SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

REXHEP KASUMAJ: TAGĂ‹R GJAKU ...

 Berlin, 29 korrik 2018: Më ka rastisur të lexoj se toka, dhéu i saj, ka cilësi të veçanta ndër zona të botës. Dhe, të tilla, ato ndikojnë trillet e banorësisë: dashuritë, dhimbjet, ëndrrat, haretë a përvujtnitë kolektive...

Punë dijesh që nuk i përthekon kultura ime, por e besoj thellë këtë.Meqë është kështu, aherë ajo do të ketë dhe thërmija tiparesh të tjera që përcaktojnë dramën e jetës tek zhvillohet sipër saj.

Dhéu, toka e ngushtë shqiptare, ndaj, ka me gjasë një veçori të rrallë. Sado shira të derdhin qiejt dhe sado të fryhen lumenjë e l'kéne e të mbushen detet, ai ankon i etur. Përkallet, ofshânë e lypë ndihmë: i përulet mëshirës së gjakut! Vetëm lëngu i kuq i jetës i shuan etjen. I ushqen damarët e tij. Pulsimin zemërfshehtë. Shpirtin e heshtur e cinik.

Kështu ndodh përherë. Në mënyrë rrotullore ndër shekuj.

"Se Kosova e ka adet

nga nji luftë me bâ çdo vjet".

Kështu thotë rapsodia popullore dhe, posi urdhër epror, kumt i saj vjen prapë e në çdo kohë. Pa e huqur asnjëherë. Me ritualin e stinëve dhe zogjëve, kur natyra lind përseri e pambarimisht.

Çdo brez që shtaton mbi kurrizin e tij, thuase ndjek një kod të vjetër, një pakt të pashkruar në Aktin e krijimit - i jep atij tagrin e gjakut.

Tani thomëni: a dëgjohet sërish këtej mbi Dhé, kush e nga ç'anë i bie kumbonës për brezin që do shihte dritën e jetës në mijëvjeçarin e ri: gatitu, është radha jote. Toka është e djegur e plot et dhe kërkon sasinë rregulltare të gjakut e lotëve që i përket, në ciklin e përjetësuar të gjallimit tragjik!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks