SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E JAHIR HAJRIZIT, NAZMI HOXHËS, MUSTAFA ADEMI DHE FERID ÇOLLAKUT (54)

Pashtriku, 11 qershor 2020:

7.22 Jahir Hajrizi

I lindur më 12.9.1956 në Vrellë të Magurës. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Teknike, drejtimi Energjetikë-Elektroteknikë, në Prishtinë.

I martuar, tre fëmijë. Punon si elektricist në Ndërmarrjen Publike Banesore, në Prishtinë.

Jeton me familjen në Prishtinë.


I lindur dhe rritur në një familje me traditë atdhetare, ai filloi që në fëmijëri edukimin patriotik. Në formimin e tij kanë ndikuar xhaxhallarët veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare, bisedat e shumta që zhvilloheshin në odën e familjes nga njerëz me bindje dhe qëndrime të përparuara patriotike, emisionet e Radio Tiranës, më vonë literatura etj.

Në verë të vitit 1977 anëtarësohet në radhët e Organizatës, duke vepruar në celulë me Mehmet Hajrizin dhe Ismail Sylën. Në një celulë tjetër ka vepruar me Naim Salihun nga Përlepnica e Gjilanit.

Në zgjerim të radhëve ka punuar me Xhafer Shabanin, Avdi Limanin, Zenel Gashin dhe Rrahim Shabanin. Për dy të parët i kishin thënë të mos vazhdonte, sepse ishin në lidhje tjetër të Organizatës, me Zenel Gashin punët shkonin ngadalë, për shkak të takimeve të rralla, kurse Rrahim Shabani nga Dumnica e Vushtrrisë u bë një anëtar i devotshëm i Organizatës. Rrahimi jetonte në fshatin Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë dhe punonte në Termocentralin “Kosova“. Pas arrestimit të Jahirit, ai u angazhua për grumbullimin e ndihmave për familjet e të burgosurve politikë dhe propagandonte idetë e lirisë. Duke qenë rapsod popullor, ai edhe me këngët patriotike i edukonte dhe frymëzonte bashkatdhetarët e vet.

Në këto celula punohej për ngritjen teorike me lexim të literaturës, sigurimin e teknikës së nevojshme për Organizatën, shpërndarjen e trakteve, si me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (11.6.1978), e vizitës së fundit të Titos në Kosovë (1979), për sigurimin e ndihmave për familjet e shokëve të arrestuar, zgjerimin e radhëve etj. Gjithë kjo punë bëhej në kushte të vështira të veprimit, sepse regjimi jugosllav ishte shumë i egër dhe shumë finok, prandaj imponohej nevoja e punës së gjatë me kandidatët e rinj.

Më 01.2.1982 Jahiri arrestohet dhe dënohet me 12 vjet burgim.

Pas lirimit nga burgu ishte veprimtar i LDK-së dhe ka punuar në Shoqatën e të Burgosurve Politikë, e cila më vonë kryente punë logjistike për UÇK-në.

Në fillim të prillit 1999 vesh uniformën e UÇK-së, si komandant Kompanie në Qendrën Stërvitore të UÇK-së në Kukës, Fushë Dukagjin dhe Burrel (Shqipëri).

***

7.23 Nazmi Hoxha (3.12.1951-3.8.2001)


I lindur më 3.12.1951 në Cernicë të Gjilanit. Ka mbaruar shkollën e lartë, arsimtar.

I martuar, baba i pesë fëmijëve.

Ka punuar si arsimtar i historisë (1980/1981), në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Për Nazmi Hoxhën formimi patriotik fillon që nga rinia e tij. Babai i Nazmiut, Hasim Hoxha ishte një bashkëluftëtar i Mulla Idrizit, si njëri prej luftëtarëve më të dalluar. Në familjen e Nazmiut gjithmonë është dëgjuar Radio Tirana.

Nazmiu është organizuar nga viti 1974 me Rexhep Malën dhe më vonë me Bejtullah Tahirin e Hydajet Hysenin.

Në këtë celulë ai punoi një kohë të gjatë dhe pastaj u zgjerua edhe me shokë të tjerë si me Shemsedin Hoxhën, të vëllanë Sami Hoxhën, Sabit Rexhepin, Xhymshit Osmanin, Xhezide Osmanin, Sadri Sherifin, Abdullah Sherifin e të tjerë. Ndërsa simpatizantë të organizatës i kishte Skënder Ramën, Jakup Ramën e të tjerë.

Nazmiu ishte një shok i palodhshëm dhe i pakursyeshëm. Me iniciativë të tij, e shoqja Ziaverja kishte shitur stolitë e arit për nevojat e Lëvizjes. Ajo nuk ishte vetëm shoqe e jetës për Nazmiun por edhe shoqe e punës.

Nazmi Hoxha mori pjesë në disa aksione të suksesshme si shpërndarja e traktit me rastin e vizitës së Titos në Kosovë, prishja e parullave pushtuese nga Prizreni deri në Gjakovë, shtypjen e trakteve etj.

Më 4.12. 1981 veprimtaria e tij u zbulua dhe e arrestuan për ta dënuar me 15 vjet burgim. Në gjykimin e Nazmiut dhe të shokëve të tij në Gjilan më 1982, babai i tij u ngrit dhe përkundër ndalimit që i bënte kryetari i kolegjit gjyqësor, në gjykatore u tha të sapodënuarve këto fjalë: “Mbahuni të fortë. Me dekë si burrat se fitorja është jona”.

Në periudhën pas lirimit nga burgu Nazmiu u angazhua në Shoqatën “Nënë Tereza “, në LPK. Pos aktivitetit politik ai u mor edhe me biznes si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Gjatë kohës që ai qëndroi në Shqipëri ndihmoi shumë kosovarë.

Në kohën kur UÇK doli në skenë Nazmiu nuk mundi të shkonte vullnetar, sepse ishte i sëmurë, por Luftës i kontribuoi materialisht. Pas lufte u kthye nga Shqipëria në Kosovë, por shëndeti po i rrënohej dhe më 3 gusht 2003 vdiq.



***

7.24 Mustafa Ademi

L
indi më 10.2.1952 në Prishtinë.

Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Punëve të Brendshme në Beograd dhe Shkollën e Oficerëve rezervë, këmbësoria.

Ka bërë punë administrate, kurse pas Lufte ishte këshilltar në Ministrinë e Rendit në Qeverinë e Përkohshme.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Jeton në Zvicër dhe në Prishtinë.

Në formimin e tij patriotik ka pasur rol familja, shoqëria, shkolla dhe literatura.

Veprimtarinë e organizuar atdhetare e nis në fillim të viteve ‘70 dhe ka bashkëvepruar me Kadri Osmanin, Xhafer Shatrin, Gani Sylën, Mehmet Hajrizin, Sherafedin Berishën etj. Ai ishte duke punuar për t’i anëtarësuar edhe kandidatët Ali Gashi nga Prishtina, inxhinier dhe Hajdar Paçarada nga Prishtina, inxhinier, por zhvillimet nuk e bënë të mundur.

Në veprimtarinë e tij e kanë ndihmuar si simpatizantë të Lëvizjes, Ajshe Hajrullahu, Prishtinë, amvisë, Ilaz Çunaku, i shoqi i saj, Prishtinë, punëtor, Ibrahim Begolli, punëtor, Prishtinë, Salih Azem Zogiani, Prishtinë, nëpunës, Eqrem Hajrullahu, punëtor Prishtinë etj.

Është arrestuar më 1 mars 1982 dhe është dënuar me 6 vjet burgim.

***

7.25 Ferid Çollaku

I lindur më 18.2.1956 në Gajre të Kaçanikut.

Ka mbaruar Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë dhe ka studiuar në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik, dega e Teknologjisë.

Jeton në Suedi nga viti 1989, ku punon si ekspert me kompetencë suedeze për ekologji.

I martuar, ka tre fëmijë

Ka punuar si laborant në Fabrikën e Asbest-betonit, në Han të Elezit dhe në Fabrikën e Gëlqeres në Kaçanik.

Veprimtarinë ilegale e fillon më 1976, duke punuar në vijim në celula me veprimtarët, Reshat Avdiu nga Presheva, Kadri Zeka, Gani Sylaj, Jakup Krasniqi, Nezir Myrta, Berat Luzha, Kadri Luzha, Saime Isufi, Avdilgafurr Luma dhe Remzi Kërraba, nga Stagova, punëtor në Fabrikën e gëlqeres në Kaçanik..

Ka vepruar edhe me disa kandidatë për anëtarë të Organizatës, si Milaim Teneqja, Ukë Çollaku, Qani Luma, Fevzi Krasniqi, Ramiz Shehu, Mexhide Kyqyku, Xhemajl Mjaku etj.

Ferid Çollaku me Shefqet Rexhën formuan në fshat Shoqërinë “Burimi”, të cilën e shfrytëzonte për veprimtari atdhetare. Ai vepronte edhe në shoqëri tjera, si në Ivajë, bashkëpunonte edhe me Shoqërinë e Kaçanikut “Përparimi” të cilën e udhëhiqte patrioti, Mejdi Dalloshi, ku shquhej 16 vjeçarja, Mexhide Kyqyku etj. Ka marrë pjesë në aksione të shpërndarjeve të trakteve në Maqedoni dhe Kosovë.

Ishte i angazhuar në mbrojten popullore, ku kishte në dispozicion armët e fabrikës, të cilat planifikonte t’i përdorte për kryengritjen e armatosur.

Ka marrë pjesë aktive në demonstratën e Kaçanikut, më 5 maj 1981, bashkë me Fevzi Krasniqin, Ramiz Shehun, Kadri Luzhën e kolegët e tij gjimnazistë. Pas demonstratave e larguan nga puna.

Meqë Berat Luzha u arrestua, Feridit iu sigurua lidhja nëpërmjet Saime Isufit. U vu në kontakt edhe me Hydajet Hysenin dhe Nezir Myrtajn, prej të cilëve merr traktin për ngjarjet 1981 dhe e shpërndan me Kadri e Ibush Luzhën, Remzi Kërrabën, Gafurr Lumën, Kastriote e Mexhide Kuqykun në Kaçanik, Shkup, Tetovë e Ferizaj.

Si laborant rreth tre vite ka mbajtur mësim me nxënësit, të cilëve u mbante ligjërata patriotike.

Më 8 qershor 1981 e arrestojnë dhe e dënojnë me 8 vjet burg.

VIJON ...

_________________


MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E HASAN MALAJT (53)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10142


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks