SHKRIMI
e premte, 19 korrik 2019

ING.AHMET ҪOLLAKU: CENSURË - NAFTËS SHQIPTARE!

Tiranë, 6 maj 2019: Në vitin 1918 në Drashovicë të Vlorës, gjeologu italian Profesor Leo Madalena së bashku me inxhinier Moretin projektuan dhe shpuan pusin e parë në tokën Shqiptare 200m të thellë në të cilin u konstatua prania e naftës Shqiptare. Kështu kishte ndodhur edhe në Azerbajxhan afër qytetit Baku ne vitin 1846, apo në Amerikë në Titusville të Pensilvanisë në vitin 1856.

Menjëherë, punëtorët shqiptarë në Kuçovë dhe në Patos, me tutor të huaj, nisen të shpojnë puse të tjerë me goditje te tipit te vjetër Kanadez, siç shpohej atëhere. Shqipëria tashmë ishte pagëzua vend naftëmbajtës. Ndërkohë ndërsa shampanja derdhej gjithandej telefonat mors përcillnin me goditje nëpër botë këtë sensacion shqiptarë, këtë mallkim apo urim. Gara për ta pushtuar Shqipërinë sa më shpejtë, tërhoqi në start edhe Japoninë e largët. Menjëherë erdhën diplomatë, emisarë, ambasadorë, të gjithë elekuent dhe me frak.

Ing. Zenel Hamiti, në librin e tij “Historiku i vajgurit në Shqipëri”, shkruan se, ndërsa Franca vazhdonte të shfrytëzonte minierën e Selenicës, qeveria Italiane dërgoi në vitin 1913 në Shqipëri një mision ekonomiko-shkencor të kryesuar nga majori Silvio Exhidi, në të cilin bënin pjesë edhe gjeolog të dëgjuar të asaj kohe si Xhiorxhio Dal Piaz, e Antonio De Ton…”. Shqipëria jonë ishte testuar me kohë për vlerën e ketij parfumi kontemporan, që para vitin 1918.

Lufta për të pushtuar naftën Shqiptare kishte filluar më përpara. Zoti Aurenc Bebja, thotë se gazeta Franceze “Le Petit Parisien”, ka botuar, me 17 shkurtit 1925, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët: Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e Amerikane i ka dërguar qeverisë Shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një konçesioni nafte, nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike. Z. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se konçesioni në fjalë do t’i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri… Shtetet e mëdhenj kannë vepruar gjithnjë si gangsterë, kurse shtetet e vogla si prostituta, thotë Stenlej Kabrik.



Në fillim nafta jonë tregetohej për kandila, si dritë e shenjtë, më pas me kova, më vonë me fuci, ndërsa në komunizëm me cisterna sepse arriti majën e vlimit 2 milion e 500 mijë tonë/naftë.

Por, në cilën bankë ka rrjedhur nafta jonë gjatë gjithë kohës?

Kjo është një pyetje ekstra që kërkon studime speciale përtej sistemeve, përtej miqëve dhe armiqëve. Prodhimi në monizëm, siç thamë më sipër, arriti një kulm të pa parë… Vini re, tani edhe nafta, mezi po del, apo s'do të dalë... Në monizem me naftë u grasatua egiozmin, u ndërtuan bunkera dhe tunele, kurse sot nafta jonë është valut ekstra për vota, për qeveritë që bëjnë farsë, ajo është për të huajt. Mbajeni mend, Vetingu kurrë nuk ka për t'u bërë në këtë vend përsa kohë që kjo naftë nuk do të bëhet shqiptare. Tani nafta jonë është vaji i guzhinave të ambasadorëve që pagëzojnë burrat e shtetit shqiptarë, u venë qeleshe.

Po, le të rikthehemi tek nafta jonë shqiptare, tek ky lenge të cilën të huajit e shkruajnë me germa të arta dhe të mëdha, “Blood of Earth”. Pas çlirimit shteti monist e ngriti dhe e zhvilloi industrinë e naftës, ai angazhoi 25 mijë punonjës, 2.800 inxhinierë dhe teknikë, dy institute shkencore me dy ndërmarrje gjeofizike të cilët realizuan projekte për kërkimin e naftës dhe gazit në nivele shkencore. U projektuan mbi 80,000 metra linear/vit. Ne Patos u ngrit Ndërmarja e Shpimit dhe ajo e Nxjerrjes, Ofiçinat Mekanike, u ndërtuan rafineri, u hap Teknikumi i Naftës në Kuçovë, ndërsa në Tiranë në Fakultetin Gjeologji Miniera u hap dega e naftës. Pasi u vunë në punë dhe u zgjeruan vendburimet e Kuçovës dhe Patosit, filloi një punë kërkimore intensive. Gjatë viteve pesëdhjetë-tetëdhjetë u zbuluan 10 vendburime të rinjë nafte në ranorë dhe gëlqerorë, u zbulua Marinza, Visoka, Ballshi, Gorisht-Koculi, Cakrani, Kolonjë-Bubullimë, Finiq-Krane, Amonicë, Hekal, Delvinë, vendburimet e gazit, Divjakë, Kryevidh, Ballaj, Povelçe, Currilat në detin Adriatik… Në këtë kohë 30 vjeçare tranzicion demokratik të tejzgjatur, nuk është zbuluar asnjë vendburim nafte. Paaftësi dhe poshtërsi, here PD-iste, here PS-iste.

Kur flasim për lindjen e naftës Shqiptare, mos anashkalojmë Ing. Andrea Xegen këtë portret elegant. E pashë një herë atje në apartamentin e tij në Tiranë, kur shkuam për një konsultë. Në atë shtëpi aristokrate sundonte një mac e bardhë që u miqsua shumë shpejtë me ne. Ajo sikur kishte zbrituar nga qielli. Të mos harrojmë Prof. S. Zuberin, apo Ing. Sherif Toptanin, e të tjerë… Mirëpo, të gjithë pyesim, çfarë është shkruar deri më sot për naftën Shqiptare që ka pasur shumë evenimente, asgjësimin e Prof. Stanislav Zuber, e gjeologëve Koço Plaku dhe Milto Gjikpulli, pa harruar edhe ata që shtynë mijra vagona nëpër miniera apo ata që u ranë të fikët në salla partie, a puseve të naftës… Janë me dhjetëra, këta janë statuja të moralit shqiptarë, jo ato përballje koti në këto palo protesta here të PS-së dhe here të PD-së...

Janë të pakta librat botuar për naftën Shqiptare. Libri për naftën shqiptare i Ing. Zenel Hamitit, “Historiku i vajgurit në Shqipëri”, me vetëm 160 faqe, me numër literature 126, botuar në vitet ’60, qëndron akoma në vëndin e parë megjithëse kanë kaluar shumë vite. Erdhën dhe ikën rusë, kinezë, amerikanë, eskimezë, indianë, akoma nuk ka dalë një naftëtarë apo historian shqiptarë të shkruaj një libër ashtu siç duhet për historinë e naftës Shqiptare. Kemi më shumë njerëz pervers se elitarë nafte, të cilët shtiren disidentë dhe i drejtohen Strasburgut çdo legjitacion zgjedhjesh për dekorata. Të paktën të shkruhej për një plejade, apo, një fragment për një hero naftetarësh, për ata që u qëllua me plumb, apo që u gremisën nëpër galeri. Heronjtë nuk kanë stinë, ata i përkasin vendit të stërgjyshëve, jo partive.

Për arritjet në shkencat e tokës dhe metodikat e kërkimit të mineraleve shkroj i ndjeri, matrica Prof. Alfred Frashëri, për problemet e shpimeve kanë shkruar dy kollosët e puseve, Prof. Ramadan Perhati dhe Prof. Dr.Fatmir Shehu, për perspektivën e naftës në veri-lindje të Shqipërisë ka shkruar guximshëm Prof. Vangjel Kici, për misterin e diapirit të Dumerës ka shkruar Prof. Telo Velaj, për Prof. Zuberin ka shkruar Prof. Arqile Teta, për vetëvete ka shkruar Dr. Shkekncave Gjeologjike Petraq Xhaçka, ndërsa Akad. Prof. Dr. Teki Bicoku, s’ka lënë pa hapur fond e sirtar gjeologjie dhe nafte.

Tani së fundi sputniku shqiptare, Prof. Dr. Maksim Shuli, botoi librin “Nafta dhe politika”. Ky elitar i vetëm ka çkopsitur nga brenda dhe jashtë gjithë kompantë e huaja, këto gozhdë Krishti në trupin Shqiptarë.

Të shikojmë çfarë do të bëjë Vetingu me këtë libër, sepse elitarët e naftës janë batica dhe zbatica të mbuluar me leshterikë. Vjen fjala kush e denoi Lipe Nashin, (Rockfellerin e naftës shqitare?), apo P. Xhaçkën dhe të tjerët, pa dyshim sistemi monist me prezencën dhe dëshmitë tona, të elitës tonë. Vini re ekuacionin e zi, burra të denojmë njeri-tjeterin... Janë shtypur edhe ca libra të tjera, përmbledhje, kujtime apo përkthime, që nuk kanë ndonjë llojë vlere, as ndiesi, as tabela, as protesta.

Pa dyshim ka edhe dy libra të tjera të mira të shkruara me karakter, njëri shkruar nga Prof. Dr. Ramadan Perhati dhe tjetëri shkruar nga i ndjeri Nyredin Skrapari. Nëse librat e Prof. Ramadanit gjithë zjarr dhe eksploziv i kam lexuar që kuri, këtë të të ndjerit Nuredin akoma, sepse nuk e kam gjetur.

Shtrohet pyetja, a e plotësojnë Historinë e naftës Shqiptare kto libra?

Kurrësesi jo! Kësisoj, do të ishte në moralin kombëtar të shkruhet me germa të arta për ata pionierë të parë që e rilevuan këtë tokë të shënjtë dhe gjetën fosilet e para e i bënë të ditur mbarë botës se Shqipëria nuk është vetëm me Diell dhe det por edhe me naftë. Pra, duhet shkruar për të dy ekstremet, si për ata që nuhatën erën e këtij parfumi të Zotit, edhe për këta të kohës moniste që kalkuluan shumë puse. Kohës demokratike i takon vetëm mallkimi.

Konkretisht, ku është Muzeu i Naftës Shqiptare, ku janë çizmet e Prof. Zuberit, apo të Ing. Toptanit, apo materialet konspirative dhe shënimet e gjeologve K.Plakut, M.Gjikopullit, origjinali ”Letra e Zeze” të gjeologut K.Rama, projektet dhe maketet e vendburimeve tona?

Në Shqipëri janë botuar pak libra për naftën shqiptare krahasuar kjo me sasinë e naftës që është nxjerrë. Kaloi edhe 100 vjtetori i naftës shqiptare, qeveritarët dhe tradhëtarët të të gjithë spektrave bënë shurdhin dhe memecin dhe nuk shkruan as dy rreshta. S'u bë simpozium kombëtar, as festë jubilare, as dekorime, as nekrologji të vonuara… Kuptohet, për historikun e Naftës Shqiptare, asnjë nuk ka ndërmënd të shkruaj, ndërkohë që bota na njeh më shumë nga nafta sesa nga K/ Ministrat, Skenderbeu, Nënë Tereza apo Kadare…

Ҫahen daullet për ditëlindje qeveritarësh, apo për show kurvash, ndërsa për ditëlindjen e naftës shqiptare, për këtë 100 vjetor të shënjtë që ecen përkrahë me atë të pavarësisë, nuk u ndihe as një mizë. Dhe ne tradhëtarët i kërkojmë larg!

Ҫ’bëhet me Albpetrolin Shqiptar, me këtë zjarr të mbuluar me hi? Mjerisht vëmë re faktin se, ndërsa nga nëntoka shqiptare janë nxjerrë dhe nxirret naftë, deri më sot mungon përkushtimi për të shkruar historinë e Naftës Shqiptare. Mungon historia e Naftës Shqiptare, e cila do të përbënte një pjesë të historisë së Shqipërisë. Është shkruar historia e kërmijëve Shqiptarë, e hardhucave, e pasanikëve, e mbretit Zog, e Enver Hoxhën, e shkurreve të Skraparit, por për naftën as dy rreshta.

Është i pa falshëm dhe tepër cinik indiferentizmi i qeverive shqiptare, i të gjithave kohërave, sepse ata për të pasuruar fondet personale apo të disa shkencave të tjera, kanë nisur nëpër botë korpuse, kurse për skedimin e literaturës së gjeologjisë dhe naftës Shqiptare nuk kanë pronotuar asnjë biletë autobuzi. Këta qeveritarë, për të marrë një pozë me personalitet e huaj, i bien rrotull disa hërë botës me paratë e taksapaguesave shqiptarë, ndërsa për të skeduar lindjen dhe sensacionet e naftës shqiptare nuk duan ta dinë.

Ne naftëtarët jemi frikacakë, shteti nuk lëshon asnjë njoftim për kompanitë e huaja konçesioniste apo për vendburimet, ne heshtim, bëjmë sehir. Ne na gënjejnë me Statusin e Naftëtarit. Nafta duhet të diskutohet për ditë në parlamentin shqiptarë. Besoj se të gjithë e dinë se çfarë bënte në Parlamentin Shqiptarë, në kohën e Zogut patrioti Luigj Gurakuqi.

Ku janë deputetët tanë që mbulojnë naftën?

Ne e dimë mirë, se pushtetarët qëndrojnë në pushtet në sajë të energjisë së naftës, të punës dhe mundit tonë, se me naftën tonë janë bërë dhe bëhen të gjitha poshtërsitë, nga levisja e votave, Vetingu, e deri tek mesaxhet e ambasadorëve të Dajtit, apo të atyre që duan të mësojnë shqip, të kërcejnë dhe të këndojnë por që kurrë nuk duan të vdesin në Shqipëri. Fuqia nuk korrupton popullin, poulli korrupton fuqinë, thotë William Gaddis. A nuk ishin njolla nafte ato që u hodhën në murin e k/mnistrisë këtë te shtunë, gjatë protestës së PD-së?

Ka shumë specialistë që ju përkushtuan studimit dhe zbulimit të naftës shqiptare. Kontributë kanë dhënë edhe specialistët e huaj, Italianë, francezë, austriak, rusë, kinezë, rumunë, gjermanë, e të tjerë. Këto studime gjënden nëpër fondet dhe arshivat shqiptare e të huaja, po nëse ato nuk do të hapen nga ky brez që po mbaron, cilët do të jenë ata që do t'i hapin? Pa dyshim këto studime të mbledhura bashkë, do të bënin volume të tëra, një enciklopedi të tërë sepse Shqipëria kohët e fundit nga të huajit nuk është parë si kuriozitet gjeografik, por si rezervuar nafte. Jubileu që shkoi ishte një shansë i mirë, një peligrinazh, por fatkeqësisht në këtë jubile nuk u ndezë asnjë qiri, nuk u citua asnjë elitarë, vendas apo i huaj.

A kemi ne sot specialistë që mundet ta realizojnë këtë gjë?

Pa dyshim që kemi. Por duhet shpejtuar puna sepse kanë ngelur pak elitarë, disa janë të tejplakur, disa janë shumë partiak, ca të tjerë janë cinik a frikacak apo të paaftë. Disa preferojnë të matin rrugët e Tiranës, të merren me tregëti a politikë, po kurrë të mendojnë se duhet shkruar për Naftën Shqiptare.

Kolegë të dashur, mendoni se këtë histori do na i shkruajnë Grekrit dhe Serbët?! Historinë e naftës shqiptare duhet ta shkruajmë vetë ne naftëtarët shqiptarë! Ne specialistët e naftës I shyjmë ditët duke sharë njëri-tjetërin, përse të mos shkruajmë për historikun e naftës? Edhe për ato pak libra botuar pë naftën tonë, deri më sot nuk është shkrur as një recencë e plotë dhe e sakët. Pse?

Materiale për të shkruar historinë e naftës shqiptare ka kudo, në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja, por mungon përkujdesja dhe ndërgjegjia qeveritare dhe istitucionale kombëtare shqiptare. Të gjithë specialistët, istruktorët dhe sekretarët monistë që kanë qënë nëpër këto digastere komunistë apo socialistë a babtistë, ose nuk kanë qënë të aftë, ose kanë qënë cinik. Është e pa falshme që pas 100 vitesh, në Shqipëri nuk gjëndet edhe një variant i shkurtër i historisë së Naftës Shqiptare.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks