SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

REXHEP KASUMAJ: 'BIJTĂ‹ E PRISHJES'!

Berlin, 13 maj 2018: Kur bija e Babilonisë do pijë nga kupa e hidhërimit, kur gjithandej do mbijnë fushime barbarësh me karro lufte, e kur veset vënë poshtë përvujtninë dhe dhuratën e lotëve - aherë do vijë Biri i Prishjes...

Ky fragment nga një kuvendim murgjërish mesjetarë të Ekos, mbi ciklin rruzullor që shkon drejt kryerjes, të vëmendëson disi në parashfaqjen e rrëzomës që vegimonte në Manastirin e vetmuar. Fjalët, skena e planimetruar në imagjinatë a ndjeshmëritë trishte, gati t'gjitha, sikur i ngjajnë shenjës që prekim në kohën lajmëtare.

Mirëpo, nëse jo fundi i Madh, që të voglit njeri nuk i është zbuluar kurrë, aherë është e Keqja që gravuron tabllonë e saj. Lapërdharë, shtinjakë, gjakbâmës, oshënarë, besëthyes, lakmitarë pa shpirt, trafikantë ëndrrash, lodërtarë, hajdutë krenarë, cmirëzinj, klerikë pështymorë, vrasës karriere, halabakë me diploma industriale, plebs i ulur në fron, poshtërues, "llum i veshur në ar"...

A s'janë këta, vërtetë, "Bijtë e Prishjes"? Dhe jo qenie apokaliptike të Orës së gjykimit, por krejt real e të keqpranishëm në jetët tona?

Gjithsesi!

Veçse, ç'është më zi, ata, për lumninë e botës dhe fatkeqësinë e skutave të saj të errta, s'janë gjithsorë. Janë të veçuar dhe, ashtu, të rezervuar njëj ngujimësie vullnetare, mbahen larg dritës përgjuese që i mneron. Aty ku gëzojnë limontinë prrallore: heshtjen heroike të turmave për të ligat e tyre.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks