SHKRIMI
e mërkurë, 29 mars 2017

SHERADIN BERISHA: NA MBULOFT TURPI, NA MBULOFT! PATRIOTËVE QË BËN SHQIPËRINË, NUK U DHAMË AS NJË VARR KU MUND TË PREHEN TË QETË

Pashtriku.org, 08. 10. 2016: Ata, që i dhanë identitet shqiptarëve dhe ishin pjesa më sublime e historisë sonë 100 vjeçare, padyshim janë patriotët tanë, të cilët me sakrificën dhe gjakun e tyre, e bënë historinë, dhe u shndërruan në histori e simbole të përjetshëm të Kombit Shqiptar.


Dhe si të tillë, ata meritojnë natyrshëm përkujdesjen dhe respektin maksimal nga të gjithë shqiptarët.

- Cila është përkujdesja institucionale, për patriotët tanë që e bën Shqipërinë?!

A kanë varre ata dhe a prehen të qetë në varret e tyre?!

- Në çfarë gjendje është varri i heroinës sonë Shote Galica, në Fushë Krujë?!

- Po, në qytetin Bajram Curri, për varret e:

- Bajram Currit,

- Isa Boletinit (pa eshtrat e tij),

- të Mic Sokolit,

- Asim Vokshit e

- Ramë Sadrisë, a përkujdeset populli dhe institucionet shtetërore?!

Cila është përkujdesja e shtetit ndaj varreve të patriotëve tjerë të kombit?!

- Varri i Hasan Prishtinës, në Kukës;

- Varret e: Migjenit, Vaso Pashë Shkodranit, të Luigj Gurakuqit, në djepin e kulturës në Shkodër;

- Po Varret e: Ҫerqiz e Bajo Topullit, Andon Zako Ҫajupit, Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit, në Gjirokastër;

- Varret e Pandeli Cales e Mihail Gramenos, në Korçë;

- Po, për varrin e Aqif Pashë Elbasanit, (të këtij burri të Madh - i cili më 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin Kombëtar në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit) a përkujdeset Qeveria dhe institucinet lokale?!....



Për gjendjen trishtuese të varreve të këtyre patriotëve, më shumë se fjalët flasin pamjet filmike, te emisioni "Shqipëria tjetër" të përgatitur nga gazetari ynë i shquar Marin Memia:

"Kjo është një pjesë e Shqipërisë 100 vjeçare, e Shqipërisë për të cilën aq shumë luftuan e punuan edhe këto figura të mëdha të këtij kombi, pjesë e identitetit kombëtar, e dhembjes, e jetëve të falura për shqiptari, për egzistencën e shtetit shqiptar. E kjo nuk bën përgjegjës vetëm shtetarët, qeveritë, por edhe ata vandalë, dhunues që guxojnë, guxojnë të ngrenë dorë mbi varre, guxojnë të ngrenë dorë mbi histori, mbi patriotë e rilindas pa të cilët vështirë se do të kishim 100 vite pavarësi. Ata dhanë jetën për të, por ne nuk u dhamë as një varr ku të prehen të qetë." - kështu e përfundon këtë dokumentar trishtues Marin Memia.


Shikoni videomaterialin në vazhdim:


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks