SHKRIMI
e enjte, 27 shkurt 2020

Rexhep Kasumaj: Gjyqi total (Mbi kequptimin e lirisë dhe një thikë në terr...)

Berlin, 17 janar 2020:

1.

E gjithë Kosova në gjyq. Gjyq për Luftëtarët në Hagë, Gjyq për "Syrin" e gjyq për "Veteranët" në Prishtinë, gjyq për Premierin me paditës në Tiranë, gjyq, gjyq...

2.


Pas çdo lufte: ose iu bëhet gjyq të mundurëve ose të vegjëlve.

Gjermanët në messhekullin e ikur ishin të mëdhenj - por humbës, kurse shqiptarët tani janë fitimtarë - por të vegjël!

3.

Nëse, prandaj, për gjyqin e jashtëm, sado i rëndë dhe i lig, ka një shpjegim, ç'të thuhet për gjyqet e tjerë?

Më parë se kuptim, më ngjan të jenë shpërdorim i Orës së historisë: përbetim, despoti, gërrithje për pushtet, Judë për fushe, oligarkë imunë, diell shpotitës, thikë në terr, marrëdhënie e djegur me lirinë...

Dhe, si një plotësim tragjik i gjyqit të huaj, këtej poshtë shkëlqen klasë të vegjëlish e të mundurish në arrati. Është një gjyq krejt i veçantë. Pa akuzë, prova, bujë e dëshmitarë. Është gjyqi i ikjes nga Dhéu. Në heshtje. Një hemoragji e brendshme, tretëse, sfilitëse. Askush nuk ulet në bankën e zezë dhe, mbanë tjetër, asnjeri s'kërkon shpagim. Ndryshe nga lufta, gjaku mpikset e shterron. Dhe tizgat e tij nuk shihen. Hije e shojtjes dhe asgjësë...Por Trungu dridhet, ligështohet e vdes...

Epikuri i urtë mësonte se njeriu dhe vdekja nuk takohen ndonjëherë. Sepse ndërsa ti je, ajo s'është aty, e kur ajo vjen, tashmë ti ke ikur...

Po, po. Pikërisht kështu. Kur morti të arrijë Trungun, ne aherë s'do jemi dhe, ç'ngushëllim, nuk e takojmë kurrë! Paqe e prehje hyjnore mbi gjithçka..!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks