“ANTI – AMERIKANIZMI” SI SKIZMË (*) NË SHOQËRINË TONË!

“ANTI – AMERIKANIZMI” SI SKIZMË (*) NË SHOQËRINË TONË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 07.01.2023

Për shqiptarët anti-amerikanizmi është një shpikje idiotike për çështje politike!

Politika nuk ndërtohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave! Rrjedhimisht politika në substancë është interes! Nëse interpretohet ndryshe kalohet në mashtrim!

***

Këto ditë militantët dhe politikanët e partive nëpër  portale e rrjete sociale kanë nxitur një debat skizmatik për shoqërinë tonë, se kush është më “pro” e kush më “anti-amerikanë”.

Më 10 nëntor 2019 kam bërë një analizë për anti – amerikanzmin si dukuri përçarëse në shoqërinë tonë.

Ju ftojë të lexoni në mënyrë që edhe mbi ngjarjet aktuale të reflektoni:

‘ANTIAMERIKANIZMI’ DHE POLITIKA SI MIQËSI APO INTERES!

Nga Sheradin Berisha

Shpesh herë ata që kritikojnë ambasadorin apo ndonjë zëvendës të departamentit amerikanë të shtetit për ndonjë deklaratë të tyre, cilësohen si “anti’amerikanë”!

Madje si ‘antimerikanë’ u etiketuan edhe ata që e kundërshtuan ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës (mars 2018), duke thënë se kjo punë u bë me mbështetjen e Amerikës!

Kur Amerika thotë Po ne duhet të pajtohemi!

Të tillët thonë se Amerika na ka ndihmuar, dhe prandaj nuk duhet ta kritikojmë dhe t’ia prishim ‘tymin e duhanit’!

Për mendimin tim nuk është “anti’amerikanizëm” kur e shprehë mendimin e lirë dhe konstruktiv për një çështje të caktuar!

Pajtohem me pohimin se: “në qoftëse SHBA-të nuk e mbështesin Kosovën gjërat do të ndryshojnë për të keq!”.

Por, ka diçka këtu që dua ta qartësoj!

SHBA’të e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Kosovën, sepse po të mos ishin SHBA’të nuk do ta kishim edhe këtë “pavarësi” të Ahtisarit, përkundër sakrificave dhe gjakut të derdhur ndër vite në Kosovë.

Por duhet ta themi qartë se kjo përkrahje nuk bëhet në saje të miqësisë që ka populli amerikanë me popullin shqiptarë, por për shkak të interesave gjeostrategjike që ka Shtëpia e Bardhë në rajonin e Ballkanit. Kjo është e vërteta!

Prandaj, rrjedhimisht mendoj që politika nuk ndërtohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave! Pra politika në substancë është interes! Nëse interpretohet ndryshe kalohet në mashtrim!

NATO në krye me SHBA’të edhe pse e bombarduan Serbinë në mars – qershor 1999, me këtë të fundit (Serbinë) kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bombardimet nuk ndodhën pse NATO’ja e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo!

Pra kemi të bëjmë me interesa shumë më të mëdha gjeopolitike e gjeostrategjike, se sa “miqësia” e proklamuar me SHBA’të etj!

Që të mos keqkuptohem, po e qartësoj mendimin tim edhe më shumë.

Të gjitha argumentet mua me çojnë në konstatimin se SHBA’të bashkë me fuqitë tjera aleate të BE-së dhe Rusinë, kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të koordinuar e të planifikuar shumë mirë për të gjitha zhvillimet politike, diplomatike e ushtarake në botë, e veçanërisht në rajonet e krizave që i kemi sot në Lindjen e Mesme, në Ukrainë, në Korenë e Veriut, në Venezulë etj.

Presidenti i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), ka një thënie epokale. Ai në një fjalim ka nënvizuar: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.

Ta përmbrendësojë këtë thënie!

Jam bindur tashmë se: të gjitha agjendat politike, në Kosovë, që nga shpartallimi i ish’jugosllavisë e këndej, të cilat janë zhvilluar nga aktorët e politikës sonë si: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, etj.etj, në kohë të caktuar e për ngjarje të caktuara (1989 – 2019), kanë luajtur atë rol (me dije apo pa dijen e tyre) që kanë planifikuar, “regjisorët” e diplomacisë së fuqive të mëdha në krye me SHBA’të, dhe që me fillimin e luftës në ish’jugosllavi u emërtua si “GRUPI I KONTAKTIT”, në të cilin grup bënte pjesë edhe Rusia, ndërsa pas luftës të ne /në Kosovë/ po quhet “SHTETET E QUINT’it”!

Pra, çdo ecuri politike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka ndodhur (siç ka thënë Franklin D.Roosvelt) në atë mënyrë siç kishte planifikuar amalgami “GRUPI I KONTAKTIT”, e jo këta aktorët tanë politikë, të cilët i zura në gojë më sipër!

Për mendimin tim, kjo është e vërteta (fuqia po e bëka të vetën), sepse po shihet tashmë qartazi se kush është faktori kryesorë në të gjitha këto zhvillimet që kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë!

———————

Nga arkivi, FB, më 10.11.2019

ANTIAMERIKANIZMI’ DHE POLITIKA SI MIQËSI APO INTERES! /Nga Sheradin Berisha, më 10. 11. 2019

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215252042150758&id=1125324528

_________________

(*) Fjala SKIZMË f.

1. fet. Ndarja e një kishe në dy pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth dogmave e riteve fetare dhe të arsyeve politike të fshehura prapa tyre; përçarje e një kishe.

2. fig. libr. Përçarje brenda një shoqërie apo partie politike për shkak mosmarrëveshjesh të thella e parimore.

—————–

SHTOJCË:

Në këtë analizë të publikuar më 10.11.2019 kam shkruar: “NATO në krye me SHBA’të edhe pse e bombarduan Serbinë në mars – qershor 1999, me këtë të fundit (Serbinë) kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bombardimet nuk ndodhën pse NATO’ja e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo!”

Këtë fakt sot e dëshmojnë diplomatët amerikanë, veçanërisht ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill:

Ju ftojë të lexoni 👇👇👇

AMBASADORI HILL: NË VITIN 2023 DO TË KETË MË SHUMË INVESTIME AMERIKANE NË SERBI!

***

Ambasadori amerikan, Christopher Hill:

MË VJEN KEQ PËR BOMBARDIMIN E SERBISË NË VITIN 1999. DO TË JEMI SËRISH ALEATË! (VIDEO)

***

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

__________________

SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR STATUSIN E KOSOVËS, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?!

:::::::::::::::::::::::::::: 

LUFTA PËR TOKËZEMRËN E EUROPËS! 

https://pashtriku.org/lufta-per-tokezemren-e-europes/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura