SHKRIMI
e diel, 15 korrik 2018

ISUF BYTYҪI: TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË KMPGJSH-së PËR BAVARI ME ORGANET INSTITUCIONALE TË KOSOVËS

Mynih, 22 prill 2018: Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, krahas vështirësive të mëdha dhe frikës për asimilim, kohëve të fundit sikur po gjenë një pikë shprese nga institucionet tona kombëtare! Pikërisht, Ministria e Diasporës ka filluar ta paraqesë me përkushtim gatishmërinë e saj për t’i dhënë kurajo mërgatës, veprimtarëve dhe mësimdhënësve, të cilët janë vu në një detyrë të shenjtë për mbajtjen e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari! Qëllim i yni është, që të mos e ndalin rrugën e shenjtë të rilindësve, ngaqë, përpos që është punë humane, është edhe shpirtërore, kulturore e kombëtare.

Nga mërgimtarët, shihet me optimizëm përkrahja, të cilën e bën Ministria e Diasporës dhe ajo e Arsimit e Kosovës, për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari! Por, jo vetëm në Bavari, kudo që të mbahet Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe, aty do të jemi edhe ne, thonë përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

Në muajin prill të këtij viti, në pajtim me kryesin e LAPSH-KMPGJSH-së në Bavari, një delegacion i kryesuar nga kryetari, Mustafë Krasniqi dhe sekretari, Isuf Bytyçi u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Diasporës dhe asaj të Arsimit, të Kosovës, në Prishtinë.



Në zyret e Ministrisë së Diasporës në Prishtinë, z. Mustafë Krasniqi dhe Isuf Bytyçi u takuan me përfaqësues të kësaj ministrie, z. Afrim Bekteshi që është zv. ministër për Diasporë dhe z. Avdyl Lipoveci drejtor për departamentin e kulturës për Diaporës. Takimi ishte i frytshëm, informues dhe premtues. Më pastaj Z. Krasniqi, i paraqiti të arriturat e punës së Mësimit Plotësues në Bavari, sfidat dhe synimet, që i ka LAPSH-KMPGJSH-ja në Bavari, ku ndër të tjera tha: ne kemi hapur shumë klasë në Bavari, pa marrë parasysh vështirësitë që i kemi! Jemi duke i paguar arsimtarët e Mësimit Plotësues në Gjuhën shqipe, që edhe në këtë fushë kemi mjaftë vështirësi! Jemi duke takuar, vazhdimisht me shoqata e aktivistë për Mësimin Plotësues dhe, në kohët e fundi është shtuar ndjeshëm interesi i prindërve dhe fëmijëve shqiptarë, që të mbajnë orë plotësuese në Gjuhën Shqipe në Bavari! Po ashtu, i kemi takuar edhe organet kompetente gjermane dhe, kemi marrë përkrahjen e tyre. Ne, në bashkëpunim me grupin punues, të cilët janë të përcaktuar të kontaktojnë me organet përkatëse të arsimit e të kulturës vendase, Agron Ibrahimin, Mislim Berisha, Jonuzi Veliu dhe Tefik Jaha kemi nënshkruar një kërkesë, ku dhe kemi premtime, për pagën e arsimtarët prej 8 eurosh në orë nga organet përkatëse- Bavareze! Po ashtu, i njoftuam edhe për zbritjen e pagës së mësimdhënësve nga 15 euro në orë, sa ishte më parë, në 10 euro, sepse jemi detyruar t’u përshtatemi procedurave ligjore vendase, meqëllim që t’i përfitojmë 8 ero për orë mësimi. Faktikisht, arsimtarët i mbajnë dy orë mësimi nga 45 minuta, në javë, por si pasojë që arsimtarëve iu duhet kohë që t’i pregatisin njësitë mësimore në shtëpitë e tyre, ne i paguajmë tri orë në javë për secilën klasë! Na i kanë liruar objektet shkollore për mësim dhe në të ardhmën e afërt shpresojmë se do t’i pranojnë notat e gjuhës shqipe në dëftesat e nxënësve shqiptarë, në shkolla. Tërë kjo punë që është bërë, u bë falë aktivistëve, të cilët janë të përkushtuar dhe vullnetarisht e bëjnë tërë këtë punë për Mësimin Plotësues. Por, ne kemi edhe sfida, të cilat vështirë se do t’i tejkalojmë pa ndihmën dhe përkrahjen e institucioneve shqiptare-kosovare, pa bizneset, pa aktivistët, pa prindërit dhe, natyrisht, pa arsimtarët shqiptarë.

Ndërsa, Isuf Bytyçi, i cili është në cilësinë e sekretarit, i përmendi synimet e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari! Synim i yni themelor është ruajtja e gjuhës shqipe, kultura dhe identiteti ynë kombëtar!

Ta njohin fëmijtë tanë flamurin e tyre kombëtar dhe të komunikojnë lirshëm në gjuhën e tyre, ta njohin historinë, të pranohet gjuha shqipe në dëftesat e tyre dhe të jenë të aftë që fëmijtë tanë të marrin role udhëheqëse në ndërmarrje tregtare e ekonomike gjermane, në raport me shtetet, ku flitet gjuha shqipe. Të jenë të aftë të marrin role përkthyesish, të jenë në gjendje të bëjnë diplomaci edhe në gjuhën e tyre, ta kenë bazë për ta studiuar gjuhën e tyre, sepse jo vetëm që është nder, por edhe krenari, është njohja dhe mësimi i gjuhës amtare. Ky, pra është integrim edhe në shtetin gjerman e, jo asimilim.

Pas gjith këtyre informatave, të cilat i dëgjuan z. Avdyl Lipoveci edhe z. Afrim Bekteshi, ata u zotuan se jo vetëm se do ta përkrah Ministria e Diasporës, nga Kosova mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavara, por kudo që mbahet mësim plotësues në gjuhën shqipe, ne si Ministri e Diasporës, do ta ndihmojmë me të gjitha mjetet, sepse jo vetëm që është akt moral, por përkrahja e mësimit plotësues në Diasporë, është edhe obligim dhe, të gjithë ata që e pengojnë, e dëmtojnë, atë.



Ndër të tjera, z. Lipoveci, tha se deri tash, ne vazhdimisht, pa hezitim dhe me gjithë dëshirë, kemi qenë pranë jush edhe në të ardhmen, nuk do të ndalemi. Ndërsa, te pika kryesore që dhe ishte fokusuar kryetari, z. Mustafë Krasniqi, ndihmën për pagën e mësimdhënësve, potencoi se kemi mësimdhënës që nuk marrin pagë akoma, ndërsa, të tjerët një pagë simbolike dhe atë jo me rregull, ngaqë s’kemi buxhet për t’i mbuluar shpenzimet, deri më tani! Por, duke e falënderuar Fondacionin “Besa” dhe biznesmenin Isak Neziri, kemi arritur t’i mbulojmë disa paga të mësimdhënësve. Rreth kësaj pike, z. Avdyl Lipovezi kishte këtë qëndrim, duke pohuar se i dinë vështirësitë e arsimit në diasporë dhe problemet e theksuar në landin e Bavarisë, gjë që edhe jeni në hapat e parë të kësaj veprimtarie! Prandaj, duhet një përkushtim më intenziv, por neve nuk na lejojnë rregullat ligjore, që të avansojmë një pjesë, kur dimë që të njëjtat probleme i kemi edhe në disa lande tjera të Gjermanisë, po ashtu edhe në disa shtete tjera të Europës e gjetiu! Më tej, z. Lipoveci shtoj duke thënë se jam optimist dhe më mban shpresa, që nga janari i vitit të ardhshëm do të veprojmë konkretisht, meqë dhe u miratua marrëveshja e përbashkët: Shqipërinë – Kosovë, në raport me Kosovën.

Më tej, z. Bekteshi, na premtoi se nuk do të ndalemi duke ju përkrahur me të gjitha mundësitë, që i kemi! Ai shtoi duke thënë se ne jemi duke i koordinuar punët edhe me Ministrinë e Arsimit të Kosovës edhe të të Shqipërisë, po ashtu edhe me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë jemi duke i koordinuar punët, në raport me mërgatën tonë shqiptare, kudo që është.

Pas përfundimi të këtij takim z.Bekteshi dhe z. Krasniqi u takuan edhe me përfaqësuesin e Fondacionit “Besa” dhe u njohën me hallet dhe vështirësitë e KMPGJSH-së, ku përmes telefonatës, z Bekteshi mori përkrahje edhe nga z. Rexhep Nikçi, njëri nga anëtarët e Fondacionit “Besa”, njëkohësisht edhe anëtar i përhershëm i KMPGJSH-së, si dhe me disa biznesmenë tjerë komunikoi, ku dhe mori zotimin se do të na dalin në ndihmë, rreth pagës së mësimdhënësve.

Për këtë përkushtim serioz të z. Bekteshi, e falënderoi z. Krasniqi dhe i ishte mirënjohës rreth përkushtimit të tij.

Më pas, z. Krasniqi u takua edhe me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Arsimit, zëvendës ministrin Heset Sahiti, me këshilltarin politik në Kabinetin e ministrit, Fatmir Bytyçi dhe Ferim Gashi, këshilltar i jashtëm politik në kabinetin e ministrit, ku ishte i pranishëm edhe z. Bekteshi - zëvendës ministr i Diasporës, që për më tepër se 45 minuta u trajtuan vështirësitë, sukseset dhe synimet e KMPGJSH-së.

Z. Krasniqi i njoftoi edhe për sfidat që i presin, për punën dhe angazhimin e tyre!

Fillimisht, fjalën e mori zëvendës Ministri z. Sahiti, ku edhe e përshëndeti angazhimin e z. Krasniqi dhe Grupin e Punës për Mësimin Plotësues. Këtë takim e quajti si një takim të njohjes me sfidat e KMPGJSH-së. Ndërsa, këshilltari politik në kabinetin e ministrit, Fatmir Bytyçi pasi u njoh me punën dhe sfidat e KMPGJSH-së dhe kërkesat e parashtruar nga ana e z. Krasnqi, interesimi i tij ishte fokusuar më tepër rreth bashkëpunimit e ofrimit të përvojës së tyre, që të kemi raporte informuese të ndërsjella, po ashtu dhe bashkëpunim në mes shkollave tjera, që veprojnë në Gjermani e gjetiu!

Po ashtu u zotua se do t’ ju ofrojmë mundësi, që përmes këshillave pedagogjikë e kontakteve që t’jua lehtësojmë procesin e mësimit, ku dhe do ta keni edhe përkrahjen profesionale! Z. Krasniqi, më tej kërkoi që përpos takimeve dhe këshillave pedagogjike, që për ne do të jenë të mirëseardhura dhe të frytshme, që të na përkrahni përmes metodave informuese e sensibilizimin e shkollave shqipe, që përmes këtij sensibilizimi institucional bashkëkombësit tanë mërgimtarë të kenë besim të plotë se shkollat shqipe me mësim plotësues e kanë përkrahjen institucionale.


Pos tjerash Krasniqi kërkoi, që të bëhet edhe çertifikimi i mësimdhënësve, nga organet kompetente kosovare e shqiptare. Më tej, shtoi duke thënë z. Krasniqi se ne si kryesi e Mësimit Plotësues, momemntalisht, bëjmë punë krejtësisht vullnetare dhe pa pagesë! Madje, të gjitha shpenzimet e rrugës, telefonatat, shtypjen e dokumentave dhe kohën e pregatitjes së shkresave e takimeve, i bëjmë nga shpenzimet tona private, pa e llogaritur kohën e shfrytëzuar nga puna jonë e përditshme, apo kohën e lirë, të cilën e humbim në raport me familjet tona! Por ajo që na vë në një pozitë më të vështirë, është sigurimi i pagës për mësimdhënësit, gjë që kjo dhe na vë në pozitë të palakmueshme, për të kërkuar cilësi dhe për ta bërë përzgjedhjen e mësimdhënësve, ashtu si e duan rregullat pedagogjike! Nuk na krijohet mundësia, jo pse na mungojnë mësimdhënësit, por që nuk mund ta zbatojmë rregulloren e punës ashtu siç duhet, për shkak të mospagesës sëtyre të rregullt e stabile. Unë si kryetar, bashkë me kryesinë dhe komisionet përkatëse, për përcjelljen e procesit mësimor, angazhohemi që të mos kemi problem me pagën e mësimdhënësit dhe e dyta që të çertifikohen të gjithë mësimdhënësit dhe pas çertifikimit të kërkojmë përgjegjësi para institucioneve tona kombëtare e shtetërore. Derisa jemi në këto kushte vullnetare, apo gjysmë vullnetare duke punuar, nuk i kemi mundësitë që të kërkojmë kualitet, diciplinë dhe zbatim rregullash, për fat të keq! Pa u realizuar paga e arsimtarëve dhe e administratës së KMPGJSH-së, nuk mund të presim punë kualitative, në mësimin plotësues! Por, shpresojmë se me angazhimin e MASHT-it dhe të Ministrisë së Diasporës do ta zgjidhim edhe këtë problem, në mënyrë institucionale! Për të gjitha këto kërkesa të z. Krasniqi, iu premtua se do të punojnë edhe në këtë drejtim, por që do shumë punë e kohë për t’u realizuar edhe këto synime, pa të cilat vështirë se do të mbijetojë mësimi plotësues në Bavari e kudo tjetër që zhvillohet.

Z. Fatmir Bytyçi, shtoi duke thënë se ne duhet të jemi të informuar dhe të kemi raporte rreth procesit mësimor. Ndërsa, zëvendës ministri Heset Sahiti, përveçse e përshëndeti takimin, një takim shumë frytdhënës dhe njohje për së afrmi me punën e KMPGJSH-së, njoftoi se është përgatitur Korrikula e Përbashkët e dy shteteve, Shqipëri e Kosovë për Mësimin Plotësues në Diasporë, gjë që na njoftoi se së shpejti edhe do t’jua shpërndajmë.



Z. Krasniqi u takua edhe me Ministrin e Arsimit Shyqeri Bytyçi, ku ishte i pranishëm edhe z, Bekteshi. Gjë që dhe atë e informoi për të gjitha sfidat që po përballet KMPGJSH-ja, si dhe kërkoi që kjo ministri ta ndihmojë Këshillin, ngaqë ky land është më specifik se landet tjera, në Gjermani! Përpos që na i ka liruar klasët, nëpër shkolla, deri më tani nuk na kanë ofruar kurrfarë ndihme tjetër siç e gëzojnë disa lande tjera në Gjermani, në përjashtim të kësaj pagesës 8 euro për orë mësimi, si ndihmë humanitare! Z. Krasniqi, i njoftoi edhe për takimin e përfaqësuesve të MASHT-it në Munih, për mbajtjen e seminarit, si dhe për organizimin e manifestimit të njëvjetorit të themelimit të KMPGJSH-së, që do të mbahet më 29 prill 2018.

Përpos tjerash z. Krasniqi, ministrit Bytyçi, ia dorëzoi një kërkesë me shkrim prej dy faqesh, si dhe e njoftoi për kërkesat e domosdoshme të KMPGJSH-së.

Pas gjith këtij diskutimi, ministri u zotua se do të ketë përkrahje dhe do t’i motivojmë bashkatdhetarët, që të mos ndalet kjo detyrë kaq e shenjtë! Ministri potencoi se do ta përcjellë me kujdes mesazhin pë rimëkëmbjen e mësimit plotësues në mërgatë! Konkretisht jam në dijeni, tha ai edhe për vështirësitë, që i keni ju në KMPGJSH-në, në Bavari.

Në fund të takimit z. Krasniqi mori zotim nga Ministri se përpos që do ta përkrahë shkollën shqipe në diasporë, me mundësitë, që i ka si ministër, do të ushtrojë ndikim edhe te stafi i tij që çdo kërkesë, me shkrim, do ta shqyrtojë me përgjegjësi dhe kompetencë që ka.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks