SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: UDHËHEQËSIT E KOSOVËS DUHET TË JENË NË OFENSIVË PËRBALLË KËRKESAVE EKSPANSIONISTE TË SERBISË!

Tetovë, 29 korrik 2018: Shteti i sotëm i pavarur i Kosovës përfshin territorin e pranuar ndërkombëtarisht, si njësi e dikurshme konstituive e ish Federatës së Jugosllavisë, jo territoret etnike të Shtetit të Kosovës, pjesë të së cilit ende ndodhen nën Republikën e Serbisë.

Sipas kushteve që parashtron pala serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përveç shkeljeve të rënda të kushtetutës, cënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, synohet përfundimisht shpërbërja nga brenda e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pushteti aktual i Serbisë, i cili për asgjë nuk i ka ndryshuar qëndrimet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga regjimi i mëparshëm i kriminelit Millosheviq, nuk do të mjaftohej edhe sikur Republika e Kosovës të njihej nga faktori ndërkombëtar si shtet i Kosovës në federatë me Serbinë, siç ishte dikur Mali i Zi!

Edhe kështu siç është, Republika e Kosovës me mbi 90% të popullsisë shqiptare, e kufizuar në të gjitha anët me territore, krahina, qytete dhe vendbanime me shumicë të popullsisë shqiptare, realisht duhet të njihet nga Kombet e Bashkuara me fusnotë, të përcjellë me akt shpjegues nga OKB, se bëhet fjalë për Republikën e Kosovës njësi e dikurshme e ish Federatës së Jugosllavisë, e cila e ka deklaruar Pavarësinë e saj më 1990-1991, ndërsa është çliruar me luftë kundër okupatorit serb më 1999, me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, SHBA, BE dhe NATO, pas shpërbërjes së ish Federatës së Jugosllavisë, ndërsa e ka shpallur Pavarësinë e saj në vitin 2008; dhe se, nuk bëhet fjalë për Kosovën shtet etnik i pavarur, një pjesë e madhe nga territori i së cilës edhe më tej ndodhet nën Republikën e Serbisë, në territorin aktual të së cilës aktualisht ka më tepër shqiptarë të cilëve u mohohen të drejtat kombëtare, se sa ka serbë në Kosovë me të drejta të garantuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.



Me këtë rast, jo se nuk e dinë, por udhëheqësit e Kosovës duhet t'ua ripërkujtojnë përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së të gjitha rastet veçmas, si: pastrimin etnik të krahinës së Toplicës me qendër në Nish nga viti 1878; shkëputjen nga territori i Kosovës dhe aneksimin e Luginës së Preshevës disa vite pas krijimit të ish Federatës së Jugosllavisë; pushtimin me dhunë e terror të krahinës së Sanxhakut, krahina e dikurshme ilire-dardane e Rrasës, e aneksuar nga Mbretëria Jugosllave e dikurshme, trashëgimtare e së cilës ka qenë ish Federata e Jugosllavisë dje, dhe është Republika e Serbisë sot.

Kështu mund të respektohen në tërësi parimet e së drejtës ndërkombëtare, e jo duke i mundësuar një shteti agresor si Serbia, e cila mbi një shekull ka kryer gjenocid dhe krime monstruoze ndaj popullit të pambrojtur shqiptar të Kosovës, që edhe më tej të parashtrojë kushte dhe të shpreh pretendime territoriale ndaj shtetit të pavarur të Kosovës në bisedimet që zhvillohen aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim nga faktorit ndërkombëtar.

Armiku, ta gjen ditën dhe ta nxjerr dritën, thotë populli, por ditën më të ZEZË Kosovës ia kanë sjellë vetë udhëheqësit e saj, të cilët për pushtet, pasuri dhe interesa personale e kanë harruar që moti peshën e gjakut, amanetin e dëshmorëve, çmimin e lirisë, shtetin e Kosovës dhe Zotin!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks