SHKRIMI
e enjte, 27 shkurt 2020

FAIK KONICA: VAJTIM PËR ROBËRI TË SHQIPTARËVET (1901)

Pashtriku, 11 dhjetor 2020: "Ahmed Zogolli, malok analfabet, pa ndonjë frymë idealizme, kish zgjedhur për pasqyrë dhe shembull të tij Esad Pashën, të cilin e imitonte jo vetëm në intrigat e jashtme e të brendshme, por gjer në mënyrën e ecjes dhe të foljes. E imitonte veçan në punën e ryshfeteve. Dhe siç Esadi, në një kohë, merrte nga Italia, nga Serbia dhe nga Greqia, - ashtu dhe Ahmed Zogolli u përpoq të marrë nga tri ato mbretëri përnjëherësh". (Faik Konica, Vepra 3, f. 312).

***

“Vajtim për robëri të shqiptarëvet”


Faik Konica, viti 1901


O të humbur shqipëtarë,

Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,

Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,

Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë

Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,

Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë

Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini

Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;

Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,

Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,

Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,

Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,

Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë

Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët

Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni

Si të doni e si të thoni!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks