SHKRIMI
e mërkurë, 16 gusht 2017

SHERADIN BERISHA: LAMBERTO ZANNIER, SHEFI I MADH I KOSOVËS(!)DHE KRYENEGOCIATORI I 6 PIKËSHIT TË BAN KI MOONIT! (NGA ARKIVI - GUSHT 2008)

Pashtriku.org, 23 korrik 2017: "Negociatat Prishtinë-UNMIK-Beograd për gjashtë pikat e kreut të OKB-së, Ban Ki-moon, janë shumë të zorshme, delikate dhe komplekse, por i dërguari i tij i posaçëm në Kosovë, Lamberto Zannier, ka zgjidhje për to. Këto zgjidhje ai do t'ia paraqesë Prishtinës dhe Beogradit në ditët e ardhshme" - kështu thuhet në një shkrim të botuar më 1 gusht 2008, në portalin pashtriku.org, në kuadër të shkrimeve me moton "Kah po shkon Kosova?"

Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:

Kah po shkon Kosova?

A po krijohet policia etnike serbe në Kosovë?!


• Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier, ka deklaruar se ai është shefi i madh në Kosovë, përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244...

Negociatat Prishtinë-UNMIK-Beograd për gjashtë pikat e kreut të OKB-së, Ban Ki-moon, janë shumë të zorshme, delikate dhe komplekse, por i dërguari i tij i posaçëm në Kosovë, Lamberto Zannier, ka zgjidhje për to. Këto zgjidhje ai do t'ia paraqesë Prishtinës dhe Beogradit në ditët e ardhshme.

Në një intervistë për „Kohën Ditore“, Lamberto Zannier i ka bërë publike hollësitë dhe qëllimet e negociatave për gjashtë pikat e Ki-moonit:

- polici,

- gjyqësi,

- doganat,

- menaxhimin e kufirit,

- objektet e kultit dhe

- transportin / telekomunikacionin.



Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier.


Për policinë, Zannier paralajmëron një ofertë, e cila do të krijonte policinë etnike serbe brenda Policisë së Kosovës, por me autonomi speciale në zinxhirin e saj komandues.

Dogana në veri të Kosovës, sipas shefit të UNMIK-ut, do të mund t'i ngjante modelit të Hong-Kongut, një territor me dy zona doganore. Gjyqësia po të njëjtin format.

Zannier ka thënë se për këto nisma ka përkrahjen e Grupit të Kontaktit, kurse Prishtina zyrtare përkrah po ashtu, duke qenë e informuar për çdo gjë.

"Takimet", siç i quan kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi këto negociata, përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm për Kosovën, Lamberto Zannier, qartëson se nuk janë takime, por negociata shumë të zorshme, delikate dhe komplekse.

Shefi i UNMIK-ut ka deklaruar se ai është shefi i madh në Kosovë, përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244.

(Pashtriku.org / 01. 08. 2008)


_______________

Lexoni origjinalin:

Kah po shkon Kosova? A po krijohet policia etnike serbe në Kosovë?!

http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/gusht08/zanier_policia_serbe_ne_kosove_1.8.08.htm


_____________________


SHERADIN BERISHA: DIALOGU PRISHTINË - BEOGRAD PËR 6 PIKAT E BAN KI MOONIT KA NISUR NË QERSHOR 2008! (NGA ARKIVI PASHTRIKUT)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6770


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks