SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: PROGRAMIMI I KRIMEVE PËR T'I SHAFOSUR SHQIPTARËT, 1994-1999 (II)

Prishtinë, 2 gusht 2020:

Millosheviq (I.Daçiqi) - Sheshel - (A.Vuçiqi) - Arkan, programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë 1995-1999

Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, e kishte siellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallëra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazëta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg: duke akuzuar së pari për ta gjatur faktin për sulm gjenocidal-“Shqiptarët duen ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shytrohej pytja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?. Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve që i posedojmë: Bota arabe ia dhuroi 2 miliradë para kesh; firmat private Gjermane 850 milion marka; Franca 800 milion dhe Italia 750 milon marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blente armatim për t` i shfarosë shqiptarët.


Çka përmban programi i Qeverisë RFJ-ës për shfarosjën e shqiptarëve

Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky “zbulim” epokal i shkollës Shën Savës dhe Gebellsit.Pra, e tërë propaganda serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta, me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit serbian shkojnë edhe mëtej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nepër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” keshë. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, sipas treshës: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit serbian mbështetën në ‘histori’ bizare

Hartuesit e Programit fashist serbian, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjesë, si pikënsije e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan ardhur 465000” emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah ‘erdhi’ kjo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okuptori apo ndonjë burim I kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokuemnteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimi të dokumneteve të Rjahut (Gjermane) Tretë, se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë) më 1941/2, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e ksihte në paln as ta vrasi, e as ta deprotojë (shpërngulë) dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si verpoi Serrbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anatarët e familjes në zajrrë si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të diruigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarke titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Progrsmuesit fashistë të lartëcekur nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e kralit kishte lidhë Konventë me Turqinë, kishte siellë Ligjë, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid. Ku mund të gjindet kësi fashizmi në botë. Për këtë deshmitar janë dokuemntet zyrtare serbe 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999.

Sipas Programit S.Millosheviq-I.Daçiq;V.Sheshel- A.Vuçiq=Arkan, edhe pas vitit 1995, ishin diegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngja ato “diegëje” asnjë burim për be, nuk mund të gjëndet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga nefashizmi i Milloshit 1989-1999. Dhe ai dëm çenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thot se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesëve, shqiptarët i paskan garbitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatrruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua mveshin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujtë ngjajnë këto “mizori” fiktive. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kru kanë ngja këto mizori. Asksuh nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dinte?!!!.

Sipas Programit fashist serbian në Kosovë jetuekan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose138000 banor, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsië më 1991, e kur në regjistrim u përgjegjën vetëm sllavët. Nga ky regjsitrim del saktësishtë se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punë.

Programueit pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe”

Duke i pasur këto shifra, prap përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së çingjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”? Kjo pyetje u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tejtër, por vetëm dokuemnte serbe, e ato flasin vet-HB). Dhe përgjigjen vet se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?. Shakqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia doi t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garnacion nga Fuqitë e Mëdha;Shqiptarët jetojnë mire në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajëhme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashizmi serbian.

Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjës shqiptarëve

Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shejtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë.

Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numrojnë detyrat e tyre: 1.Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbian, do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë; duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës;2.Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërin Bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thot, se është detyrë e pashmagëshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë.Në pronat e tyre, do t` i siellim sebët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t` i siellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është diegur”. Nuk e thonë me fajin e kujtë. Jo vetëm këta fatëzi (që vet I kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”. Pra në kushtet e reja, duhet në shtpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratatve mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.”

‘Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi’, shkruajnë fashistët serbianë.” Duhet të krijojmë libra të ri katastral dhe duke I asgjasur librat e vjetra; duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejtë me qëllim që Kosova të srbizohet”.

Programi parasheh se do t` u mirret prona shqiptarëve përmes gjyqeve,duke I vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u mirren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drjtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvoglojmë edhe mëtej numrin e shqiptarëve, duke e siellë në 44%”.

Ndërtimi i 100 fshatrave të reja sllave në Kosovë

“Duke u bashkuar në një front si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar siprmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave.Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thot, programojnë nxënsit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllavë, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata officerë që kanë sherbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vedni ma I militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndertojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` I ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000 banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipermarrje të vogla, ferma, dhe punëtroi ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitorën, ujsiellsin, kanalizmin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpinë e kulturës, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasfirmim parashohim t` i siellim në punë 125000 persona, të cilët do të i ushqejnë 500 000 banorë aktiv”.Si të finansohet Programi i Serbizimit Kosovës, pyesin autorët neofashist më 1994. Dhe përgjigjen me:

Bankë që e krediton sllavizimin e Kosovës sikurse 1918-1941

Në vijim fashistët serbian programojnë: “Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` I investojë nga 1000 dollarë, duke I ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themlohet një bankë e përzier, që do t` I finasojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat e tyre, duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë)pastaj Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.

Për realizmin e Progarmit, Kuvedni i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:”Ligji për lirim nga tatami për 3 vite për çdo sieprmarrëje dhe punëtroi të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; ‘Ligji për qytetar të jashtëm’, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; ‘Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral i Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).

Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1.Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2.Me I privuar shqiptarët nga lria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3.Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregatrët Serbian, duhet rëndruar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5.Intelektualët kulminantë shqiptar duhet të mirren në pyetje dhe duhet të kërcnohen; 6.Duhet ta përhapim propogandën se shqiptarët e rendomtë janë të knaqur duke I reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen;7.Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendraat tona të emigracionit, me qëllim që të ralizohet qëllimi final I serbizimit Kosovës”.

Pse çarqet kriminale serbe e krijuan këtë program.

Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e iriton serbët ( e deri më 1992 e lavdonin deri në kup të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, Serbianët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.

Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat I këtij Programi neofashist

Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755000 dosje hetuesie për shqiptarë;I deprotoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga troejt e veta, I vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; I rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përciellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; I dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u garbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërishtë më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane , provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm rreligjioz, për ta kthyer krimin në diçka rreligjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.

Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë varastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 36 njësi, të përbëra prej kriminelëve në za si: Arkan, Dragan, tridhjetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainase, dy bellorusë, dy rumunë, 2 zvicran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan më 10 qershor 1999, jashtë kufijëve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët e kolonizuar nga Kroacia dhe Serbia (1992-1999) peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri I tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë, deri në Kushumli.

Shtrohet pyetja: Ku gjindet Arkiva e 4500 antarëve të sherbimit informative dhe kontrainformativ Serbian që vepronin në Koosvë janar -dhjetor 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë ka sot nepër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden, madje edhe nepër Prishtinë, në pikë të ditës, e sherbimet shtetërore të Kosovës, krehen. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), mbroi dhe gjykoi Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të mirret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, me 35 programe për shfarosjën e Shqiptarëve pa ndërprerëje në Kosovë, për t` ia filluar pastaj me serbizimin e Shqipërisë Bregdeatre si planifikohej më 1939 nga Lotiqi i “ZBOR” it dhe Ivo Andriqi e lëvizjës “ORJUNA; SRNAO dhe “Nardna Ordbrana”, “Bella Ruka” e” Crna Internacionala”!.

Prishtinë më 14. VII. 2020

___________________

PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: PROGRAMIMI I KRIMEVE PËR T'I SHAFOSUR SHQIPTARËT, 1994-1999 (I)

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10332


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks