SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

TRINGA JETULLAHU: UNË THEM SE JETA SHKRUAN ROMANE

Pashtriku.org, 26 tetor 2017: Fragment nga Intervista më krijuesin Nazmi Rudari, me rastin e promovimit të librit të tij që do të mbahet në Ferizaj më 18 prill.

TRINGA JETULLAHU: “Zotëri Rudari Libri “Portrete Reale” mund të quhet edhe roman, apo?”

NAZMI RUDARI: Po. “Portrete letrare” është një roman autobiografik. Aty si në asnjë libër timin epen gjërat në liri të plotë. Aty hasim shprehje, mendime, argumente, letra, shprehje, figura, kërcënime, rreziqe, detyrime, tradhti, komplote, kurthe, lidhje të fshehta, por mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe vendosmëri të Personit kryesor, i cili nuk është asnjëherë rrëfyesi edhe kur shkruan në vetën e parë. Ky person shëtit edhe mite edhe legjenda por edhe ëndrra e realitet, edhe urrejtje dhembje e dashuri. Por ky assesi nuk është autori nuk është as rrëfyesi e as të dytë bashkë gjithnjë është më shumë. Prandaj ne duhet të mësohemi që njëherë e përgjithmonë ta ndajmë autorin prej personit që rrëfen. Edhe kur autori sjell sende të cilat nuk i kemi ditur, edhe atëherë kur sjell gjëra që i kemi ditur, por nuk i kemi shfrytëzuar si duhet, edhe atëherë kur sjell gjerat që i kemi realizuar ashtu saktësisht, por nuk i kemi bërë publike dhe i kemi mbajtur për vete më xhelozi duhet ta dimë se personi i cili flet, personi që merr përgjegjësinë kryesore herë këtu e herë atje nuk ka të bëjë më personalitetin e autorit e as plotësisht më karakterin e tij. Ai ka jetën e vet edhe lindjen e vetë. Natyrisht ata mund të puthen si në rastin konkret, në shumëçka. Po theksoj këtë rast njërën: „Vendosmërinë dhe qëndrimin konsekuent, i pandashëm, asnjë minutë në asnjë vend dhe në asnjë kohë, në qëllimin e tij jetësor...nuk mund të personalizohet gjithnjë është më i gjithëpërfshimi ai i trajtuari në libër ”

TRINGA: A mund të qartësohet ky mendim?

NAZMI RUDARI: ”Pra qe ta qartësojmë edhe një katromë mendimin. Unë mendoj se njeriu posa ta kryej veprën e sidomos posa ta botoj librin mund të flas për te, lirisht si gjithë të tjerët, ta analizoj, ta kritikoj, nëse ka nevojë e edhe ta mbroj. Ajo më nuk është e tij, ose më së pakut e tij, ajo është a atij që iu ka dedikuar dhe autori tashti nuk është asgjë më shumë së një lexues, asgjë më shumë së një kritikë ose asgjë më shumë së një adhurues, dhe ajo, pra libri ka pavarësinë që nuk mund ta rrezikoj askush e edhe as vet autori.

TRINGA:”Po për personazhin kryesor K. çka mund të thoni? Atij i vihen në shpatulla pothuajse të gjitha ato që e krijojnë gjithë gjithësinë e asaj që zhvillohet në “Portrete Reale”Ai është tepër aktiv fillim e mbarim.

NAZMI RUDARI: “Unë mendoj dhe them se K. është një person që asnjëherë nuk heq dorë dhe mendon fuqimisht se ka ardhur në këtë jetë të jetë në shërbim të lirisë dhe dashurisë, njerëzores dhe diturisë dhe të gjitha këto si edhe qenen e tij i vë në shërbim të atdheut.

Dhe krejt këtë e ka të koduar sipas një „kushtetute“ që e ka trashëguar nga familja e tij, nga paraardhësit e tij. Ajo kishte përafërsisht këto detyrime:

1. Atdheun duhet ndërtuar e ndihmuar, mbrojtur e ruajtur dhe para tij nuk vijnë asnjëherë gjërat personale, e as qenia fizike e as qenia shpirtërore…

2. Jeto me nder. Jeto më djersë dhe punë.

3. Lufto për liri, nder, dashuri dhe dije.

4. Vijo dhe kryej shkollën aty ku jeton dhe mos iu ndaj asaj edhe kur jeton jashtë dhe nuk ka shkollë në gjuhën anëtare, në cilëndo gjuhë të botës.

5. Mos u dorëzo para vështirësive në jetë, të kesh durim dhe guxim t´i shohësh gjërat në sy. Mos fyej mos vrajë, edhe atëherë kur ta kërkon vetë personi. Ka kush kujdeset për jetën dhe vdekjen e tij apo të tyre…

6. Ushtro durimin dhe mos humb shpresën asnjëherë dhe deri në frymën e fundit lufto për qëllimin e jetës tënde.

7. Lutu krijuesit që të solli në jetë dhe nëse nuk e ke zbuluar deri me sot dije se ke ardhur ta zbatosh në përpikëri kushtetutën e lartshënuar.

TRINGA:” Nganjëherë kam përshtypjen se shumë i përzien kukunjtë e jetës dhe artit? E gjithë kjo është parë nga shumë kënde jetësore. Gjërat rrinë gjithnjë pranë lexuesit. Si e shpjegoni këte?

NAZMI RUDARI: “Kufijtë e jetës dhe literatura shpeshherë nuk kanë ndasi, pra janë aq të lidhur, aq të hollë dhe të kalueshëm sa anija hyn e del kur të dojë prej njërit det në tjetrin pa pengesa, prej njërit lum në tjetrin lum, prej oqeanit jetësor në atë artistikë, pa vështirësi. Pra janë kufij që kapërcehen më lehtësi. Kështu e kam përjetuar unë gjithnjë krijimin dhe prandaj asnjëherë nuk kanë munguar të dhënat e sakta të jetë sime të biografisë sime në asnjë prej veprave të mija.

TRINGA: Pra këtë dëshiron ta nënvizosh si ndryshim nga rruga e të tjerëve, ndryshim nga mundësitë e të tjerëve, apo qasja më të guximshme, më liberale dhe më të gjallë...

NAZMI RUDARI: “ Unë jam K. sa gjithë të tjerët që e lexojnë librin. Kjo nuk do të thotë se unë e kam pasur më lehtë, kjo nuk do të thotë se unë kam krijuar vetëm për një rreth të caktuar njerëzish, kjo nuk do të thotë se mua më ka munguar aventura, kjo nuk do të thotë se mua me ka munguar përvoja krijuese, kjo nuk do të thotë se unë e kam pasur më lehtë të krijoj, kjo nuk do të thotë së në krijimet e mia nuk ka imagjinatë, kjo nuk do të thotë së në librat e mijë nuk ka fiksion. Të gjitha i ke aty si dokumentaren edhe ëndrrën…Por unë them dhe jam i bindur se jeta shkruan libra të mirë dhe të bukur. Kurse autoret gjenial shkrihen e nëpër personat e librave të tyre. Pra ata janë je vetëm një personazh qe e kërkon lexuesi, por të gjitha ato personazhe që i ka libri dhe që nënkuptohen si hije si fantazma edhe jashtë libri.

TRINGA: Pra siç po thoni ju autori është mishi e thoni për librin.

NAZMI RUDARI:”Po autoret kthehen në personazhe letrare dhe ato janë hije të gjalla, janë gjaku gjuha, mendja, dhe veprimi I tyre…etj. Vetëm tash mund të marrim me mend çfarë dije, çfarë energjie, por edhe çfarë kohe i duhet një autori.

Por autori është bërthama e personave letrar, sikur që është dielli për galaktikën. Pra është dielli që jep jetë një krijese që quhet Libër. Ai futet aty për një kohë jo të një pjese por deri në vdekje, jo të tijën, por të vet veprës së tij. Tashmë ai jeton jetën e vet në aq vende sa vepra i ka dhe jeton jetën e pavarur. Pra në fakt jetojnë veprat e tij pro energjinë në bërthamë e kanë nga shpirti, mendja dhe qenia e autorit.

TRINGA: Kaq i dhembshëm qenka akti krijues?

NAZMI RUDARI:”Po shumë dhe sidomos kur mbetet pa librat e veta. Koha e pas botimit. Librat tani më vihen në shërbim të qenieve tjera dhe nuk e pyesin autorin. Ato udhëtojnë sikur kandilat e fundit të detit duke bërë dritë ne detin apo oqeanin jetësor deri në pakufi, dhe përjetësisht ndikojnë dhe qelin rrugë në oqeanet letrare e artistike dhe vihen në shërbim të qenies njeri, më konkretisht të shpirtit dhe qenies së tij...



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks