SHKRIMI
e hënë, 25 mars 2019

REXHEP KASUMAJ: AMERIKA, SËRISH! (E jo Arabia, jo asnjëherë)

Berlin, 8 dhjetor 2018:

1.

Ansambli i lehjeve të çakërdisura, si ndaj hënës së plotë, do t'më kthente në kohët e moçme: të fatalitetit gjeopolitik, kur pararendësit e shqiptarëve do të rrudheshin nga dyndjet e barbarëve sllavë, anipse vetë "kishin kryer tashmë ciklin mijëvjeçar të qytetnisë" dhe të vetmisë së racës së tyre të epërme në Europë.


Dhe skema dërgonte fshehtas shenjat e përgjasimit. Ulërima, hiena, çakaj e zogori shtyhen drejt mohit nga inercia e dikurshme. Pas idhnakërisë për shtetin e parë shqiptar, pëlcasin për shtetin e dytë të tyre.

Por vetmia do të tretej pak në fillim, për t'u zhdukur fare në fundshekullin e ikur...Atëherë kur Mjeda i çonte thirrjen e bukur, e poaq, të dhimbshme poetike Amerikës: "lirinë keni ju, ne hekrat kemi"!

2.

"Hekrat" sikur gatiteshin sërish, por tani të stolisur me ide e petk të ri vezullor. Dhe pikërisht si tek "Tregtari i Venecias" të Shekspirit, lirinë e huajtur përkohësisht duhej kthyer me copëra nga trupi e shpirti i saj.

Mirëpo Amerika, kjo dalzotëse e vetme e shqiptarëve, do të ligjëronte prapë vullnetin e saj vulëvënës: është e natyrshme që Kosova, si vend i lirë e sovran, të ketë ushtrinë e saj. Stoltenbergu me shpurë, ndërkaq, do të jetë penduar për deklaratën cinike, aq konsonante brenda llojit të britmave korale.

3.

Por, ja kështu është kjo botë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të saj, veçanërisht, që kanë fillesë e frymë vetëm dy ligje supreme. Të parin, ligjin e interesit dhe, mbrojtësin e tij të pashpirt, ligjin e forcës.

Dhe serbët, i njohin ato si rrallëkush. Këtë të dytin, sidomos. Forcën që tani përplaset për ftyrën e tyre, më të errtën në Gadishullin ilirik.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks