SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

ISMAIL QEMALI, KRYEREDAKTORIT TË 'LE MATIN' (1914) : GAZETARËT ITALIANË TREGOJNË MARRËZIRA NË LIDHJE ME NGJARJEN E VLORËS NË 'LA TRIBUNA'

Francë, 22 Nëntor 2018: “Le Matin” ka botuar, të martën e 3 shkurtit 1914, në faqen n°3, reagimin e ashpër të Ismail Qemalit ndaj një shkrimi të botuar pak kohë më parë në “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Roli i Ismail Qemalit në ngjarjen e Vlorës

Korrespondenti ynë në Romë na pati dëguar para disa ditësh një shkresë nga Vlora për “La Tribuna”, në të cilën lexonim se proçesi gjyqësor kundra Beqir beut dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte në vazhdim, dhe se herën e fundit që Beqir beu u përball me Ismail Qemal beun, ish-udhëheqësin, ai e akuzoi këtë të fundit për lejimin e dërgimit të telegramit të famshëm Izet pashës në lidhje me çështjen e zbarkimit të ushtarëve turqë të sjellë nga avullorja Meran.

Shkresa shtonte se si rezultat i këtij konfrontimi, komisioni i kontrollit gjykoj të arsyeshme t’i këshillojë Ismail Qemalit që të shkojë për pushime në Evropë.

Ismail Qemal Beu, ish-kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili gjendet aktualisht në Nice (Francë), na telegrafon për të na thënë se shkresa e Vlorës për “La Tribuna” është vetëm riprodhimi i një gënjeshtre të endur nga fantazia e disa gazetarëve italianë, të cilët, nuk e di se për çfarë arsye, filluan ta sulmojnë duke hedhur baltë, në vend të bombave që Beqir Beu dhe të tjerët kishin përgatitur prej kohësh.

Ai shton:

“Unë kurrë nuk janë përballur me të, as në gjykatën ushtarake, as diku tjetër kurrë; Nuk kam qenë në dijeni për korrespondencën me bashkëpunëtorët e tij në Konstandinopojë, të cilët po komplotonin kundër meje dhe qeverisë për të cilën unë isha kryetar.

Nëse u kërkova fuqive të mëdha që të lejojnë përfaqësuesit e tyre të marrin qeverinë e Shqipërisë deri në ardhjen e princit, kjo ishte vetëm për një qëllim thjesht patriotik dhe me miratimin e lartë të tyre.

Ju lutem, z. kryeredaktor, t’i përgënjeshtroni formalisht këto marrëzira dhe të pranoni falenderimet e mia me sigurimin e konsideratës sime më të lartë.”


Ismail Qemali

ish-kreu i qeverisë

së përkohshme të Shqipërisë 


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).


 



 Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks