SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

MUSTAFË KRASNIQI: 7 MARSI

Mynih, 7 mars 2018: Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit - 7 Marsin. Një popull-komb lartësohet në vlerat të larta, kur ka arsimim dhe shpirtërisht është i përkushtuar për dije dhe shkollë.

Për këto vlera të dijes, që nga pellazgjishtja-Ilirishtja- shqipja e sotme, kanë dhënë shumë e shumë gjenerata. Ndërsa, rilindësit përcaktuan rrugën e shkollës shqipe duke i rezistuar dhunës së Perandorisë Osmane, e cila kishte frikë nga kjo gjuhë hyjnore, që ishte aq e bekuar.

Përpjekjet e rilindësve ishin të mëdha dhe rezistuese, përballë atyre që nuk e dëshironin shkollën shqipe. Për kundër dhunës, figurat e njohura të kombit si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e shumë të tjerë dhanë kontributin e tyre kombëtar në drejtimin e përhapjes së dijes, shkollës shqipe. Ndërsa mësonjëtorja e parë në Korçë, më 7 mars të vitit 1887, u hap nga mësuesi i parë, atdhetari i shquar, Pandeli Sotiri.



Kontributi i tyre ishte që të përhapej dija, të hapen shkolla dhe t’i kthehet dinjiteti i një populli të vjetër, që i dha shumë Evropës, trashëgiminë kulture dhe kulturën njerëzore. Andaj me këtë edukatë e përkushtim patriotik trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme, që si porosi lanë ruajtjen dhe vlerën e shkollës shqipe ndër breza.

Pra, KMPGJSH në Bavari duke i qëndruar besnik porosisë, sakrificës dhe përkushtimit të rilindësve, që brezave t’ua përcjellim porosinë për gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, ta ruajmë dhe ta kultivojmë kudo që jemi, qoftë në trojet administrative apo kudo në botë, ku ka mërgimtarë shqiptarë.

Prandaj, KMPGJSH-ja, të gjithë mësuesve ua uron 7 marsin, ditën e mësuesit, konkretisht edhe shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj urate t‘i thërrasim të gjithë mësimdhënësit, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, ta përkrahun Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, ngaqë rreziku për asimilim po vije heshturazi , që sikur porosinë e atdhetarëve po e injorojmë me apo pa dashje.

Dita e mësuesit, 7 marsi, jo vetëm që duhet ta respektojmë si ditë të veçantë, po mbi të gjitha duhet t’i japim një rëndësi më të madhe, konkretisht për mërgatën që thua është lënë në harresë e, të përballet me hallet e asimilimit.

Të gjithë mësimdhënësit/et që japin mësim në landin e Bavaris, në emër të KMPGJSH, ju përgëzojmë për vullnetin dhe kontributin e juaj të palodhshëm e shumë human. Andaj edhe kërkojmë, që sëbashku, të rrugëtojmë rrugës së rilindësve, sepse jo vetëm që është vetëm nder, po mbi të gjitha është nevojë shpirtërore, detyrë dhe akt patriotik e atdhetar. Po ashtu respekt për të gjithë ata bashkëkombës, këshilla të prindërve, aktivistë, shoqata e biznese që po japin kontribur për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën te fëmijët tanë, kudo që janë.

Urime dita e mësuesit të nderuar mësimdhënës/e!

Në emër të KMPGJSH-së

Kryetari: Mustafë Krasniqi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks