SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF. DR. AGIM ZOGAJ: KËRCËNIMET SERBE ME ERË BAROTI!

Prishtinë, 6 shkurt 2020: Sa herë që e kemi thënë dhe e përsërisim se, Serbia edhe e shekullit XXI, sikur edhe e shekujve më parë është një e njëjta, kemi thënë të vërtetën, ngase ajo, nuk ndryshon në mentalitetin e saj nacionalist, veçmas ndaj popullit shqiptar, përherë me urrejtje, me shpifje, dhe me pretendime të vazhdueshme imperialiste. Për mjerimin e saj, të qytetarëve të vetë, udhëheqjet serbe, nuk heqin dorë nga vetëdija politike për pushtime, nga vetëdija politike, shtetërore e nxitjës së konflikteve, pra, edhe të armatosura. Serbia, edhe në rastin e Kosovës, bëhet, sikur nuk e kupton, sikur nuk e dinë se, më, Kosova nuk është tokë e pushtuar, se, në rrafshin ndërkombëtar, jemi dy shtete fqinje, ndërkombëtarisht të njohura. Pavarësisht fakteve, pikërisht për shkak se, as nga luftërat në ish Jugosllavi, nuk kanë nxjerrë asnjë mësim, Serbia, në rastin më të ri, jo vetëm, përmes shovinistit, antishqiptarit Vulin, po vazhdon ta përcjellë politikën e kërcënimeve me erë baroti, me erë lufte!

Në këtë plan, ministri serb i Mbrojtjës, Aleksandar Vulin, duke kujtuar sikur është në kohën e Nikolla Pashiçit, Çubrilloviçit, Andriçit, Qosiçit, Millosheviçit, Sheshelit, duke komentuar propozimin e Kryeministrit të Kosovës, për ta bërë ushtrinë të obligueshme, reagon, me shovinizëm barbar, me tërbim racist, tipik, serb!



Së pari, ngrit insinuatën, sikur gjoja ne, po përgatitemi për luftë kundër Serbisë, se, gjoja këtë projekt do ta financojë Perëndimi. Pastaj, ashtu siç i ka mësuar tradita e propagandës së shkollës serbe, sllave, shovinisti Vulin, kërcënon Perëndimin, Evropën se, ideja për shërbim ushtarak në Kosovë, gjoja paraqet rrezik për stabilitetin në Ballkan! Kur do ta kuptoj, ai dhe bashkëmendimtarët e tij, se është në të drejtën natyrore, shoqërore, kombëtare dhe ndërkombëtare, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, të sy patremburën, e cila na garanton, na ruan lirinë, paqen, kufijtë. Janë djemtë, vajzat, trashëgueset e UÇK-së së lavdishme që, janë dhe prore do të jenë në roje të Atdheut!

Ushtria e Kosovës, dritë e paqes

Vallë, Serbisë, e cila me shekuj zhvillon luftëra imperialiste, i paska ngelur, që, të përkujdeset për “paqen” në Ballkan, Serbisë, e cila, historikisht ka nxitur dhe ka zhvilluar luftëra pushtuese, jo vetëm kundër ne shqiptarëve. Atë ditë, kur paqja e rajonit do të varet nga Serbia, le ta dimë të gjithë popujt e rajonit, se Serbia, siç e ka zakon, është në prag të fillimit të ndonjë konflikti të armatosur!? Ngjashëm, me këso insinuata dhe me kërcënime të këtilla serbe, udhëheqësit serbë, me në krye Millosheviçin, Sheshelin, Vuçiçin propagandonin edhe në vitetet e tetëdhjeta, duke na sulmuar, sikur ne shqiptarët e Kosovës, po e rrezikojmë paqen dhe sigurinë në ish Jugosllavi!? Pasuesit e politikës besnike, fashiste të Millosheviçit, jo vetëm Vulini, Llazareviçi etj., i kujtojnë skenat e tmerrit, kur tankset e ushtrisë serbo/jugosllave hidhnin granata, bomba, raketa nëpër fshatrat dhe vendbanimet e Kosovës!

Si paska menduar Vulin, njëzetë vjet pas, që, Serbia, sërish të armatoset deri në dhëmb edhe me armatim rus, jo vetëm me raketa S 400 dhe, ne populli i Kosovës të rrijmë në pritje? Përse, ai dhe udhëheqësit serbë janë aq të shqetësuar, të trembur nga Ushtria e Kosovës, nga përgatitja dhe forcimi i saj me kapacitetet më bashkëkohore të një ushtrie moderne? Kërcënimet e tij, më të reja, për gjoja përgatitje të konfliktit në rajon, janë spekulim, janë traditë e gënjeshtrave, sipas modelit serb! BE-ja, sërish, edhe ndaj këtyre kërcënimeve të hapura të Serbisë, hesht.

Vulin do të duhej ta dinte, kuptonte, një herë e përgjithmonë se, Kosova është shtet i pavarur dhe ashtu, siç e ka formuar Ushtrinë e Kosovës, ashtu edhe do të përkujdeset që, ushtria e jonë të ngritet, përparohet me të gjitha kapacitetet e standardeve të ushtrive, anëtare të NATO-së. Natyrisht, do të investojmë në ushtri, sepse, është e drejta e jonë që, në çdo situatë paqe dhe lufte t’i mbrojmë kufijtë e shtetit të pavarur, sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Serbi, Vulin dhe bashkëmendimtarët e tij serbë, të cilët, vazhdojnë të mos e njohin, respektojnë pranojnë lirinë e shqiptarëve, shtetin e Kosovës, ushtrinë tonë të ndritur e të guximshme, le ta kuptojnë, se, objektivi i shtetit tonë është që, sa më parë të jemi anëtar i barabartë i NATO-së dhe, kjo ditë do të vie shumë shpejt.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks