SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

GJEKË GJONLEKAJ: 50-VJETORI I BESËLIDHJES SË MALËSISË

New York, 29 qershor 2020: Malësia jonë në Mal të Zi në vijën horizontale fillonë në Han të Hotit dhe vazhdon deri në Urë të Zharnicës dhe sipas hartave të vjetëra vazhdon deri në Gur të Kuq. Ndërsa vija vertikale fillon në Liqë të Shkodrës dhe vazhdon nëpër Bukoviq nëpër Grecë dhe përfundonar afër Majeve të Komit. Bukuritë natyrore të Malësisë janë të mahnitshme, në qotese shikojmë fushat e gjera dhe Cemin legjendar. Në anën sllave Malësia kufizohet me Zetën,Podgoricën dhe Kucin. Kryeqëndra e Malësisë është Tuzi. Malësorët e kësaj treve kishin rënë nën pushtetin sërbo-malazez para një shekulli e gjysmë. Megjthatë malësorët ruajtën gjuhën,traditën dhe fenë e të parëve. Ata ishn kryelartë për traditën dhe gjuhën e tyre,dei vonë gjuhën sllave nuk e flisnin më shumë se 1 për qind e malësorëve. Deri vonë quhej trdhëti kombëtare të folurit sllavisht. Politika e Kral Nikollës dhe e Jugosllavissë së Vjetër ishn shumë anti-shiptare. C'prej lidhjes Shqiptare vitit 1878 dhe deri në vitin 1945 malësorët nuk gëzuan asnjë liri kombëtare. Pas pushtimit Italian Jugosllavia e Re kishte lejuar shkollat shqipe në Malësi dhe shumë nxënës të asaj kohe ishn shkolluar në Kosovë dhe ata kishin luajtur rol me rëndësi për arsimin e malësorëve pas Luftës Së Dytë. Natyrisht se malësorët kishin ruajtur shumicën e traditave të mira shqiptare, por disa nga ato tradita i kishin shtëmburuar keq që për shoqëritë bashkohore ishin të papranueshme. Midis këtyre barbarive të shëmtuara ishte hakmarrja ose gjakmarrja kundër njerëzëve të pafajshëm. Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte kodifikuar nga At . Shtjeëfn Gjecovi dhe botuar në Shkodër në vitin 1933 me një parathënjë të At.Gjergj Fishtës. Deri atëherë malësorët e interpretonin Kanuni sipas dëshirës së tyre dhe shumicën e rasteve e interpretonin sipas interesave matëriale.



Neni 898 i Kanunit të Lekës thotë : "Në Kanu të vjetër të Maleve të Shqypnis vetëm dorërasi bijte në gjak , ase ajj, i cili tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken e cdo armë kundra nierit'. ndërsa neni 899 i KLD thotë: "shpija e të vramit nuk mujte me ndjekë as me vra tjeterken prej vllaznesh, nipash kushrjsh të gjaksorit posë gishtit -dorërasit.



Këto janë nenet e vërteta të KLD, por më vonë ato kishin ndryshuar sipas deshirave personale. Gjakmarrja në Malësi ishte një fenomen tëpër i mbrapshtë sespe për gjakmarrje vritej i pafajshmi dhe për këtë e ndiente veten keq gjithë shoqëria shqiptare e Malësisë. Këto akte barbare njollosnin shoqërinë. Sllavët ose të huajt tjerë e konsideronin këtë krahinë si shumë të prapambetur dhe primitive. Malësorët në kohën e dy jugosllavive pas vrasjeve në Malësi arratiseshin në Shqipëri. Ata u shpëtonin dënimeve dhe burgimeve në vendin ku kishin bërë krimin. Vrasjet dhe gjakmarrjet në Malësi ishin problemi më i madh i kësaj shoqëri.Malësorët e arsimuar dhe klerikët e ndjenin veten keq në shoqërinë përparimtare të vendit. Malësorët e ditur dhe të arsmuar flisnin publikisht kundër këtyre fenomeneve të mbrapshta, bile ata dhe disa klërikë merrnin pjesë në ato morte.Ata mbanin fjalime kundër ngatrresave të kota,vrasjeve dhe gjakmarrjeve të pafajshme. Në ditën e mortit ata bënin thirrje për pajtime. Disa prej malësorëve ishn oratorë të përmendur,por edhe klerikët sic kishin qënë Dom Simon Filipaj, Imam Rexhep Lika dhe Patër Gjergj Marstjepaj që ky njhej me emërin Frati i Tuzit. Ata kishin mbajtur disa fjalme në vdekje nëpër Malësi. Kjo dhimbje e mundonte jashtzakonisht shumë shoqërinë malësore. Personalsiht e kam përjetuar atë kohë duke parë me sytë e mi vrasje që nuk i kisha paramenduar kurrë. E kisha parë vrasjen e Nosh Franit Kalaj në Tuz dhe kisha marrë pjesë në varrimn e tij në Pikalë. Në vitet 50' e 60' në shtëpinë tonë kishm strehuar maësorë që ndiqeshin për gjak. Strehimi i tyre ishte përgjësia më e madhe që një fmailje mund të merrte përsipër. Në shtëpinë tonë kemi strehuar burra nga Berishajt dhe Lulgjurajt. Vrasjen e Nosh Franit e kujtoj sot e kësaj dite si njërën prej ditëve më të tmerrshme në Malësi. Krerët e Malësisë,pasardhësit e tyre të arsimuar dhe klerikët e kësaj treve ishin shumë të shqetësuar për këtë dukuri tepër primitive dhe cnjerëzore. Pas dhjetëra vrasjesh dhe gjakëmarrjesh makabër në mesin e tyre lindi ideja për një mbledhje të madhe në Tuz ku mund të merrnin jesë krerët e Malësisë, malësorët e arsimuar dhe klerikët e të dy besimeve. Kjo cështje u diskutua gjerë e gjatë në popull. Tema krysore e diskutimeve ishte dorëheqja kundër gjakmarrjes ndaj njerëzëve të pafajshë. Kjo ishte pika numër një e Besëlidhjes së Malësisë. Ata kishin kërkuar nga populli që të mos preket askush që nuk ishte fajtor. Autoritetet që e kishin marrë përsipër këtë problem nuk ishin kundër dënimit të fajtorit por ishn kategorikisht kundër cfardo llojë hakmarrje kundër anëtarëve të familjes ose farfrefisit të pafajshmë. Malësia shqiptare e të dy besimeve fetare e kishte studiaur e shqyrtetuar këtë cështje për një kohë të gjatë. Ata kishin emëruar kryetar të ksaj fushate Gjergj Gjokaj që në atë kohë ishte njëri prej malësorëve më të arsimuar. Më në fund Gjergji dhe bashkëpunëtorët e tij kishn rënë dakord për një mbledhje të madhe më 28 qershor 1970, Ditën e Shën Pjetrit në Tuz. Salla e madhe e Tuzit atë ditë ishte mbushur me malësorëë më shumë se snjë herë. Mbledhjen e kishte hapur Gjergj Gjokaj, duke shpjeguar rëndësinë e kësaj mbledheje për të ardhmerinë e Malësië. Natyrisht se aty ishn të gjithë krerët e Malësisë, pastaj klerikët,dhe shumë malësorë të arsimuar dhe qytetarë .Në atë mbledhje kishin folur edhe malësorët që ishin aktiv në politikë. Midis tyre ishte shquar me një fjalim të shkqlyehëm Selim Tahiri Fërluckaj. Fjalimi i Selim Tahirit ishte shumë mirë i përgaritur dhe i qëlluar për kohën. Zoti Fërluckaj ishte shumë i sinqetë dhe aspak politikë. Pas fjalimeve të Gjergj Gjokaj dhe Selim Tahirit mbledhja kishte marrë kahje të duhur. Pas tyre kishin floure edhe disa malësorë por Nikollë Gali Lekocaj kishte qënë shhumë optimist, ngase njëri prej krerëve të Grudës kishte qënë teër pesimist. Më në fund të gjithë të pranishmit ishin ngritur në këmbë dhe e njëzëri e kshin miratuar këtë rezolutë për ndalimin e hakmarrjes ose gjakmarrjes kundër kujdo që ishte i pafajshëm. Të pranishmit ishin shpërndarë shumë të kënaqur për vendimin e kësaj mbledhjeje historike.


Kush mund ta paramendonte se disa orë pas përfundimti të mbledhjes Makali i Kolë Ucit do ta vriste Lekë Kolën Juncaj në Podgoricë.Mbledhjen e malësoëve në Tuz e kishte përciellur shtypi dhe radiotelevizioni jugosllav, bile edhe televizioni i Kosovës në gjuhën shqipe të cilët për këtë ngjarje kishn dërguar gaztarin e përmendur Marash Berishaj. Mjetet e informacionit njoftonin për vendimin e malësorëve në Tuz, por edhe për vrasjen e malësorëve në Podgoricë.Bile disa gazetarë dhe radio-emisione e kishin keqinterprtuar këtë ngjarje,ngase malësorët nuk ishin betuar që nuk do të vriteshin më ,por ishn zotuar se nuk do te hakmerren kundër familjarëve te pafajshëm. Ata ishin kurioz se cka do të ndodhë në mortin(hatrin) e Lekë Kolës Juncaj. Ishin kurioz për të parë qëndrimin dhe vendimin e axhës e të ndjerit Lekë Kola. Fjala ishte për Nua Vuksanit Juncaj. Dy ditë përpara se të ndodhte kjo tragjedi Nua Vusksani kiste qënë njëri prej idhëtarëve të "Besëidhjes së Malësië". Jo vetëm mjetet e informacionit por e gjthë Malësia ishte kurioze për deklaratën që do të bënte atë ditë Nua Vuksani Juncaj. Në mortin e Lekë Kolës kishin marrë pjesë mijëra malësorë, bile dhe shqiptarë nga Kosova, ngase edhe në Kosovë ishte shumë i përhapur ky fenomen i mbrapshtë. Pas ceremonive të mortit, dhe britmës së gjëmtarëve dhe vajtoreve Nua Vuksani kishte marrë fjalën për të falënderuar të pranishmit dhe për t'ua bërë të ditur të gjithëve botërisht se Nua Vuksani dhe burrat e kësaj vëllazërie nuk do të hakmerrën kundër askuj që nuk kishte qënë fajtor për vrasjen e Leke Kolës Juncaj.Qëndrimi dhe fjalimi fisnik i Nua Vuksanit u duartrokit. Ai fjalim që të kujtonte kohërat e antike u përcollë me lot e gjëmë që nuk ishin parë kurrë në Malësi. Atë ditë Drumet e Hotit ishin epiqëndra e një marrëveshjeje historike që respektohe dhe u zbatohet tash një gjysmë shekulli. Nua Vuksani atë ditë hapi dritaren e Paqës dhe Mirëkuptimit për krejt Malësinë që u bë shëmbull për të gjitha trevat shqiptare në ish Jugosllavi. Pas tij e kishte marrë fjalën arkitekti i Besëidhjes së Malësisë Gjergj Gjokaj.Edhe fjalimi Gjergjit atë ditë kishte qënë i shkëlqyeshëm. Gjergj Gjokaj e kishte falënderuar Nua Vuksanin dhe vëllazërinë e tij me fjalët më të bukura që ekzistonin në gjuën shqipe. Fjalimi i Gjergjit natyrisht se kishte qënë shumë i prekshëm ngase ai e kishte filluar këtë mission human. Atë ditë Nua Vuksani dhe Gjergj Gjokaj kishin hapur një kapitull të ri në historinë e Malësisë. Në korrik të vitit 1970 isha në Romë në udhë e sipër për në Shtetet e Bashkuara. Ngase kisha lidhje familjare me Gjergjin, kishte ardhur në Romë për të më vizitruar. Gjaë asaj kohe më trëgoi gjërisht për themelimin e Besëlidhjes së Malësisë. Gjergji ishte më shumë i lumtur se edhe krenar për këtë vepër. Ishte i lumtur sepse kishte parë shumë tragjedi në Malësi rreth gjakmarrjeve të pafajshme. Gjergji ishte qytetar dhe arsim fetar sepse për një kohë të gjatë ishte edukuar në shkollën e jezuitëve në Shkodër, ndërsa në Kosovë dhe në Beograd kishte mbaruar studimet albanologjike. Ishte pasardhës i njerës prej familjeve më fisnike të Malësisë. Ishte shqiptar por edhe malësor i vërtetë. Gjergj Gjokaj qëndroi pranë Besëlidhjes së Malësië deri atë ditë që ndrroi jetë në fund të nëntorit 1997. Ai kishte marrë pjesë në të gjitha pajtimet e Malësisë, bile edhe në Shtetet e Bashkuara ishte ftuar për të marë pjesë në pajtime të ndryshme. Gjergj Gjokaj kishte cilësitë e një misonari të vërtetë. Për më shumë se një cerek shekulli pajtimi kishte qënë misioni i tij kryesor. Malësorët në vendlindje dhe në diasporë e nderonin si atin e tyre. Edhe Nua Vuksani ishte nderuar më shumë se asnjë malësor për Besëlidhjen e Malësisë.

Besëlidhja e Malësisë kishte dhënë rezultate edhe për viset tjera shqiptare, sidomos në Kosovë. Anton Ceta dhe shumë shqiptarë të Kosovës kishn dëgjuar për këtë vepër. Bile Aton Ceta kishte qënë disa herë në Malësi dhe kishte mësuar për këtë vendim të malësorëve. Pas disa vjetësh Anton Ceta dhe shokët e tij kishin filluar misionin e pajtimeve të gjaqeve në Kosovë. Anton Ceta kishte pajtuar edhe disa familjeve në Amerikë, bile në njërën prej atyre pajtimeve kisha marrë pjesë ku ishin të pranishëm Anton Ceta, Kolë Miri Dedvukaj, Ramiz Kelemendi dhe Agim Rexhaj . Para 20 vjetësh Fondacionit "Dedë Gjo'Luli" në Neë York kishte organizuar 30-vjetorin e Besëlidhjes së Malësisë dhe për këtë festim ishin ftuar nga Kosova Dom Lush Gjergji, ndërsa nga Shqipëria Kastriot Bajraktari.Mysafir nderi ishte edhe Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit.Pjesëmarrja e tij ishte dicka e vecantë. Për nder të atij përvjetori kshte njoftuar Ilir Ikonomi i "Zërit të Amerikës". Besëlidhja e Malësisë kishte qënë vepra më e mirë e këtij vendi pas Kryengritjes së Malësië të vitit 1911, në krye më Dedë Gjo'Lulin. Asnjëri prej atyre që e themeluan "Besëlidhjen e Malësisë: nuk jeton më. Do të ishte në nderin dhe dinijttin tonë të benim dicka serioze në Malësi për nderin e tyre. Kjo ishte vepër e shkëlqyeshme që dha rezultate të mrekullueshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi i atyre që e themeluan dhe e zbatuan Besëlidhjen e Malësisë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks