SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

EDMOND E.KRASNIQI: NXITIMI ENIGMATIK I KABINETIT TË TRUMP'it PËR MARRËVESHJE TË RREZIKSHME KOSOVË - SERBI!

Bruksel, 4 shkurt 2019: Bruksel, 4 shkurt 2019: A duhet të ketë Kosova besim ndaj kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës siç ishte dhe është John Boltoni, apo nën-Kryetari Mike Pence i cili deri para se të marrë postin e tashëm ishte pjesë e grupit të lobit pro-Serb né Kongresin amerikan? Bolton e Pence dy njerëz me poste kaq të larta në qeverinë e tashme në SHBA, ishin dhe mbeten kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.


***


Administrata e Donald Trump, në këtë rast arkitekti i presioneve ndaj qeverisë së Kosovës e kundërshtar i pavarësisë (Këshilltari për Siguri Kombëtare) John Bolton - shih VIDEO INTERVISTËN e tij në televizionin RT rus të datës 5 Shkurt 2008 - ndodhet në nguti të çuditshme me presionin për të vazhduar dialogun e rrezikshëm midis Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit për një marrëveshje në dëm të kufijve të Kosovës.

Shiko këtu:

John Bolton: Kosova do të nxisë ekstremizmin islamik në Evropë!

John Bolton: Kosovo will spark islamic extremism in Europe



Pse për këtë administratë në Washington të udhëhequr nga Donald Trump qenka aq në ‘interes të SHBA've” heqja e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës dhe arritja e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës?

Dialogu mund të rifillojë edhe me taksën në fuqi, dhe qeveria e Trump mund t’i bëjë presion Serbisë që të heqë dorë nga kushti për taksën.

Por, pse presioni i administratës së Trumpit, përkatësisht i njerëzve si Bolton nuk drejtohet tek Vuçiçi, por tek Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij qeveritar ?

Mos ndoshta Vuçiçi është i padëgjueshëm ndaj qeverisë së Trump dhe ai është këmbëngulës në mbrojtjen e interesave ekonomike të Serbisë sepse e di ligësinë e disa krerëve të institucioneve të Kosovës ?!

E kur krerët e Serbisë ngulin këmbë, atëherë presioni bëhet ndaj politikanëve të luhatshëm të Kosovës, në radhë të parë atyre nga PDK, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, të cilët ndodhen në ethet e gjykatës speciale në Hagë për Kosovën.



Mike Pence, Donald Trump dhe John Bolton


Është krye-prokurori i ri amerikan Jack Smith ai i cili vendos se kush mund të dërgohet në Hagë për intervistë e të akuzohet për krime lufte dhe në këtë mënyrë u lehtësohet presioni i zyrtarëve të Trumpit ndaj Prishtinës.

Kur ka politikanë shqiptarë në Kosovë që ligështohen dhe ndërrojnë qëndrimet sa herë dikush nga perëndimi ua tregon dhëmbët, pse jo.

Por, ku do të dërgonte ky lloj dialogu të cilin administrata e Trump e ka marrë kaq me nguti para se t'i kalojë mandati qeverisës në 2020 kësaj qeverie të cilën më shumë se gjysma e qytetarëve amerikanë janë kundër saj dhe cili do të ishte epilogu i tij?

John Bolton tashmë ka sinjalizuar se për administratën e Trumpit ndryshimi i kufijve dhe territorit të Kosovës është i pranueshëm, me arsyetimin se Vuçiçi dhe Thaçi po duan kështu.

Qeveria e Trumpit, që nga deklarata e Boltonit bërë në fund të gushtit në Ukrainë, po e bënë enigmën para publikut ballkanas dhe evropian duke thënë se do të dalë me qëndrim të qartë pasi që të ketë një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Thaçit.

Për dallim nga refuzimet e Washingtonit dhe ambasadorëve të saj në Prishtinë dhe Beograd, që pas deklaratës së Boltonit të qartësohen për një marrëveshje eventuale për shkëmbim territoresh, Gjermania, Britania e Madhe dhe shumica e vendeve evropiane janë kundër një marrëveshje të këtillë, sepse ajo do të sillte konflikte të reja nëpër Ballkan, e në rend të parë edhe në Bosnjë e Maqedoni të Veriut.

Berlini, Londra dhe të tjerët e thonë publikisht dhe vazhdimisht se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se marrëveshja nuk bënë në asnjë mënyrë të përfshijë ndryshim kufijsh e territoresh.

Por, pse nuk thotë kështu edhe administrata e Trumpit?

Pse kjo qeveri e tashme në Washington nuk është në të njëjtën vijë me qeveritë e mëparshme amerikane për Kosovën e pavarur dhe territorin e saj?

Pse kjo qeveri në Washington nuk është në të njëjtën vijë me Gjermaninë e Britaninë e Madhe në favor të ruajtjes së territorit të tashëm të Kosovës së pavarur?

Enigmën duhet qartësuar vet zyrtarët e qeverisë së Trumpit në Washington dhe ambasadorët e saj në Prishtinë dhe Beograd.

Mospajtimet midis fuqive të mëdha për kufijtë aktual të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk premtojnë paqe në Kosovë, Serbi e as rajon.

Kancelaria gjermane Angela Merkel e ka thënë disa herë qëndrimin e prerë kundër ndryshimit të kufijve të planifikuar nga Vuçiçi dhe Thaçi.

Qeveria gjermane dhe ajo britanike kanë vazhduar me këto qëndrime të tyre edhe pas deklaratave të Boltonit dhe enigmës publike të qeverisë së Trump për territorin e tashëm të Kosovës.

Në këto rrethana, deklaratat e Thaçit, Veselit dhe anëtarëve të LDK-së se duhet hequr taksën për t’u futur në një dialog të këtillë vetëm e vetëm që të mos prishen raportet me siç thonë ata “Amerikën” janë mbulesë manipuluese dhe nuk shkojnë në dobi të integritetit territorial të Kosovës e as paqes në rajon.

Deklaratat e tyre do të kishin qëndrueshmëri dhe do të ishin të arsyeshme vetëm nëse qeveria e Trump do të deklarohej publikisht njëjtë si Gjermania e Britania e Madhe se territori i Kosovës së pavarur është i paprekshëm.

Thaçi, Veseli dhe krerët e LDK-së duhet pyetur dhe kërkuar publikisht nga kjo qeveri në SHBA dhe ambasadori në Prishtinë Philip Kosnett që ta thonë publikisht, siç e thonë Gjermania dhe Britania e Madhe, se a është apo nuk është kjo qeveri e tashme amerikane në favor të kufijve të tashëm të Kosovës së pavarur që e kanë ndërtuar dhe njohur qeveritë e mëparshme amerikane së bashku me vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Kjo nuk vlen për Thaçin, i cili tashmë edhe publikisht i ka thënë qeverisë së Trump se është i gatshëm që me Vuçiçin të bëjë kompromis me territorin e Kosovës.

Dhe përderisa qeveria e Trump po i mbështet Thaçin e Vuçiçin për një kompromis të këtillë, në dëm të integritetit territorial të Kosovës dhe të rrezikshëm për stabilitetin në rajon e krizë të re të madhe në derë të Bashkimit Evropian, atëherë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe të tjerët si ai kanë të drejtë të plotë t’iu thonë një JO të madhe kësaj qeverie në Washington edhe për taksën edhe për marrëveshjen e këtillë të dëmshme për Kosovën dhe të rrezikshme për tërë rajonin.

A duhet të ketë Kosova besim ndaj kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës siç ishte dhe është John Boltoni, apo nën-Kryetari Mike Pence i cili deri para se të marrë postin e tashëm ishte pjesë e grupit të lobit pro-Serb né Kongresin amerikan?

Bolton e Pence dy njerëz me poste kaq të larta në qeverinë e tashme në SHBA, ishin dhe mbeten kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.

Duhet shikuar këtë VIDEO dhe lexuar këtë SHKRIM të Boltonit të vitit 2008, pak para se të shpallej pavarësia e Kosovës, për të kuptuar se cila është e vërteta e këtyre njerëzve të Trumpit për pavarësinë e Kosovës.

Lexoni shkrimin e Boltonit:

Dritë paralajmëruese për Kosovën!

Warning light on Kosovo

https://www.washingtontimes.com/news/2008/jan/31/warning-light-on-kosovo/


***

Në shkrimin në Washington Times të datës 31 Janar 2018, Bolton së bashku me Lawrence Eagleburger dhe Peter Rodman shkruante: “We believe an imposed settlement of the Kosovo question and seeking to partition Serbia’s sovereign territory without its consent is not in the interest of the United States”.

Në Shqip: “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesa për të ndarë territorin sovran të Serbisë pa pajtimin e saj nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara (të Amerikës)”.

Në letrën publike të Ambasadës së Trumpit dhe Boltonit në Kosovë të datës 25 Janar thuhet:

“Actions which undermine the Dialogue, disruptions from the sidelines, and refusal to suspend tariffs all run counter to U.S. interests.

Në shqip: “Aksionet të cilat minojnë Dialogun, ndërprerjet anësore dhe refuzimi për të suspenduar tarifat që të gjitha bien në kundërshti me interesat e SHBA-ve”.

Cili është interesi i kësaj qeverie të Donald Trump dhe njerëzve të saj si Boltoni për një marrëveshje të rrezikshme midis Kosovës dhe Serbisë për të cilën Gjermania dhe Britania e Madhe thonë se nuk guxon që të ndodhë sepse ajo destabilizon Balkanin Perëndimor ?

Apo kjo qeveri, edhe siç thotë tash, do të deklarohet pasi që Vuçiçi dhe Thaçi t’i kenë vënë nënshkrimet e tyre në marrëveshjen për shkëmbim territoresh.

A do të jetë vonë atëherë apo do të ketë kohë ende për të parandaluar konfliktin e ardhshëm në rajon që do të shkaktonte kjo marrëveshje e nxituar?

Enigma vazhdon ...

--------------------

(Autori është themelues i agjensionit të lajmeve për Ballkanin Perëndimor - BE, dtt-net.com)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks