SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

RAMADAN ASLLANI: BACI BAKI, MOS T'MBETET MERAK PAVARËSIA!

Ferizaj, 16. 02. 2017: (Në nëntëvjetorin e përjetësisë së Baki Dullovit, më 16 shkurt 2008)

Eee, mor baci Baki, kush e kishte menduar se në liri dhe pavarësi të Kosovës t’i gëzohemi vdekjes... Ti vërtet shkove me merak një ditë para shpalljes së pavarësisë, që tërë jetën punove, u burgose, u torturove dhe hoqe të zitë e ullirit, por, pos asaj kënaqësie të 17 Shkurtit 2008, më nuk përjetuam atë që e kemi pritur...

I lumi Ti, që kalove vigun e jetës! Të lumtë edhe ata shokë, që bashkë me Ty kaluan të njëjtin vig. Pasi ju kaluat vigun, ne kinse bëmë urën, ku nuk mund të kalojmë as sot, pas nëntë vitesh që u amshove Ti dhe pas po aq viteve, që pothuajse edhe Kosova u pavarësua... I lumi Ti, që ike, se po ta shoh shkopin qysh e përplaseshe për toke, se të çonte peshë trupi, kur shihje çka nuk duhej parë, kur dëgjoje çka nuk duhej dëgjuar, e Ty, të kishte lëshuar fuqia, por jo edhe shpirti e zemra atdhetare, që të gulçonte sikur donte të dilte nga kraharori...

Më mirë baci Baki! Rri i qetë, në paqe, me ato kujtime përjetuese të vështira për lirinë e Kosovës dhe të mira për ëndërrimin e një Kosove ndryshe. Boll prite, se mos po bëhet liria me llafe, por pa krisur pushka nuk heshtnin fjalët...

Ti, me kaçikun tënd bërë të mundshmen, nganjëherë edhe të pamundshmen, se kështu e kishin idealistët e devotshëm sinqerisht për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, edhe pse në mendja e kishim edhe bashkimin. Krisi pushka! Moti kishte krisur mbi ne! Na kishin vrarë e po na vrisnin... Na i vranë mësuesin Halit, pasi nuk kishin mundur të na i vrisnin lapsat, fletoret e strajcat me arna, që na i qepnin nënat natën me dritë feneri, se feneri nisi dritën e bardhë...

Natyrisht, se ishe ndër konaxhinjtë e parë, që shtëpinë e bëre strehë dhe sofër besnike për guerilë, se ishe vetë kryeneç, edhe pse e kishe edhe më parë, por tani hekuri ishte i kuq... Pakkush e dinte, se ushtarët e UÇK-së strehoheshin te ti. Pakkush e dinte se agimi i lirisë me Agimin e Stagovës së Kaçanikut me shokë e bënin natën aty...



Legjenda, Baki Dullovi.


Baci Baki, pas Luftës po të shoh “Te Lisi” në Kaçanik, se lis ishe! Uleshe përjashta çdo ditë dhe soditje Kalanë e Kaçanikut dhe shkapërderdheshe me mendime, nuk e di se ku, por e di, që së paku nga 1910-a, ke ardhur këndej, duke u ndalur, më 1913, në Konferencën e Londrës, ku disa shtete evropiane na e copëtuan Shqipërinë Etnike, e cila ka mbetur e tillë sot e asaj dite.

Ti me pseudonimin DAJA, bëre përpjekje maksimale te “Votra Kosovare – Nacional Demokratike Shqiptare”, që Kosova të ribëhej, mos e bashkuar, bile e pavarur, të cilën nuk e prite.

Baci Baki, mos t’mbetet merak pavarësia e Kosovës e 2008-ës. Ti e ke gëzuar pavarësinë e 1990-s, e cila ka funksionuar më mirë në çdo cep të Republikës së Kosovës, duke e jetësuar çdo vendim të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator 1990. Atëherë, nuk kishte marrje territoresh, heqje dhe djegie flamuj dardanë, ndërrim flamuri, ndërrim himni dhe as një Mitrovicë me dy kryetarë: shqiptarë e serb, por as Urë. Ibri shekullor ecte si gjithmonë në histori. Tani, ai ndalet Te Ura dhe hamendet të vazhdojë më tej... Në veri të Mitrovicës, sot, nuk mund të shkojë asnjë ministër shqiptar, se nuk e lënë 4-5 shkie, kurse nga Serbia vijnë ministra dhe popë kur të duan dhe si të duan, sikur në livadh të babës.

Eh, mor DAJË, nuk mjafton vetëm Mahalla e Koloviçve në Biçec, të quhet rruga “Baki Dullovi”, se siç thotë kënga e Milaimit:

“Nuk ka çmim me t’i pague,

nuk ka laps me t’i shkrue,

.........................................

veç Kosovën me çlirue”.

Vërtet ke bërë vepra që t’i kemi borxh...


Ferizaj, më 16 shkurt 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks