SHKRIMI
e premte, 28 prill 2017

AURENC BEBJA: DEKLARATA PËR PAVARËSI E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT NË REVISTËN BRITANIKE TË VITIT 1880

Francë, 4. 11. 2016: Revista ndërkombëtare britanike, nëpërmjet korrespondentit të saj në Lindje, Pierre Guerraz, – (Correspondance d’Orient – Constantinople, 14 mai 1880) – trajton çështjen shqiptare, më saktësisht dëshirën e bashkombasve tanë për liri. Shkrimi, i publikuar në gjuhën frënge, vë në dukje fillimisht interesat dhe strategjinë italiane – në konkurrencë me Austrinë e cila kishte marrë asokohe Bosnjen dhe Hercegovinën – për të sunduar trojet shqiptare.

Pavarësisht qëllimeve italiane, revista shkruan se shpallja përfundimtare e pavarësisë shqiptare nuk mund të shmangej më, sepse dëshira për liri ekzistonte prej kohësh. Madje, ajo shkruan se Lidhja Shqiptare (Bëhet fjalë për Lidhjen e Prizrenit, megjithëse revista nuk e citon) kishte vendosur të mos lëshonte qoftë edhe një pjesë të vogël toke Malit të Zi.

Gjithashtu, Lidhja kishte marrë vendimin të punësonte vetëm shqiptarë në funksionet administrative dhe juridike. Si arsye, ajo kishte pushuar katër funksionarë të lartë turq, të cilët ia dërgoi Muktar Pashës. Ky i fundit nuk guxoi të ndërhyjë në favor të bashkombasve të tij dhe si rrjedhim i riatdhesoi.

Në vijim të këtyre veprimeve për pavarësi, Shqiptarët publikuan thirrjen patriotike, e cila nuk lë asnjë dyshim mbi qëllimet e mëparshme për liri :

«Shqiptarë ! Evropa ka krijuar një principatë për Bullgarët. Bosnja dhe Hercegovina i janë dorëzuar Austrisë. Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar pavarësinë dhe disa territore më shumë, ndërsa Rumelia autonominë; po ne, çfarë kemi marrë? Ne, Shqiptarët, ne nuk jemi imigrantë, por banorët e hershëm të këtij vendi; ne kemi qenë të lirë e të pavarur disa shekuj më parë dhe ne mund të pretendojmë me plot fjalën të drejtën për të krijuar një Shtet. Thesalia, Epiri, Shqipëria aktuale, ja pra trashëgimia e kombit shiptar, i cili numëron tri milion shpirtra. Atdheu ynë duhet të jetë i lirë, i pavarur dhe i qeverisur nga një princ i zgjedhur nga ne. Pra, këtë duam ne, ose në të kundërt vdekjen. Duhet të marrë fund kjo ekzistencë e turpshme.»

Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks