësi këta Visarat e Arbisat shqiptar që po kryejnë studime jashtë vendi këtu në vendlindjen e tyre, më garantoi që po! Dhe u gëzova shumë! Sepse, vet e kam bërë një gjë të tillë! Jam kthyer në Kosovë që të jap kontributin tim dhe të sjellë përvojat e një shteti të avancuar, dhe ia kam dal e jam shumë e lumtur, që në ndërtimin shtetit tim, është edhe një tullë që renditet në atë murin që ka filluar të bëhet, sidomos me trashëgimtarët që do të lë pas vetes!

- “Më lumturon çdo sukses dhe e mirë e fëmijëve të tu, dhe shumë fëmijëve tjerë gjatë këtyre 20 vjetëve të kthimit tënd, edhe për arsyen që e di se bazamenti i këtyre është puna dhe angazhimi i pakursyer yti.”! Ishte mesazhi i mikes sime S.Zhitia!

***

Mbrëmja sonte ishte zbukuruar fillimisht me familjarët e shumtë që kishin ardhur me dëshirë t'i bashkangjiteshin festës sonë! Erdhi edhe gjyshja Rafete, e cila ishte ndër mësueset e para në regjionin e qytetit të Gjilanit! Nuk munguan buqetat e luleve si atë ditë më 29 maj, kur po bëhej mbrojtja e masterit në Berlin! Përveç kësaj, kishte aq shumë dhurata që i kishin sjellë të afërmit dhe familjarët e Visarit dhe Arbisës! Darka ishte në nivelin e duhur. Ëmbëlsirat - bakllava e bërë enkas nga tezja Hamide e cila donte që kështu ta qeraste Visarin ’ djalin më të kulturuar që ka takuar ndonjëherë”, na shijoi shumë se ishte gatuar për mrekulli! S’e di se si më ngjau krejtësisht me zonjën që e kishte gatuar! Urtësia e saj, mirëkuptimi dhe kontributi i saj në familje, peripetitë jetësore të saj më herët dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë për një libër tjetër të Sh.Stubllës!

Natyrisht torta mbi të cilën shkruante urimi për dy diplomantët tanë, e ëmbëlsoi edhe më shumë atmosferën e mbrëmjes! Por, më e ëmbla e kësaj nate, ishte fakti që shqiptarët atë mbrëmje kishin edhe dy diplomantë më shumë, edhe dy intelektualë më shumë të çertifikuar nga një shtet tjetër!

Dhe teksa atmosfera ngrohej e mirrte formën e valleve shqiptare që ngjiteshin në ritmin e hapave të Visarit dhe Arbisës, teksa vallëzonin me pjesën tjetër të mysafirëve, mua më silleshin në kokë fjalët e një letre përshëndetëse të shkruar nga motra ime matemaciente, e cila këtyre ditëve i ishte drejtuar klasave të nënta - “Duajeni dhe ndërtojeni vendin tuaj me dashuri e vetdije intelektuale! Zbukurojeni Kosovën ashtu siç jeni vet të bukur e të çiltërt, të njomë e të pastërt si lulet e pranverës! Respektoni prindërit gjerë në frymën e tyre të fundit, sepse duke dashur vendin dhe prindërit tuaj, e respektoni dhe e nderoni veten tuaj”!

-Shumë Urime Arbisa dhe Visar! Jo vetëm që kam dashuri të pafundme familjare, por kam admirim të pafund për intelektin dhe punën tuaj të zellshme që keni treguar gjatë gjithë procesit të edukimit dhe zhvillimit tuaj shkencor! Ajo që kam parë për këto dy vite tek ju, më ka bërë të ndjehem krenare që jam pjesë e komunitetit tuaj! Kështu do ta bëni krenar një ditë edhe Kosovën, ashtu siç e përfaqësuat me dinjitet të madhë atë ditë në Berlin gjithë popullin që i përkisnit! Kështu ka shkruar në letrër tezja Shukrije, profesoreshë në Frankfurt, e cila në shenjë respekti e krenarie, ishte bërë donatore e manifestimit të sotëm këtu në Lugmir!

Dhe krejt në fund... ”Dhurata më e shtrenjtë për mua këtë mbrëmje, është Familja ime’...ishte një frazë që ma zuri veshi, të thënë disa herë nga Visari sonte!

Gëzuar Visar! Gëzuar Arbisa!





 


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks