SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

MEHMET HAJRIZI: SQARIM PËR LEXUESIT E PORTALIT PASHTRIKU,ORG

Prishtinë, 04 qershor 2020: Në vitin 2008 e kam botuar librin tim, "Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981", Botimet Toena, Tiranë, 2008. Libri mungon në treg. Njëri nga kapitujt e librit mban titullin, Shënime për veprimtarët (f.321). Në fusnotën 222 të këtij libri (f.321) kam sqaruar: “Në pamundësi që të shkruhet për të gjithë veprimtarët e shumtë, shënimet e siguruara nga disa prej tyre botohen në vazhdim...”

U kam kërkuar shënime autobiografike veprimtarëve të gjallë dhe disa prej tyre m’i kanë dërguar. Nuk kam ndërhyrë në përmbajtjen e tyre, por vetëm kam bërë redaktimin e nevojshëm, sidomos gjuhësor, duke ia përshtatur standardeve të librit.

Pra, janë shënime të siguruara prej tyre, jo të miat.

Miku im Sheradin Berisha para një viti ma ka kërkuar librin në versionin elektronik me qëllim që ta ribotonte në vazhdime te Pashtriku.org. Ia kam dhënë dhe që nga atëherë periodikisht po ribotohet.

Ndonjë pasaktësi që e kam vërejtur edhe vetë në versionin e botuar nga Toena, i kam korrigjuar në versionin e botuar te Pashtriku.org, kam bërë edhe ndonjë plotësim, por shënimet që më kanë dërguar për vete veprimtarët, ishte pothuajse e pamundur t’i verifikoja në të gjitha detajet, duke përfshirë madje edhe emrat e bashkëveprimtarëve me të cilët kanë vepruar, me kandidatët e simpatizantët që kanë evidentuar etj.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuojnë për korrigjimin e pasaktësive eventuale të librit, të cilat nuk do të përsëriten në ribotimin e tij.

Mehmet Hajrizi Prishtinë, më 2 qershor 2020



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks