SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

SHVL UҪK, TIRANË: GËZUAR DITËLINDJEN SKERDILAJD!

Tiranë, 02. 11. 2016: (Kushtuar 47 vjetorit të lindjes të heroit të tri luftrave, dëshmor i kombit Shqiptar - SKERDILAJD BARDHYL LLAGAMI) - Në 31 Tetor 2016 Skerdilajd Llagami, heroi i tre luftrave dhe dëshmor i kombit Shqiptar, kremtoi përvjetorin e tijë të dyzetë e shtatë. E deklarojmë këtë mendim dhe ide madhore, sepse dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje. Ata nuk vdesin kurrë, por jetojnë përjetësisht. Kjo vërtetohet historikisht, duke filluar që nga lashtësia e largët e deri në ditët tona të sotme. Historia jonë kombëtare njehë heronjë të tillë, që nga koha para erës së re e pas sajë, në periudhën e mesjetës, gjatë pushtimit otoman, gjatë luftës për pavarësi kombëtare, në luftrat e ndryshme Ballkanike e Botërore, e deri në tri luftrat e fundit të Shqiptarve të trojeve etnike, Kosovë, Preshevë, Metvegjë, Bujanovc e Shqipërinë lindore, të uzurpuar padrejtësisht nga bullgaro folësit e vetë quajtur maqedon. Ky përvjetor u manifestua me ribotimin për herë të dhjetë, të librit për këtë luftëtar të lirisë, me autor Bardhyl Llagamin, babai i kollosit të këtyre tri luftrave. Dhimbja dhe dashuria atërore, u mpleks artistikisht me diskutimet, recitimet, kujtimet, këngët e filmimet për jetën dhe veprën e këtij dëshmori tri dimesional. Por shokët e atyre tri luftrave, dualën prej atij përvjetori, me një merak të madhë, atë të realizimit të veprës reale nga ky luftëtar hero, i cili në ato përleshje luftarake, dha dhe pikën e fundit të gjakut të vet, për të çliruar njëherë e përgjithmonë e përfundimisht, vëllezërit e vetë të një gjaku, Shqiptarët e trojeve etnike arbërore. Nuk është vetëm një merak i tyre, por dhe e drejtë morale, për të pasqyruar e mbrojtur vërtetësinë e ndodhive të rrugëve, nëpërmjet të cilave eci historia, që ata shkruan me gjak e sakrifica të mëdha. Në këtë mënyrë, del plotësisht i gjallë shoku ynë Skerdilajd Llagami. Kështu e paraqet dhe telegrami përshëndetës i dërguar nga Nënkryetari i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës Prishtinë Nasim Haradinaj.



TELEGRAM PËRSHËNDETËS

Me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së heroit kombëtar të tri luftrave - Skerdilajd Llagami

Në emër të kryesisë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës dhe në emrin tim personal, ju shpreh nderimet dhe rrespektin më të lartë, për luftëtarin e tri luftrave të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re Skerdilajd Llagami. Për Shqiptarët kudo që janë, emri i Skerdilajd Llagamit, është simbol i rezistencës, i atdhedashurisë e luftëtarit të devotshëm, i cili nuk diti kurrë të lodhet e as të mërzitet, në luftrat e shumta për çlirimin e trojeve Shqiptare, që kishin mbetë jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze.Vepra madhore dëshmorit të kombit Skerdilajd Lllagami, nuk do të harrohet kurrë. Gjaku i tij u bë diell e hënë, që shëndrit trojet Shqiptare. Emri i tijë, u shëndrua në simbol të vetëdijes kombëtare. Vepra e tijë, u bë lapidar në zemrat e popullit Shqiptar.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i jetës dhe veprës së Skerdilajd Lllagami!

Lavdi e përjetëshme , nderime e respekt për familjen Llagami!

Me nderime

Nën kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës Prishtinë

Kolonel Nasim Haradinaj


***

Ndërsa luftëtarët e trungut amë, të inkuadruar në organizatën e tyre të luftës së UÇK-ës “shvlucktiranë”, e miratuar me vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 Datë 19.06.2006 dhe e njohur nga të gjitha istitucionet e shtetit Shqiptar, lidhur me veprën heroike të këtij heroi e dëshmori legjendar, shkruajnë si më poshtë:

Në fundin e mijëvjeçarit të kaluar dhe fillimet e mileniumit të ri, në trevat etnike veriore dhe lindore Shqiptare, u zhvilluan njëra pas tjetrës tri luftra Çlirimtare, të përgjakshme e me pasoja tragjike, që morën me vete me mijra jetë njerzish të pafajshëm. Në këto marrëzi makabre e mizore të organizuara nga nacionalistët e tërbuar Serb dhe Sllavët e vetquajtur maqedon, bota njerzore u njoh nga afër dhe larg, me krimin masiv barbar Serbo-Sllav, i cili, nisur nga mënyra dhe përmasat e zbatimit, ishte dhe mbeti brënda analeve historike të kësaj shoqërie njerzore, si një masakër e paparë dhe dëgjuar ndonjëherë, pas asaj të Luftës së dytë Botërore. Veprimet e Ushtive Çlirimtare në tri luftrat, ishin një dukuri e rrallë historike, jo vetëm për kombin Shqiptar, por dhe për mbarë popujt në tërësinë e rruzullit toksor. Ato u kordinuan imtësisht me lëvizjet politike, diplomatike, veprimet ushtarake, burimet ekonomike, si dhe krijimin e hapësirave të reja dimensionale, për sjelljen e faktorit ndërkombëtar, në mbështetje direkte të këtyre luftrave.

Gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake të këtyre tri luftrave, ranë si trimat në fushat e ndryshme të betejave 2480 dëshmorë të kombit Shqiptar, 2350 nga rradhët e UÇK-ës, 28 të UÇPMB-cit, 102 nga rradhët e UÇK-re, ku 71 prej tyre në tri luftrat përfaqësojnë trungun amë.

Tri luftrat e fundit të Shqiptarve ishtin të drejta, parimore, legjitime, bashkëkohore, profesionale dhe të bazuara në traditën luftarake të popullit, që i organizoi dhe e zhvilloi ato. Qëllimi i tyre ishte dhe mbetet politik dhe jo ashtu si e trumbetuan e vazhdojnë ta propagandojnë Serbo-Sllavët, duke i trajtuar brënda etiketave të irridentizmit, separatizmit e terrorizmit. Historia e këtyre luftrave është aq e pasur, sa do të nevojiten kapituj të tërë, për të evidentuar betejat më të rëndësishme të tyre. Ato u zhvilluan në përputhje të plotë me kërkesat e kartës së OKB të Sanfranciskos, për të drejtat e popujve e kombeve dhe parimet e kriteret e Aktit Final të Helsinkit, për të drejtat themelore të njerzimit. Si dhe të gjitha luftrat e tjera dhe këto patën kulminacionet e veta, nga ku lindën nisma e u muarën kthesa favorizuese, në interes të zgjidhjes të situatave dramatike të Shqiptarve. Qëndresa e Jasharajve Heroikë në Prekazin luftarak, me në krye legjendarin Adem Jashari, jo vetëm që ngriti peshë Shqiptarët e kudo ndodhur, por jehona e sajë ushtoi dhe tronditi një botë të tërë, duke i treguar mbarë njerzimit, se cilët janë Shqiptarët dhe si e falin ata gjakun, për atdheun e tyre të dashur, Nënën Shqipëri.

Bota u shtang para këtyre të papriturave dhe lëvizi menjëherë nga vendi, kur pa nga afër me sytë e sajë, kufomat e masakrës barbare të Reçakut, të vrarë e coptuar nga kriminelët Serb të Beogradit. Këta vampir të pangopur me gjak Shqiptari, duke lëvizur në fshehtësi në terrin e natës, sulmuan befasisht popullatën e pambrojtur të këtij fshati, me një mori forcash e mjetesh të blinduara, duke groposur të shpërfytyruar, të gjithë banorët pa dallim moshe e seksi. Kjo masakër, zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit masiv të organizuar Serbo-Sllav, jo vetëm të sotëm, por dhe të atyre të kaluar në vite e shekuj. Gjaku i derdhur në Prekaz, nga Jasharajt Legjendar, jo vetëm që nuk i mposhti luftëtarët e U.Ç.K.-ës, por për më tepër, i forcoi e i kaliti ata. U.Ç.K.-ës u organizua në përputhje me situatat e krijuara dhe kaloi në onfesivë të përgjithëshme. Duke u mbështetur konkretisht nga Forcat Ajrore të NATO-s dhe ndihma e fuqishme e SH.B.A.-ës, U.Ç.K.-ës i rrëmbeu Beogradit inisitivën dhe me luftime të ashpëra e të pa ndërprera, e detyroi Ushtrinë Jugosllave, të kapitullojë në Kumanovë sipas akt-marrëveshjes, që çuditërisht u nënshkrua, pa pjesmarrjen e vetë U.Ç.K.-ës.

Brënda kësaj ushtrie të vogël në numër, por të madh në shpirt e në veprim, u rreshtua dhe trimi i kryeqytetit heroik të gjithë shqiptarve Skerdilajd Llagami. Në këtë homazh historik përkujtimor të ditëlindjes së tijë, do të tregojmë për veprën madhështore të këtij heroi, i cili ashtu i pandarë në mendim e veprim, në tri luftrat e fundit të Shqiptarve, la gjurmët e tijë brënda historisë kombëtare. Në fundin e vitit 1998, u bë pjesë e U.Ç.K.-ës. Ashtu i thjeshtë e i heshtur, u rreshtuan brënda rradhëve të UÇK-ës, me një armë në krah, pa kërkuar asgjë për drejtim e komandim. E nisi luftën bashkë me luftëtarët e tjerë të UÇK-ës, duke u bërë njësh me luftëtarët në fushën e luftimit. të zonës Dukagjinit. Punoi pa u lodhur ditë e natë, për tu mësuar luftëtarve të asaj ushtrie çlirimtare, njohuritë për njohjen e përdorimin e armatimit dhe mënyrat e veprimeve në fushën e luftës, për të gjitha llojet e luftimeve. Të dyja këto i gërshetoi me njohjen reale e konkrete të armikut, organizimin e tij, kompletimin me teknikë e armatim, si dhe taktikën që ai përdorte kundër U.Ç.K.-ës.

Duke dhënë ndihmesën konkrete brënda kësaj fushe, Skerdilajdi tregoi vlerat e duhura, jo vetëm si luftëtar, por dhe si edukator të shëmbullit personal. Detyrat që ai realizoi gjatë kësaj periudhe, lanë gjurmë të dukëshme në organizimin, drejtimin e luftimeve kundër ushtrisë Serbe. Viti 1999 nisi me tërë ashpërsinë dimërore, por krahas këtyre rëndesave të motit, situatat luftarake, në front e thellësi, u përkeqësuan më tepër se kurrë. Beogradi u hodh totalisht kundër Shqiptarve, me synimin e zhdukjes së tyre, e në pamundësi të realizimit të kësaj mënxyre, shpërngulja me dhunë drejt trungut amë. Teori dhe praktikë e njohur në shekuj e Sllavëve, Serbëve dhe Grekëve, për të shtyrë kufijt e zgjeruar shtetet artificialisht. Nisur nga kjo gjëndje, bota lëvizi nga vendi dhe ndërhyri nëpërmjet ajrit me forcat ajrore të NATO-s. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, nën drejtimin e Kolonel Bislim Zyrapit, lëshoi kushtrimin për mobilizimin e përgjithshëm. Skerdilajd Llagami me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të QPK-ës Azem Syla, mori detyrën e Komandantit të Bataljonit, në përbërje të operacionit “Shigjeta”. Realizimi me sukses i kësaj detyre nga ana e tij, i dha një emër të ri kuptim plotë “ komandant Shpendi”, sinonim i kryerjes të çdo veprimi luftarak në mënyrë të rrufeshme. Lufta, kohë pas kohe përcolli veprime të përgjakëshme, midis palëve ndërluftuese. UÇK-ës dita ditës forcoi pozitën e sajë politiko ushtarake, duke u njohur e pranuar nga ndërkombëtarët. Brënda kësaj ecurie politike e luftarake, trimi e luftës së Kosovës, nxori dukshëm vlerat si organizator, drejtues e komandues. Luftëtarët përkrah tij njohën drejt përsë drejti dhe tërthorazi, cili ishte Skerdilajd Llagami brënda organizimit, drejtimit, komandimit e zhvillimit të luftimeve, veprime këto të gërshetuara ngushtë me idealin kombëtar.

UÇK-ës në bashkëpunim direkt me NATO-n, i dha fund luftës dhe më 10 Qershor 1999, forcat ndërkombëtarë hynë bindshëm në Kosovë, por me një veçori, rrugën drejt Prishtinës, ua hapi e siguroi UÇK-ës, si forca e vetme në rrolin kryesor si trupë tokësore. Paslufta në në Kosovë u përcollë me lotë gëzimi, por dhe me hije dyshimi, për derisa u shpall shteti i Kosovës, nga parlamenti i populli i sajë. Pa u tharë ende gjaku i atij populli, krisi pushka në Luginën e Preshevës. Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe pse të pakët në numër, u hodhën në luftë për të drejtat e tyre. Kushdo mund të mendoj ndryshe, por e drejta qëndron fuqishën në krahun e tyre. Krejtësisht e bindëshme dhe plotësisht e ligjëruar, nga dy dokumente bazë, Karta për të drejtat e popujve e Kombeve e Sanfrançinskos dhe Akti final i Helsinkit. Nisur nga të gjitha këto, trimi heroik i Llagamajve të Tiranës legjendare, hodhi sërish pushkën në krah dhe u nisë atje ku e lypi Atdheu. U rreshtua në rradhët e UÇPMB-it, atje ku kish nevojë ajo. Si dhe në luftën e Kosovës, Skerdilajd Llagami, dha ndihmesën e duhur, në organizimin, drejtimin, komandimin dhe zhvillimin e sajë. Lufta në luginën e Preshevës, kishte veçoritë e veta, me të kundërtat tepër të dukëshme brënda të gjitha sferave inkurajuese. Raportet e pa përshtatëshme për ecurinë e zhvillimit dhe mungesa e mbështetjes direkte nga faktori ndërkombëtar, solli marrëveshjen e Konçulit, akt i cili sanksionoi më tej uzurpimin e padrejtë të atyre komunave Shqipëtare, nga Serbia. Skerdilajdi në atë luftë, u nisë me ballin lartë, por u kthyen me shpirt të brengosur.

Shekulli i ri, që në ditë e para të tij e hapi siparin me luftë dhe nuk u ndal, por me të hyrë në vitin e tij të dytë, populli i Shqipërisë Lindore u hodh totalisht në luftë, për Çlirimin e trojeve etnike Shqipëtare, nga nga një shtet i paqënë e i panjohur historikisht. Në Londër, nuk u përmënd emri Maqedoni, e traktati i Londrës pas shpërbërjes së Jugosllavisë, humbi fuqinë e vetë vepruese. Ato toka, Jugosllavia duhej ti kthente Shqipërisë, sepse asaj ja kishte marrë padrejtësisht. Shqiptarët duruan, por dhe durimi ka kufi. Prandaj dhe u hodhën totalisht në luftë. Pushkëve të tyre ju përgjigjë dhe Skerdilajd Llagami, heroi për të cilin jemi mbledhur sot në këtë ditë përkujtimore të 47 vjetorit tçë lindjes sçë tijë. U rreshtua në rradhët e UÇK-re si komandant i njësitit të ndërhyrjes së shpejtë. Luftoi krah për krah vëllezërve Shqiptar, të Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës e komunave të tjera, të asaj krahine etnike Shqiptare, të uzurpuar padrejtësisht nga të vetquajturit bullgarofolës maqedon. Lufta në këto troje etnike Shqiptare, u zhvillua e rreptë dhe me plot të papritura në favor të Shqiptarve. Theksohet kjo, sepse fitorja ishte pothuajse në prag, por ndërhyrjet nga ana e ndërkombëtarve, e sabotuan atë qëllimisht, në mënyrë të veçantë Europianët, të cilët nxorën nga sirtari marrëveshjen e Ohrit. Pasoja ishte e njëjtë, si ajo që solli Konçuli. Skerdilajdi dhe gjithë luftëtarët e tjerë, në të tri luftrat u nisën me një qëllim e ideal të vetëm, atë të bashkimit kombëtar.

Zhgënjimi e shoqëroi nga Kosova në Preshevë. Arritjet luftarake në Kumanovë, Shkup,Tetovë, Gostivar, Kërçovë e komuna të tjera të trevave etnike të Shqipërisë Lindore, krijuan imazhet për një fitore të mundëshme, por ëndra e tijë u ndërpre në mes. Ra duke menduar për arritjen e qëllimit dhe pret që të tjerë ta vazhdojnë nismën e tijë. Skerdilajdi ra heroikisht në Bogovi të Tetovës më 29.06.2001, duke e përjetësuar veten në truallin arbëror të Shqipërisë Lindore.

Vijmë në 47 vjetorin e lindjes të të Komandant “Shpendit”, me 2480 trima të rreshtuar në altarin e lirisë, në krye të të cilëve prinë Legjendari Adem Jashari, komandanti që la gjurmë të arta e rrezatuese brënda historisë madhore të popullit e kombit Shqiptar. Luftrat e UÇK-ës, U.Ç.P.M.B.-cit dhe U.Ç.K.-re, ngritën peshë zemrat e gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, brënda dhe jashtë Shqipërisë Londineze. Fronti i këtyre luftrave u shtri, duke kapërcyer kontinente dhe oqeane. Vija e parë e tyre ishte në trojet etnike Shqiptare, ndërsa thellësia përfshiu gjith tokën Amë. Nga brëndësia e sajë dolën mjaft trima, që luftuan krah për krah vëllezërve të tyre Shqiptar të trojeve etnike. Gjatë zhvillimit të këtyre luftrave, u bë njësh me veprimet luftarake edhe politika e shtetit e ajo partiake. Ata i dhanë asaj lufte, atë që kish nevojë ajo dhe populli i sajë. Me veçori, duhet theksuar preokupacioni i të gjithë Shqiptarve, për të pritur e mbajtur të dëbuarit nga këto luftra. Përkushtimi i dyanshëm shtet e popull, u bë mjaft i dukshëm, aqë sa u çudit një botë e tërë. Nëse gjatë luftës, bota demokratike u befasua me heroizmin e Ushtrive Çlirimtare, të cilat nëpërmjet epopeve të veta, treguan se cilat ishin e përse luftuan, ishte po kjo botë, që u befasua me vetveten, lidhur me qëndrimin burrëror e të matur, që treguan të gjithë Shqiptarët e kudo ndodhur, gjatë zhvillimit të atyre luftrave.

Nëpërmjet paraqitjes të veprës heroike të këtij kollosi të tre luftrave çlirimtare, u premtojmë të gjitë dëshmorve të kombit e luftëtarve të një ideali, se ashtu si dje në luftë dhe sot në paqe, jemi e do të mbetemi në jetë të jetëve për krahë, vëllezërve Shqiptarë të trojeve etnike, si pjesë e pandarë e një trupi, gjaku, gjinije dhe ideali të pa vdekshëm. Luftëtarët e Ushtrive Çlirimtare të trojeve etnike, pjesë e të cilëve ishte dhe Skerdilajd Llagami, janë dhe do të mbeten në rrjedhat e historisë kombëtare, si ndërgjegja, nderi dhe krenaria e kombit Shqiptar. Duke qënë pjesë e këtyre formacioneve ngadhnjimtare, ata janë e do të mbeten, si bijtë më trima të atyre epopeve madhështore, si luftëtar të Ushtrive Çlirimtare dhe pjestarë të epokave të lavdishme të tyre. Tri luftrat çlirimtare të Shqiptarve, në fundin e shekullit që shkoi dhe fillimet e shekullit të ri, ishin e do mbeten luftrat e tyre, që duke qënë në rradhët e Ushtrive Çlirimtare, i dhanë një emër të madh jo vetëm vetes, por të gjithë Shqiptarve kudo që janë.

- Rroftë Shqipëria Atdheu ynë i shtrenjtë!

- Lavdi veprës madhore të dëshmorve të Kombit Shqiptar!

SPIRO BUTKA, KRYETAR I SHVL TË UÇK-ës TIRANË

Tiranë 31. 10. 2016




kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks